Hemorroidet (Majaselli) dhe mjekimi

0
407

Hemorroidet (Majaselli) është sëmundje që zhvillohet te të rriturit,
veçanërisht te të moshuarit dhe shfaqet me zgjerimin dhe pezmatimin e venave të pjesës së poshtme të zorrës trashë (të rektumit) dhe të anusit. Sëmundja është me e shpeshtë te njerëzit që rrinë shumë ndenjur, që vuajnë nga kapsllëku i vazhdueshëm, nga mëlçia e zezë.

Shpesh majasëlli shfaqet te gratë shtatëzëna, te personat që përdorin shumë mishin, (veçanërisht të tymosur), në rastet me mahisje të zorrës së trashë dhe në rastet e përdorimit të mjeteve të forta purgative dhe të klizmave të shpeshta.

Shumëherë majasëlli shkakton nderlikime, midis të cilave vlen të përmendet rrjedhja e vazhdueshme e gjakut nga fshikëzat e fryra venoze, të cilat mund të jenë të shumta rreth anusit me madhësi sa një fasule e vogël.Ndërmjet masave që parandalojnë formimin e majasëllit rol të rëndësishëm luajnë rregullimi i të dalurit jashtë dhe zhdukja e kapsllëkut.

Masat kombinohen me një dietë të lehtë ;në kolitet duhen përdorur substancat që përmisojnë mahisjen dhe që zhdukin shkaktarin e sëmundjes.

Njerëzve që punojnë ndenjur u këshillohen banjat me ujë dhe shëtitjet e lëvizjet e rregullta e të vazhdueshme,kufizimi i mishit, mbajtja e dietës me perime dhe fruta,etj.

Për mjekimin e majasëllit kombinohen bimë ose preparate që qetësojnë dhembjet,ndalojnë hemoragjine dhe luftojnë kapsllékun.

Në bimët që rekomandohen kundër majasëllit hyjnë bishtamithi, boranica, plepi i zi, konet e qeparizit, manaferra, rigoni, bari i majasëllit etj.?????????????????????????

Më të njohurat në vendin tonë që mund të përdoren janë boronica, manaferra dhe rigoni.

* Boronica

Është shkurrëz deri ne 0.6 m e lartë,e zakonshme në pyje dhe në livadhe të zonave malore të vendit tonë. Lulëzon në Maj-Korrik, frutifikon në Korrik-Shtator. Bëjnë dobi frytet e pjekura dhe të thara si dhe gjethet e boronicës.

Përgatitja e përdorimi

Frytet merren nga goja në vartësi të moshës ( mesatarisht 5-10 gram ),përtypen dhe gëlltiten.

Përdoren në formë çaji, duke zhytur në një gote me ujë sasinë e fryteve të mësiperme, të cilat pasi mufaten, zihen lehtë.
Gjethet përdoren gjatë ditës në formë çaji, i cili përgatitet duke zier 2 lugë kafeje me gjethe boronice të grimcuar në një enë që përmban një gotë me ujë.

* Manaferra

Është shkurre shumë e përhapur gjithandej në vendin tonë.
Përdoren gjethet e thara të manaferres që përmbajnë tanine, acide organike etj.
Përdoren në forme çaji kundër hemorragjive të brendshme, heqjes së barkut dhe hemorroideve.

Përgatitja e përdorimi :

Dy lugë kafeje me gjethe të grimcuar zihen 15 minuta në një gotë me uje.
Çaji lihet në qetësi për një farë kohe, pastaj kullohet, pihen 2-3 doza të tilla në ditë.

* Rigoni

Çaji përbëhet nga pjesa mbitokësore e rigonit të kuq,
i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme te ne nëpër vende barishtore dhe pyjore deri në zonat malore.
Rigoni përmbanë esence, substanca të hidhura, taninë etj.

Përgatitja e përdorimi

Nje lugë çaji me rigon të coptuar hidhen në një enë ku shtohet 1/2 gotë uji të valuar;
Ena mbulohet me kapak, lihet 15 minuta (me perzierje të herëpas hershme);
Përmbajtja kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet, sipas dëshires me sheqer ose me mjaltë.
Pihen 1 deri në 3 doza të tilla në ditë.

Referencat

Shkëputur nga libri : “Bimët mjekësore në familje”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here