Shkëputur nga broshura me titull: “El Mesailul Muntekah min sifatil hauarixhil gulat.”
(Çështje të zgjedhura prej cilësive të kryengritësve ekstremistë)
E ka lexuar këtë broshurë shejhu el Al-lameh: Salih el Feuzan dhe Muhammed el Humejis.
Përkufizimi i havarixhëve:
‘Khauarixh’ është shumësi i fjalës ‘kharixhij’ (i dalë) që do të thotë: “Ai i cili ka hequr dorë nga bindja ndaj prijësit të muslimanëve, duke shfaqur mosbindjen, rebelimin dhe duke ngritur krye ndaj tij.” Ose në një përkufizim tjetër: “Khauarixhët janë ata që i konsiderojnë muslimanët kafira (pabesimtarë) në qoftë se bëjnë gjynahe të mëdha si dhe dalin kundra prijësve muslimanë.”
Si t’i njohim khauarixhët?
Thotë shejh Salih El Feuzan: “Në qoftë se shfaq mosbindjen dhe ngre krye ndaj prijësave muslimanë, ose i konsideron muslimanët kafira kur ata bëjnë gjynahe qe nuk e arrijnë gradën e shirkut, ose e aprovon dhe e sheh si të saktë rrugën e khauarixhëve, ose e bën hallall gjakun e muslimanëve (vrasjen e tyre) në emër të xhihadit ose në emër të ndryshimit të së keqes.”
Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Khauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.
Cilësitë e tyre:
1. “Ata janë të rinj në moshë” siç e transmeton këtë hadith Buhariu me nr: 5057.
2. “Ata janë mendjelehtë” siç e transmeton Buhariu me nr: 5057.
3. “Ata flasin me fjalët e krijesës më të mirë” (me hadithet e Profetit alejhis salatu ues selam). Siç e transmeton Buhariu me nr: 5057
4. “Besimi i tyre nuk e kalon fytin e tyre” (Nuk depërton besimi në zemrat e tyre), e transmeton Buhariu me nr: 5057
5. “Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen më në të” transmeton Muslimi me nr: 2496 dhe në transmetimin e Buhariut me nr: 5058 thuhet: “dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku.” Dhe në një hadith tjetër të Buhariut me nr: 5057: “dalin nga Islami”
6. Ata kane dobësi në të kuptuarit e fesë së Allahut, prandaj ata janë popull që e lexojnë Kur’anin, por nuk e kalon fytin e tyre (pra nuk e kuptojnë Kur’anin dhe nuk depërton në zemrat e tyre) siç transmetohet tek Buhariu me nr: 5058, dhe 6934 si dhe tek Muslimi me nr: 2455 dhe 2469. Në një transmetim të Muslimit me nr:2470: “E lexojnë Kur’anin me gjuhët e tyre, nuk e kalon gropën e fytit.”Në një transmetim tjetër thuhet: “ata mendojnë se (Kur’ani) është argument për ta, por në të vërtetë është kundra tyre.” Sun-neh ibn Ebi Asim nr:916 dhe Muslim 2467.
Ne nje transmetim tjetër: “Ftojnë për tek Libri i Allahut por nuk u takon asgjë nga Allahu i Lartësuar”Sun-neh Ibn Ebi Asim 941. Thotë ibn Abasi: “Ata nuk i besojnë ajeteve të qarta dhe humbasin duke pasuar ato të paqartat – te cilave nuk ua di komentin veçse Allahu i Lartësuar, ndërsa dijetarët thonë: Ne i kemi besuar atyre të paqartave.” E transmeton këtë fjalë Axhuri në librin e tij Esh-Sheriah fq. 28.
7. Ata jane njerez qe perpiqen dhe bejne ibadet te shumte, siç ka ardhur ne hadith ku tha Profeti salallahu alejhi ue selem duke iu drejtuar sahabeve: “Namazi juaj ne krahasim me namazin e tyre nuk eshte asgje, agjerimi juaj ne krahasim me agjerimin e tyre nuk eshte asgje, leximi juaj ( i Kur’anit), ne krahasim me leximin e tyre nuk eshte asgje” transmeton Muslimi me nr2467, ne nje transmetim tjeter; “e nençmoni namazin tuaj ne krahasim me namazin e tyre” transmeton Muslimi me nr 2455, ne nje transmetim tjeter: “I nençmoni veprat tuaja ne krahasim me veprat e tyre.” Sherh Usul I’tikadi Ehlu Sunneh, vellimi 8 / 1231
8. “Ata jane krijesat me te keqija” transmeton Muslimi me nr2469. thote Imam Ahmed Ibn Hanbel: <Hauarixhet jane populli keq, nuk di te kete mbi toke popull me te keq se ata> Sunneh El Hal-lal nr 110.
