Harta e rrugës për në Xhennet

Harta e rrugës për në Xhennet

Ecni nėpėr bulevardin “Ademi dhe Hava” deri sa tė arrini nė udhėkryqin e udhės sė Habilit dhe tė Kabilit. Ktheni nė tė djathtė nė Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa tė arrini te “Anija e Nuhut”.

Hypni nė anije dhe lundroni deri sa tė arrini nė “Tokėn e sigurtė”. Injoroni shumicėn e drejtimeve qė ua japin Agjencitė turistike dhe arrini nė Superautostradėn e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada “Vetėm Njė Zot” (1).

Pėrcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve pėr nė qytezat e Sodomės dhe Gomorrės deri sa tė arrini nė Rrugėn e Isaut (dhe Mėshirės). Kėtu do tė ballafaqoheni me shumė huti: rrugėt nuk janė mirė tė shėnuara dhe shumė shitės pėrgjatė rrugės shpėrndajnė harta me drejtime kundėrta. Romakėt e kanė riemėrtuar “Sokakun e Paganėve” si “Rruga e Isaut” (dhe Mėshirės).

Nė qoftė se nuk jeni tė sigurtė pėr autenticitetin e “Rrugės sė Isaut” (dhe Mėshirės), kontrolloni hartėn tuaj dhe shihni se a ėshtė Rruga e Isaut (dhe Mėshirės) nė vazhdim tė Superautostradės sė Ibrahimit. Nė qoftė se ėshtė vazhdim i saj atėherė jeni nė rregull por, pėrsėri vazhdoni me kujdes. Nė qoftė se jeni larguar, atėherė bėni njė U kthyerje prapa dhe kthehuni nė autostradėn e Ibrahimit dhe pėrpiquni sėrish prej aty.

Vazhdoni nė Rrugėn e Vėrtetė tė Isaut. Nė qoftė se nuk i shihni shenjat vijuese pėrgjatė rrugės, duhet tė ndaleni dhe ta kontrolloni hartėn pėrsėri. Hartat pėr kėtė drejtim janė ndėrruar, andaj e rekomandojmė botimin e Barnabės tė Hartave Rrugore pėr tė arritur nė tubimin e “Njėshmėrisė sė Zotit”, “Kėndin e Shtatzėnisė sė Pastėr”, dhe qendrėn shoqėrore “Duajeni fqiun tuaj”.

Shmanguni qė t’ja tregoni policisė romake tė trafikut hartėn tuaj tė Barnabės se ėshtė e ndaluar. Ata do ta konfiskojnė dhe do tė jeni tė detyruar ta pėrdorni versionin e vetėm tė autorizuar tė hartės rrugore, atė tė Palit e cila ka qenė e pėrpiluar qė ti drejtojė udhėtarėt pėr nė Romė. Pėr kėtė shkak, ka shumė trafik nė kėtė rrugė. Nė anėn tjetėr, Rruga e vėrtetė e Isaut gjindet nė hartėn rrugore tė Barnabės, por vetėm disa njerėz kanė mundėsi pėr ta parė kėtė hartė.

Pėrmbajuni Rrugės sė Isaut (dhe Mėshirės) derisa ta gjeni ekspres rrugėn e Sunnetit tė Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qėndroni nė kėtė ekspres rrugė dhe mos lejoni tė josheni nė zonat e pushimit pėrgjatė ekspres rrugės. Keni kujdes prej plaēkitėsve (shejtanit) nė autostradė, duke e siguruar veturėn tuaj me sistemet e sigurimit “Dhikėr” (pėrmendja e All-llahut). Tė gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit “Dhikėr” do tė jenė tė siguruara prej sulmeve tė plaēkitėsve.

