Ja çfarë ka në Qaben e Mekës, vendi ku besimtarët myslimanë e kanë ëndërr të shkojnë një herë në jetë (VIDEO)

0
587

 

Tri shtylla prej druri 1.350 vjet të vjetra mbajnë tavanin e saj. Midis tri shtyllave, ndodhet një shtyllë tjetër në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë.

Dyshemeja e saj është e punuar me mermer të bardhë, ndërsa një pjesë më e vogël është me ngjyrë. Muret e brendshme të saj gjithashtu janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar.Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe, shkruan standard.al. Brenda Qabesë mund të shihni edhe tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe sipas dorëshkrimit “Thuluth” dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin “kufik”.