9. Nga shenjat e tyre eshte rruajtja e kokes siç transmetohet ne Muslim nr 2457, ne nje transmetim tjeter tek Ebu Daudi 476: “shkulja e flokeve te shkurter.”
10. “Ata vrasin besimtaret dhe i lene adhuruesit e idhujve”, ne nje transmetim tjeter: “ata vrasin muslimanet…” transmeton Muslimi me nr 2451
11. “Ata thellohen shume ne çeshtjet e fese derisa dalin prej saj.” Sunneh Ibn ebi Asim nr 930
12. Ata flasin kunder udheheqesave te tyre musliman dhe i konsiderojne ata te humbur.
13. “ Ata therrasin tek libri i Allahut dhe nuk jane aspak prej Tij” transmeton Ebu Daudi 4765* ( ketu eshte per qellim se ata mundohen te argumentohen me ajete Kur’anore por gabojne ne menyren e te argumentimit me te).
14. Ata nuk e njohin vendin dhe vleren qe u takon dijetareve dhe njerezve me pozite te larte tek Allahu siç pretenduan hauarixhet e pare se ata jane me te mire se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabet e tjere.
15. Jane njerez qe bejne ibadet te madh, sa qe çuditet kush i shikon dhe u hyn vetja ne qef, mashtrohen me vetvetet e tyre. Transmetohet ne sunneh Ibn Ebi Asim nr 945. thote ibn Abbasi: Nuk kam pare popull qe perpiqen ne ibadet me shume se ata, duart e tyre jane te ashpra si te ishin gjunje te devese (nga sexhdet e shumta) dhe shihen qarte ne fytyrat e tyre shenjat e sexhdes. Ky transmetim gjendet ne Mexhmeu Zeuaid vellim i 6/240
16. Thote Ibn Umer: Ata moren ajetet qe kane zbritur per kafirat dhe i perdoren per muslimanet. E transmeton kete el Buhari ne kapitullin:Vrasja e hauarixheve dhe Mulhidave pasi tu ngrihet atyre argumenti.
17. Ata dalin kunder njerezve me te mire.
18. Fjala e Allahut: “ka prej tyre qe te ofendon ty ne ndarjen e sadekase” ka zbritur per Abdullah bin Dhil Huejsirah i cili eshte origjina e havarixheve. E transmeton kete Buhari me nr6933
19. “Nuk e kalon namazi i tyre fytin e tyre” transmeton Muslimi me nr2467
20. Shperblimi i madh qe merr ai qe i lufton havarixhet. Thote Aliu : Sikur ta dije ushtira qe i lufton ata se çfare shperblimi eshte caktuar per ta nga gjuha e Profetit salallahu alejhi ue selam do linin çdo pune tjeter. E transmeton kete Ebu Daudi me nr 4678 (e ka saktesuar Albani). Eshte transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selam se ka thene : “Lum per ate person qe i lufton ata dhe vritet prej tyre” transmeton Ebu Daudi me nr 4765 (e saktesoi Albani) dhe imam Ahmed ne Musned me nr 19172. thote Ebu Umame: Ata jane te vraret me te keqij nen kete qiell dhe te vraret me te mire jane ata qe vriten prej tyre. E transmeton ibn Maxhe me nr 167.
21. Ata jane qe derdhin gjakun e ndaluar (gjakun e tyre me vetvrasje dhe gjakun e te tjereve duke i vrare ata), siç transmetohet tek Muslimi me nr 246.
22. Thote Aliu radijallahu anhu: Ata jane qe shqiptojne fjale te vertete me gjuhet e tyre por nuk e kalon kete – dhe beri me shenje tek fyti- ata jane nder krijesat me te urryera tek Allahu ( ka per qellim me fjale te vertete kur thane: Nuk ka gjykim tjeter perveç gjykimit te Allahut. Siç ka ardhur ne nje fjale tjeter madheshtore te Aliut: <Ajo eshte fjale e vertete me te cilen kane per qellim diçka te kote.>)
23. Ata jane te paret te cilet kane dalur jashte xhematit te muslimaneve, duke i konsideruar ata kafira. Mexhmua Fetaua shejhul Islam Ibnu Tejmije vellimi 3 fq 349 dhe vellimi 7 fq 279
24. Ata jane prej atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim (zejg) siç thuhet ne komentin e ajetit: “Sa u perket atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim pasojne ato te paqartat per te shkaktuar fitne gjoja se po kerkojne komentin e tyre” dhe ajetit: “Thuaj a ti’u lajmerojme per me te deshtuarit ne veprat e tyre? Ata jane te cilet u jane asgjesuar veprat e tyre qe ne jeten e kesaj bote e megjithate ata mendojne se jane duke bere vepra te mira “ Keto ajete i perfshijne hauarixhet. Shiko hadithin 22313 ne musnedin e Imam Ahmedit.