Duhet tė jeni tė sigurtė se keni lėndė djegėse nė sasi tė mjaftueshme. Lėnda djegėse e shkallės mė tė lartė pėr kėtė udhėtim tė gjatė dhe lodhės ėshtė ajo e shkallės Takva. Pa dyshim kėrkoni vetėm prej kėtij lloji kur tė ndaleni pėr mbushje. Lehtėsoni barrėn e veturės suaj dhe mbani vetėm gjėrat mė tė nevojshme pėr kėtė udhėtim: dy metra tė materialit tė bardhė dhe veprat e mira dhe lutjet e fėmijėve tuaj janė e tėra qė ju nevojitet. Lejohet mė tepėr bagazh vetėm nėse ėshtė prej tė lartėpėrmendurės. Gjėrat tjera vetėm do t’ju ngadalėsojnė ose do t’ua mjegullojnė destinacionin tuaj pėr ku jeni nisur, dhe me kėtė po ashtu rrezikoni tė humbni mbulesėn e sistemeve siguruese “Dhikėr”. Si rezultat i kėsaj bėheni cak i lehtė pėr plaēkitėsit.

Duhet qė rregullisht kohė pas kohe tė kontrolloni karakteristikat mbrojtėse tė veturės suaj duke lexuar udhėzuesin e veturės suaj – Kur’anin e Shenjtė. Drejtuesin e veturės suaj duhet ta kalibroni me metodėn e Sunnetit pėr kalibrim, akumulatorėt duhet tė mbushen me Iman, motori duhet tė akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet tė jenė tė fryera me Ihsan. Mė me rėndėsi prej tė gjitha kėtyre gjėrave ėshtė se duhet ta testoni veturėn tuaj me listėn kontrolluese tė Tevhidit.

Nuk ėshtė me rėndėsi nė qoftė se shumica e pjesėve nė veturėn tuaj funksionojnė si duhet, po nėse vetėm njė pjesė nė veturėn e juaj nuk funksionon nė pėrputhshmėri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do tė prishet dhe pėrsėri plaēkitėsit do t’ua marrin atė qė ka mbetur. Mirėqenia e veturės suaj varet prej punės sė pjesės mė tė dobėt nė veturėn tuaj, ashtu qė nė mėnyrė rutinore kontrolloni kėto pika tė dobėta, pėrndryshe mund tė jenė tė dėmshme pėr udhėtimin tuaj.

Ka mjaft “gurė kilometrazhi” nė rrugėn e Muhammedit, tė cilėt do t’u bindin se jeni nė rrugė tė drejtė. Mos t’ju brengosė ajo se nuk ka shumė njerėz nė kėtė rrugė. Fakti se jeni vetėm nė kėtė rrugė mos t’ju shtyej tė mendoni se jeni duke udhėtuar nė drejtim tė gabuar nė njė rrugė njėkahėshe. Dashuria ndaj All-llahut mė shumė se ndaj ēdo gjėje tjetėr, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabėve (bashkėshokėve tė tij), tė cilėt e pėrkrahėn kur ishte i shtypur, duke i pėrcjellur tė gjithat mėsimet e tij, duke iu pėrgjigjur me durim dhe pranim tė mungesės sė tė mirave tė kėsaj bote (urisė dhe humbjes sė anėtarėve tė familjes) janė vetėm disa prej gurėve tė kilometrazhit dhe lajmeve tė mira qė jeni nė rrugėn e drejtė.

Kjo rrugė ėshtė po ashtu e shtruar me dhimbje, punė tė rėndė, ndeshje me vetveten, me tė tjerėt dhe me Iblisin, plaēkitėsin dhe tė gjitha gjėrat tė cilat nuk janė tėrheqėse pėr shpirtin. Asnjėherė mos u tregoni i shkujdesur, por qėndroni syhapur, ky udhėtim nuk mbaron derisa me tė vėrtetė mbaron.

Mbajeni Dhikrin si rojė tuajėn. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhėn tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj pėr ku jeni nisur, me qėllim qė ta pėrballoni dhimbjen e kėtij udhėtimi. Nė mbarim do tė arrini nė dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tėrė dhimbjen.