Historia interesante e besimtarit, i cili pa nje pëllumb duke ndihmuar pellumbin tjeter dhe mendoi se i ndryshoi jeta!

0
231

Historia që po trajtojmë është një histori e cila në brendësi të saj mbart një mesazh të madh duke dhënë sinjal për ndryshim pozitiv në jetën e njeriut! Tregohet se diku, një besimtar musliman ishte duke ecur në një hapësire të gjatë po mendonte rreth jetës së tij, familjes, riskut, të ardhmes, veprave që kishte kryer! Gjatë ecjes ai pa diçka të çudtishme e cila e befasoi! Aty rrotull pa një pëllumb, shpend, i cili ishte i plagosur dhe nuk ishte në gjëndje të fluturonte. Pëllumbi ishte ulur në tokë dhe priste me sqepin hapur! Besimtari e pa por, për momentin nuk kuptoi asgje! Pa kaluar disa çaste papritmas aty u ul një pëllumb tjetër i cili me sqepin e tij po ushqente pëllumbin e dëmtuar! Besimtari e pa, u habit! U shtang sepse pas një farë kohe përsëri pëllumbi erdhi, bëri të njëjtën gjë dhe ushqeu pëllumbin e sëmurë. Aty për momentin mendoi diçka e cila shpresonte se do i ndryshonte jetën!
Besimtari mes të tjerave mendoi dhe tha:

Që sot unë nuk punoj! Sështë më nevoja të ҁohem, të iki në punë, të lodhëm për risk. Kur Zoti i Gjithësisë i dha ushqim një shpendi, po mua që jam krijesë e lartë, do më lerë pa ushqim?! Do rri gjithë ditën në xhami dhe s’do punoj.

Vëlla edhe motër e nderuar! Ky ishte një mendim i çastit i ngritur në baza të dobta sepse Feja hyjnore Islame është feja e të mençurit dhe është në luftë të madhe më injorancën!

Pasi mendoi për këtë teme po ecte dhe të merrte mendimin e një prej dijetarëve më të mëdhenj te historisë Islame! Gjatë rrugës kur po ectë në çdo hap që hidhte e ëmbëlsonte mendimin e tij dhe ishte i vendosur që kurrë nuk do të punonte sepse risku do t’i vinte dhe s’do kishte më nevojë për punë. Shkoi te dijetari, i bindur në mendimin e tij se ishte i saktë i tha:

E kam ndarë mendjen jam bërë asket!

Dijetari e kuptoi qe po ja fuste kot edhe i tha:

Të begatoftë i madhi Zot! Ku e nxore këtë?!

Tha besimtari:

Me thënë të drejtën pash një pëllumb, i shtrirë në tokë! Nuk lëviste fare, ishte i plagosur, nuk fluturonte dot! Zoti i Gjithësisë i solli një pëllumb tjetër dhe erdhi disa here e ushqeu pëllumbin e plagosur! Aty mendova dhe thash: Kur Zoti i Gjithësisë mendoi për pëllumbin e plagosur dhe e ushqeu, atëherë do të mendojë edhe për mua se jam krijesë më e lartë. Dijetari e pa dhe me ëmbëlsi i tha:

Të faltë i madhi Zot! Po pse ti shkove dhe more shëmbullin e pëllumbit të plagosur dhe nuk more shëmbullin e pëllumbit të mirë i cili ushqente atë të plagosurin?! Pse nuk the: Do jem si pëllumbi i mirë i cili ndihmonte sepse dhe mua Krijuesi i Gjithësisë më ka krijuar pa të meta dhe do të jem i dobishëm për njerëzit përeth!

Kështu duhet të jenë besimtarët muslimanë. Të marin shembullin e mire dhe të mendojnë gjatë jo shkurt dhe të dalin në përfundime të gabuara të cilat mund të jene transformuese për jeten e tyre. Ne duhet të punojmë, të risim riskun të ndihmojmë familjen, fisin dhe farefisin dhe të kontribojmë për vendin tonë. Muslimani dhe muslimanes së ndershme i takon të jetë i dobishëm dhe i mençur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here