Islami politik apo politika Islame

0
224

18650_307421442969_5125151_nKohët e fundit në mediat e shkruara, elektronike dhe në web portalet në Kosovë, por edhe më gjerë, si në opinionin publik kombëtar, por edhe  atë ndërkombëtar, flitet  për Islamin politik apo  më mirë me thënë për politikën Islame. Në këtë analizë do të ndalem  në disa koncepte  se çfarë nënkupton dhe  çfarë paraqet Islami politik apo politika Islame.

           Feja Islame bazohet në dy burime kryesore të saja, në Kur’an (Fjala  e shpallur  hyjnore nga Krijuesi fuqiplotë, Zoti i madhëruar), si dhe në Hadith,   ( thënjet apo fjalët e transmetuar nga profeti Muhamed (a.s.), si dhe burime tjera plotësuese të saja.  Feja Islame  përmban  raportin në mes njeriut dhe Krijuesit, por edhe raportet shoqërore në mes vetë shoqërisë Islame , si dhe ndaj  shoqërive tjera prezente në botë.  Ajetet (versetet) kur’anore që trajtojnë çështjet shoqërore të shoqërisë islame në përgjithësi në raport me ajetet (versetet) kur’anore që trajtojnë çështjet e imanit (besimit), apo raportin doktrinar fetar, është shumë më i madh dhe në proporcion, në favor të ajeteve  që trajtojnë çështjet shoqërore. E njëjta mund të thuhet edhe për burimin e dytë kryesor të Islamit, për hadithet,  se nga e tërë përmbledhja  e haditheve që përmbajnë të gjitha dispozitat islame, mund të shprehem lirisht, se vetëm 10{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të saj trajtojnë çështjet e imanit (besimit), etikës(moralit), raportit dhe obligimeve të tjera të njeriut  ndaj Zotit të madhëruar (Krijuesit fuqiplotë), ndërsa 90{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}  trajtojnë çështjet shoqërore, ekonomike, politike, ligjore, juridike e tjera të cilët e karakterizojnë shoqërinë njerëzore në përgithësi. Nga këto që u cekën më lartë, do të kemi më çartë tani të kuptojmë se çfarë do të thotë Islami politik apo çfarë përmban politika Islame.

           Kushtetuta është akti më i lartë juridikopolitik me të cilat përcaktohen dhe mbrohen vlerat themelore të shtetit,  e cila rregullon të gjitha raportet, qofshin ato politike, normative, juridike, ekonomike, shoqërore, drejtat dhe liritë njerëzore e tjera, të një shoqërie  në kuadër të shtetit të caktuar. Në historinë e zanafillës dhe lindjes së kushtetutave në botë, Karta e Medinës e vitit 628 njihet si Kushtetuta e parë e shkruar në botë me anë të së cilës profeti Muhamed (a.s.)në një dokument të shkruar i ka përshkruar raportet dhe marrëdhënjet shoqërore në shtetin e parë islam të themeluar, qyteti i  Medines, i cili shtet islam  për  një shekull u zgjerua gjithandej botës, në  tri kontinente, Azi, Afrike dhe Evropë. Karta e Medines në aspektin normativ përbëhej nga tri pjesë kryesore, e para, rregulonte raportin e ummetit (shoqërisë myslimane) me Allahun (Krijuesin fuqiplotë), e dyta, raporti i brendshëm në mes vet ummetit (shoqërisë myslimane) dhe e treta, raporti i ummetit (shoqërisë myslimane) me komunitetet tjera fetare, ehli kitab (ndjekës të librave të shpallur, hebrejët dhe krishterët). Këtu mund të konkludojmë për  zanafillën e parë të Islamit politik apo politikës Islame.