25. Ata jane qe i konsiderojne muslimanet kafira nese bejne gjynah dhe thone se me kete gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufr. Shiko shpjegimin e akides Tahauije fq298 me Tahkik te Ahmed Shakir.
26. Ata thone se kush ben gjynahe te medha do jete pergjithmone ne zjarr. Shpjegimi i akides Tahauije fq 360.
27. Ata e shohin detyre kryengritjen ndaj prijesit musliman nqs kundershton sunetin. Shiko librin: el Milel ue Nihal vellimi 1 fq115
28. Ata jane njerezit qe me se shumti e perdorin kijasin. Shiko el Milel ue Nihal vellimi1 fq116 (perdorimi i tepert i kijasit vihet re tek keta te kohes se fundit, kurse haurixhet e pare e perdornin pak. Te paret e tyre me shume kane humbur nga keqkuptimi i teksteve te sheriatit dhe mos kthimi i tyre tek dijetaret.)
29. Ata thone: eshte detyre te luftohet prijesi (udheheqesi) dhe kushdo qe eshte i kenaqur me sundimin dhe gjykimin e tij, ndersa kush e kundershton prijesin ose nuk eshte i kenaqur me gjykimin e tij nuk lejohet te luftohet perveç se nese e ndihmon dhe perkrah prijesin ose flet kundra rruges se hauarixheve (kete e shohim te praktikuar sot kur hauarixhet e bejne te lejuar te vriten policet te cilet ruajne rendin dhe sigurine sepse perkrahin dhe ndihmojne prijesin.
30. Ata nuk e ruajne shejnterine e vendit dhe kohes. Siç ka ndodhur nga Karamitah e te tjere deri ne diten e sotme. (ka per qellim vrasjet qe bejne hauarixhet ne vendet e shenjta Mekke dhe Medine apo ne kohet e shenjta siç jane kater muajt e shenjte ne te cilet ndalohet lufta apo ne muajin e ramazanit apo ne festat e bajrameve siç ndodhi psh ne vitin 1424H (2003) diten e fiter bajramit ku u munduan te bejne shperthim por nuk ia arriten apo siç ndodhi diten e Arafatit 1424H (2004) ne qytetin e Rijadit ku u vrane gjashte police. Apo siç u munduan ne Mekke te orgazinojne atentate dhe shperthime te cilat perfunduan me shkembim zjarri dhe vrasjen e dy policeve, po ashtu shkembim zjarri ka pasur njehere dhe ne Medine. I permendem keto raste per te bere te qarte se atyre nuk iu intereson shejnteria e muslimanit apo e koheve dhe vendeve te shejnta.)
31. “Sa here qe shfaqet briri i tyre, pritet” siç e transmeton kete Ibn Maxheh me nr 174.( dmth qe ata shfaqen kohe pas kohe dhe luftohen derisa te shuhet fitneja e tyre pastaj shfaqen perseri.
32. Ata nuk e shohin te sakte sundimin (pushtetin ) e prijesit zullumqar.
33. Ata kapen pas ajeteve Kur’anore duke kuptuar prej tyre ate qe nuk eshte per qellim dhe duke u nisur nga ky parim e konsiderojne si te mundshme qe pejgamberet te bejne gjynahe te vogla dhe te medha. Argumentohen ne kete pike me ajetin Kur’anor: “Ne te dhame ty fitore te madhe ashtu qe t’i fale Allahu ty gjynahet e para dhe te mbramet.” Pra tek ata mundet qe pejgamberi te beje gjynahe te medhaja apo kufr dhe pastaj te pendohet. Shiko librin: el Hauarixh, akijdetun ue fikrun ue felsefetun fq54.
34. Ata e refuzojne sunnetin (hadithin) nqs nuk ka ajet te qarte qe e perkrah ate. Thote shejhul Islam Ibn Tejmije: Ata nuk marin prej sunnetit veçse çfare eshte e sqaruar (ne Kur’an). Ndersa nqs bie suneti ne kundeshtim me Kur’anin nga ana e jashtme (ne pamje te pare) atehere nuk pranohet. *(kundershtim sipas pretendimit te tyre pasi ne te vertete nuk ka perplasje dhe mos perputhje mes Kur’anit dhe sunnetit sepse te dyja jane shpallje nga Allahu i Gjithdijshmi i Urti) prandaj ata nuk e shohin te sakte gjykimin e gurezimit te zinaqarit (pas martese) dhe as caktimin e mases (vleres) te cilen po e vodhi hajduti i pritet dora. Shiko Mexhmua Fetaua vellimi 13 fq48.
