GJENDET NJË COPË HEKURI NË SALLAMIN E KOMPANISË KOSOVARE

0
243

Gjendet një copë hekuri në sallamin e kompanisë kosovare
Pasi shpërtheu skandali i mishit të prishur në Kosovë, një qytetar në Ferizaj ka gjetur një copë hekuri në sallamin e prodhuar nga kompania kosovare “Floren”.

Ky produkt i sallamit të gjedhit është blerë në rrjetin e marketeve ETC në Ferizaj, raporton Gazeta Online Insajderi.

Produktin kjo familje e kishte blerë më 9 mars të këtij viti, dhe e kanë hapur gjatë ditës së sotme.

Insajderi po ashtu mëson se këtë gjë e ka hasur një familje e një prokurori vendor, dhe që pritet që ai të ndërmerr hapa hetimor.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë konfiskuar mijëra kilogram mish, të cilët është konstatuar të jetë me afat të skaduar e i prishur.

Floren është kompani kosovare, e cila merret me prodhimin e prodkteve të mishit, siç janë sallamat, proshutat suxhuku etj. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here