          Forma e qeverisjes në Islam është e përafërt me demokracinë, saktësisht me sistemit republikan të saj, duke marrë parasysh zgjedhjen e halifit(udhëheqësit) ,  si dhe të përfaqësuesëve të popullit të zgjedhur në kuvend. Islami nuk  e përfill sistemin monarkik dhe trashëgues familjar, si të tillë Islami politik e konsideron të papranueshëm, e sidomos atributet apo fuqinë tejmase të udhëheqësit të saj. Në historinë Islame, në periudhën e katër halifëve  të parë, Ebu Bekrit, Ymerit, Osmanit e Aliut,  procesi zgjedhor ka qenë i përafërt me sistemin republikan, e sidomos në tri aspekte të principit republikan të pushtetit, zgjedhja e kryetarit të shtetit islam, përgjegjësia e kryetarit ndaj popullit, zgjedhja e problemeve të përgjithshme shoqërore që e preokuponin qytetarët apo shtetasit islam. Katër halifët e parë kanë qenë të zgjedhur dhe nuk kanë qenë as mbretër e as perandor, por me ardhjen në pushtet të halifit, Muavisë, ai braktis formën zgjedhore të pushtetit si një institucion afirmativ politik islam, dhe e emëron djalin e vet Jezidin si trashëgimtar të fronit, i cili trashëgimtari e hilafetit vazhdoi me dinastinë emeveite, abaside, fatimide, osmane, dhe e cila akoma vazdon në një formë apo tjetër edhe sot e kësaj dite  në disa shtete  myslimane qoftë në formën e mbretërve, emirëve, apo kryetarëve, që s’ka të përbashkët me konceptin politik Islam të të zgjedhurit të halifit  nga  popullit apo përfaqësuesëve të popullit në Kuvend.

Sheriati, është ligj, apo më mirë të them përmbledhje e ligjeve të bazuara në Kur’an dhe në praktikën e veprimtariës së jetës dhe fjalëve të profetit Muhamed (a.s.), si dhe një varg burimeve tjera plotësuese. Në bazë të ligjeve të sheriatit gjyqtarët i zgjidhin çështjet e ndryshme nga fushë-veprimtari juridike, qofshin ato lëndë civile apo penale apo lëndë të tjera që ballafaqohen  qytetarët e shoqërisë myslimane gjatë përditshmërisë jetësore. Por,  Sheriati nuk nënkupton vetëm çështjet e rreguluara shekuj më parë, por ai nënkupton edhe plotësimin e ligjit edhe me situatat e reja të cilët sjellin zhvillimet ekonomike, teknologjike, informative, në kuadër të globalizimit i cili me hapa shumë të shpejtë është duke kapluar me të madhe civilizimin njerëzor në përgjithësi, porse nënkuptohet gjithëherë të bazuar në parimet kuranore.  Nga kjo mund të konkludohet se edhe pushteti i Islamit politik, si i tillë, bazohet në tri shtylla kryesore të ndarjes së pushtetit, në atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në një formë të caktuar të tillë.

          Realiteti i sotshëm aktual kosovar, por edhe mbarëshqiptar, ballafaqohet me dy këndëvështrime diametralisht të kundërta në mes vete të botëkuptimeve të tyre rreth Islamit politik apo politikës Islame. Në njërën anë kemi laikët apo sekularët e sotshëm (ish komunistët e dikurshëm të sistemit monist), të moderuarit, të përparuarit, perëndimorët, e të tjerë,të cilët me ndikimin e tyre që kanë  në shoqërinë civile, klasën politike, elitën shtetërore, sistemin arsimor, mediat e shkruara dhe elektronike, art, kulturë etj., duke e kuptuar dhe logjikuar sipas parimit evropian perëndimor, duan dhe përpiqen që Islamin të shohin vetëm si religjion, fe, doktrinë, dogmë fetare, e cila kryekëput ka të bëjë vetëm me çështjet personale, dhe të praktikimit të riteve fetare dhe atë eksluzivisht vetëm në mes katër mureve të xhamisë, sikurse që dikur ishte gjatë sistemit monist. Këta vuajnë nga mungesa e dijës të mangët që kanë rreth konceptit të fesë së tyre Islame që i takojnë  në përgjithësi, e në veçanti të Islamit politik, si pasojë edhe e periudhës 50 vjeçare të sistemit monist, dhe se krenohen me inferiotetin dhe servilitetin e tejskajshëm ndaj çdo gjëje që vie nga Perëndimi, ndërsa ndaj përkatësisë fetare që kanë ju vie turp, dhe vuajnë nga ky sindrom, ashtu që nuk e kanë të qartë dhe nuk mund të kuptojnë Islamin politik apo politikën Islame si një proces  logjik që është duke u zhvilluar dhe përhapur anekënd  hapësirës së botës Islame. Islami politik definohet si  sintezë e bashkimit të shpërtërores dhe materiales, të fesë dhe ligjit, të edukimit dhe moralit, të idealit dhe interesit. Së bashku me të moderuarit dhe të përparuarit të njejtën këndvështrim për Islamin politik e ka edhe një shtresë e shoqërisë myslimane, konservatorët, të cilët e shikojnë dhe e trajtojnë Islamin nga këndëvështrimi i tyre vetëm si fe i cili duhet të merrej me çështjen e brendshme shpirtërore( spirituale )të besimtarëve mysliman, me dogmën fetare Islame e cila sipas mendimit të tyre njëherë e përgjithmonë është sqaruar më së miri, dhe duhet lënë ashtu si ka qenë para plot 14 shekujsh,se fare nuk duhej të merrej me çështjet shoqërore që e preokupojnë shoqërinë myslimane gjatë përditshmësis së tyre jetësore.

