Humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut !

0
604

hotë Allahu i Lartëmadheruar: “…dhe mos e humbni shpresën për mëshirën e Allahut. Shpresën te mëshira e Allahut nuk e humb askush përveç jobesimtarëve.” (Jusuf: 87)

Po ashtu thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
[ Nisa: 48]

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”
[Zumer:53]

Gjithashtu thotë Allahu i Lartëmadhëruar:”…e mëshira ime ka përfshir secilin send. [A’ara:156]

Dhe në hadithin : Me të vërtet, Allahu i ka 100 mëshira, çdo mëshirë prej tyre është e mbushur mes qiejve dhe tokës, ka zbrit prej tyre një mëshirë mes Xhinve, Njerzë dhe Shtazëve dhe me atë i bashkojn ndjenjat njëra me tjetrën dhe me atë mëshirohen njëra me tjetrën dhe me atë kanë dashuri shpezët dhe egërsirat ndaj të vegjëlve të tyre dhe të tjerat, 99 i mëshiron me ato robërit e tij ditën e gjykimit
[Transmeton Muslimi dhe ibn Maxhe].

Enesi Allahu qoft I kënaqur thotë: Kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira qoftë mbi të duke thënë: Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: ” O biri I Ademit deri sa më lutesh Mua dhe shpreson në Mua të kam falur ty në atë që ka qënë prej teje, dhe asgjë nuk më pakëson Mua o biri i Ademit, nëse arrijn gjunahet e tua kupën e qiellit pastaj me kërkon falje Mua do ti fal ty, O biri I Ademit nëse më vjen Mua sa madhësia e tokës me mëkate dhe pastaj më takon Mua pa më përshkruar shok, do të vij ty sa madhësia e tokës me falje”.
[ Tirmidhiu dhe e ka bërë hadithin hasen ]

Po ashtu transmetohet prej Enesit Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari I Allahut (paqja dhe mëshira qoft mbi të) hyri një djalosh i ri dhe ai ishte në prag të vdekjes dhe i tha: si po ndihesh? I tha : shpresoj që Allahu të më fal o i dërguar i Allahut dhe friksohem prej mëkateve të mia dhe i tha (paqja dhe meshira qoft mbi të): ” Nuk bashkohen në zemrën e një njeriu sikur ky djalosh vetëm se do t’I jap atë që e shpreson dhe do ta siguroj prej asaj që friksohet “.
[Tirmidhiu hasen]

Ka nxjerr Imam Ahmedi se i dërguari I Allahut ka thënë : ” Nëse dëshironi do t’ju lajmroj juve për gjëjen e parë që do t’ua thotë Allahu Besimtarve në Ditën e Gjykimit.
A dëshironi të dini se cila është gjëja e parë që do tua thonë besimtarët Allahut?”
Thanë : Po o i dërguar i Allahut!
Tha i dërguari I Allahut :” Allahu I Lartëmadhëruar u thotë besimtarve, a ekeni dëshiruar takimin Tim?
Do ti thonë : ” Po o Zoti jonë!
U thotë : Pse?
Do ti thonë : Kemi shpresuar faljen Tënde
Do të u thotë : ” Ja kam bërë vetës Sime obligim faljen tuaj!

Dhe hadithi: Thotë Allahu I Lartëmadhëruar ” Unë jam tek mendimi i robit tim që ka për Mua dhe Une jam me të përderisa ai me përkujton Mua.
[ Transmeton Buhariu dhe Muslimi Ebu Davudi dhe ibn Hibani ne Sahihun e tij ]

“Mendimi i mirë për Allahun, është përmirësimi i adhurimit”

Transmetohet prej Xhabirit se ai kishte ndëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira qoftë mbi të) tri ditë para vdekjes së tij duke thënë: ” Mos të vdes askush prej jush vetëm se ai duke pas mendim të mir për Allahun e Madhëruar. [Muslimi]

Ahmedi dhe ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Bejhakiu : ka thënë Allahu I Lartëmadhëruar:” Unë jam në mendimin e robit Tim nëse mendon mir është për të dhe nëse mendon keq është për të.
Ka nxjerr Bejhakiu se Allahu I Madhëruar ka urdhëruar një rob që të futet në zjarr, dhe kur është ndal në buzën e zjarrit është kthyer dhe ka thënë : Pasha Ty o Allah me të vërtet ka qënë mendimi im i mirë për ty, dhe thotë Allahu i Madhëruar kthene atë sepse Une jam tek mendimi i robit tim !

Vërejte: Llogaritet këputja e shpreses ndaj mëshirës së Allahut prej mëkatëve të mëdha, ashtu si e kanë emërtuar dijetarët, dhe kjo na bëhet e qartë prej kërcënimeve të ashpëra, ato të cilat i cekëm më lart.
Dhe është transmetuar prej Ibn Mesudit se ” këputja e shpresës prej mëshirës së Allahut, është mëkat prej mëkateve të mëdha”

Përktheu nga arabishtja: AbduRrahman ELEZI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here