35. Ata jane qe u presin rrugen njerezve dhe derdhin gjakun pa te drejte. Transmetohet kjo fjale nga Aisheja tek Mustedrak el Hakim vellimi 2 fq 153 dhe Mexhmeu Zeuaid vellim 6 fq 236.
36. Nuk ka pasur ne mesin e hauarixheve te pare asnje sahabe. transmeton el Hakim ne Mustedrak vellimi 2 fq 150.
37. Ata kane shume mosmarrveshje mes tyre prandaj dhe deget e tyre jane te shumta, biles luftojne mes tyre. Te verteten ka thene Allahu ne ajetin Kur’anor : “e sikur te ishte ky Kur’an nga dikush tjeter perveç Allahut do gjenin ne te kunderthenie, mosperputhje te shumta” Nisa-82. shiko librin el Hauarixh akisdetun ue fikrun ue felsefetun fq55 – 56 dhe fq 68.
38. “Ata jane qente e banoreve te zjarrit” ndersa ne nje transmetim tjeter: “Ata jane qente e zjarrit te xhehennemit” shiko librin Sherh Usul I’tikad Ehlus-Sunneh vellimi 8 / 1232.
39. Ata shfaqen sikur po urdherojne per te mire e ndalojne nga e keqja dhe i perdorin argumentet e urdherimit per te mire e ndalimit nga e keqja per te lejuar kryengritjen ndaj prijesave musliman dhe luftimin e kundershtareve. Shiko librin esh-Sheriah fq 22.
40. Ata perdorin terma te dijes dhe fjale te dijetareve (me qellim mashtrimin e njerezve). Thote Muhammed ibn Hasen: Kush e shikon nje nga hauarixhet qe del kundra prijesit te muslimaneve (qofte ai prijes i drejte apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpaten e tij dhe e ben te lejuar vrasjen e muslimaneve, mos te mashtrohet nga leximi qe ata i bejne Kur’anit, as nga koha e gjate e faljes, as nga agjerimi i shumte as nga fjalet e mira ne dije (ne termat dhe çeshtjet fetare) perderisa rruga e tij eshte rruga e hauarixheve. Shiko librin esh-Sheriah fq
41. Disa prej tyre e konsiderojne si gje te mundshme qe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem te beje padrejtesi, siç transmetohet tek Buhariu me nr: 6933. (ka per qellim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Pejgamberit: O Muhammed mbaj drejtesi sepse nuk po mban drejtesi. Tha Pejgamberi salallahu alejhi ue selam: “Mjere per ty, kush eshte ai qe mban drejtesi po nuk mbjata une drejtesi.” Pastaj lajmeroi se do te dalin nga pasuesit e ketij personi dhe lloji i tij hauarixhet me cilesite e tyre te pershkruara. Shiko librin Mexhmua Fetaua vellimi 19 fq73.
42. Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kercenimit duke i lene pas shpine ajetet e premtimit dhe pergezimit.
43. Ka prej tyre qe dyshon dhe mundohet te hedhe poshte ngjarje historike te verteta. Shiko librin: Dirasetun anil Firak ue tarihil Muslimin fq 133.
44. Ata therrrasin per analfabetizem dhe lenien e shkollimit (arsimimit) duke pretenduar se nuk mund te kete bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve te dobishme te dunjase. Shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin, fq 134.
45. Ata therrasin per tu larguar nga popullsia muslimane duke i braktisur shkollat, institutet, universitetet, punet ne institucionet shteterore dhe banimin me muslimanet. (Biles e konsiderojne kete gje te domosdoshme per te qene musliman i vertete). shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq 137.
46. Ata e shohin Ixhmaun(renien dakort te te gjithe dijetareve per nje ceshtje) si te pavlefshem biles ka disa prej tyre qe e konsiderojne kafir ate i cili e shikon ixhamun si argument te vlefshem. Shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq 143.
47. Ka prej tyre qe shajne, ofendojne sahabet dhe nuk i pranojne fjalet e tyre. (psh shajne Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As etj) Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq 144
48. Ata kundershtojne dhe hedhin poshte mendimin e dijetareve te cilet e kane lejuar taklidin per muslimanin e thjeshte qe eshte xhahil (auamet) dhe per nxenesin fillestar, duke pretenduar se taklidi ne kete rast eshte shkak qe çon ne kufr dhe ne humbjen e shtetit islam. Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq 146-147.
49. Ata vrasin veten ne sulmet vetvrasese duke u bazuar ne dyshime te kota.
50. Ata nuk kane edukate, respekt per dijetaret, i ofendojne, i emertojne me lloj lloj llagapesh, mundohen tua ulin vleren dhe t’i nxisin njerezit kundra tyre.
Mblodhi dhe pergatiti: Adil el Feridan
Perktheu dhe pershtati: Shuajb Rexha, Ebu Duxhanah/udhaebesimtareve.com