          Në anën tjetër kemi shtresën kryesisht të rinisë,  e cila çdo ditë e më tepër është në rritje, dhe  është pjesë më vitale e shoqërisë myslimane në përgjithësi, e cila Islamin politik apo politikën Islame e percepton si dukuri apo fenomen i cili lirshëm duhet medoemos të ndikojë si në shoqërinë civile, klasën politike, elitën shtetërore,  jetën publike, shoqërore, hapësirën mediale, kulturore, sportive, si dhe krahas të tjerëve  të garojë si një sistem i përkryer alternativ i cili mund  dhe duhet të shërojë shoqërinë kosovare nga gjendja katastrofale në të cilin gjendet, me varfëri të skajshme, korrupcion maksimal, prostitucion , trafikim njerëzor, hajnisë, vjedhjes, të cilin e kanë prue në këtë gjendje elita politike dhe shtetërore me  bekimin e heshtur të faktorëve të caktuar ndërkombëtar, dhe se qëllimi kryesor i Islamit politik është të jetë në shërbim të popullit dhe të ofrojë mirëqenje për popullin e vet, çdo gjë tjetër që i atribohet Islamit politik si rrezik apo kërcënim është mosnjohje e vet konceptit politik të tijë.

          Këtu nuk mund  të mos e cek edhe thënjen e mentorit tim gjatë studimeve , z.Riza Gashi, shpirti i tij rahmet pastë, që ndërlidhet me temën në fjalë:” Me siguri  nuk do të përjetojë kohën që do të vjen, por ti je i ri dhe me siguri do të përjetosh . Jemi duke jetuar për momentin në një shoqëri socialiste (moniste) ku, përveç tjerash  feja Islame është e lejuar vetëm në hapësirën brenda katër mureve të xhamisë dhe shtëpisë, por së shpejti , do të vie sistemi i demokracisë, ku përveç tjerash  feja Islame do të shpërthejë muret e shtëpisë dhe xhamisë dhe do të jetë prezentë kudo, në jetën publike, shkolla publike, institucione shtetërore, media të shkruara dhe elektronike  etj,  dhe se në demokraci çdo kush do të ketë  të drejtën e lirë të shpreh dhe të praktikojë nevojat dhe ndjenjat politike, fetare, kulturore, publike, mediale e të tjera dhe se varet prej vetë shoqërisë myslimane sa do të jetë e aftë dhe e organizuar që të realizoj këto të drejta të garantuara në një proces demokratik”.

          Do të përmbyll këtë analizë me thënien e ish Reisit (kryetarit) të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, tani kryetar i Kongresit Botëror Boshnjak dr. Mustafa Ceriçit:

                ”Myslimanët të cilët nuk merren me politikë janë budallenj”.

                     29.09.2013                                               Faik MIFTARI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here