Lutja e të sëmurit

0
179

Një ditë, profeti Muhamed a.s vajti tek një besimtar i sëmurë, i cili ishte ligështuar dhe dobësuar saqë kishte mbetur sa një zog pule. Pasi e përshëndeti, profeti Muhamed a.s e pyeti të sëmurin:”A e ke lutur Zotin dhe a i ke kërkuar ndonjë gjë?”

I sëmuri i tha:”Po. Gjithmonë e kam lutur Zotin që dënimin e botës tjetër, të ma përshpejtojë në këtë botë!”

Profeti Muhamed a.s ndërhyri dhe i tha:”I pa të meta je o Zot! Mos u lut kështu se nuk e përballon dot!”

I sëmuri e pyeti:”Po si të lutem?”

Profeti a.s i tha:”Thuaj:”O Zot! Na jep të mira në këtë botë, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

I sëmuri u lut me këtë lutje dhe u shërua.

Lutja më e shpeshtë e profetit Muhamed a.s ishte:”O Zot! Na jep të mira në këtë botën, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here