Ardhmëria i takon Islamit

0
232

Ardhmėria i takon Islamit

All-llahu xhel-le shanuhu thotė:”Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė,edhe pse idhujtarėt e urrejnė”.(Es-Saff:9)

Ky ajet na pėrgėzon se ardhmėria i takon Islamit me mbisundim,me tė ngritur lartė dhe me dominim mbi tė gjitha fetė.

Disa njerėz mendojnė se kjo ėshtė realizuar njėherė nė kohėn e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,nė kohėn e halifeve dhe mbretėrive tė drejtė,mirėpo nuk ėshtė ashtu,ngase ajo qė ėshtė realizuar ėshtė vetėm njė pjesė e kėtij premtimi tė vėrtetė,siē aludon nė kėtė Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,duke thėnė

“Nuk do tė shkon dita e nata (nuk do tė bėhet Dita e kijametit) deri sa tė adhurohet Lati dhe Uzati (idhuj tė mushrikėve,qė dmth;shirku do tė mbetet edhe mė tej).Aisheja tha:O Resulull-llah unė mendoja kur e zbriti All-llahu xhel-le shanuhu ajetin:”Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė,edhe pse idhujtarėt e urrejnė” se ėshtė plotėsuar kjo.Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:”Kjo (adhurimi i idhujve) do tė egzistoj sa tė dojė All-llahu”.

Kėtė hadith e transmeton Muslimi dhe tė tjerėt.Shiqo librin “Tahdhirus-saxhid”,fq.118-119.

Transmetohen hadithe tjera qė e sqarojnė kufirin e daljes sė Islamit nė pah dhe kohėn e pėrhapjes sė tij,ashtu qė nuk lė vend pėr dyshim se ardhmėria i takon islamit,me lejen e All-llahut dhe pėlqimin e Tij.Ja unė po i paraqes disa hadithe,ndoshta bėhen shkak pėr tė larguar dėshprimin e puntorėve pėr islam dhe argument pėr ato qė kanė humbur dhe janė pasiv.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė:

“All-llahu mė mbledhi tokėn e ma afroi dhe e pashė lindjen e saj dhe perendimin e saj,e ummeti im do tė arrinė sundimin e asaj qė mė ėshtė mbledhur e mė ėshtė afruar”.

Kėtė hadith e transmeton Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibn Maxheja dhe Ahmedi.

Mė i qartė dhe mė i pėrgjithshėm se ky hadith ėshtė hadithi qė vijon:

“Do tė kaplon kjo ēeshtje (islami) atė qė ka kapluar dita dhe nata.All-llahu nuk do tė len shtėpi prej qerpiqi e as shtėpi prej tulle (qytet e as fshat) vetėm se do tė fut nė te kėtė din,me krenarin e krenarit dhe me mposhtjeb e tė mposhturit,krenari me tė cilėn rrit All-llahu islamin dhe mposhtje me tė cilėn mposht All-llahu kufrin”.

Transmeton Ahmedi,Taberaniju nė “Mu’xhemul-kebir”,Ibni Hibani nė “sahihgun” e tij.Hadithi ėshtė sahih.Shiqo “Tahdhirus-saxhid”,fq.118.

S’ka dyshim se vėrtetimi i kėsaj pėrhapje tė islamit kushtėzon qė tė kthehen muslimanėt nė fuqi,psikike dhe fizike,dhe tė armatoset,qė tė mund tė fitojnė fuqinė e kufrit dhe shirkut,kėtė na e pėrgėzon hadithi vijues:

“Transmetohet nga Ebi Kabili,i cili thotė:”Ishim tek Abdull-llah ibn Amėr ibn Asi,e e pyetėm:cili qytet do tė ēlirohet sė pari,Kostantinopoja (Istanbulli) ose Roma?Abdull-llah ibn Amėr ibn Asi kėrkoi njė sanduk mė dorėz,nxorri nga ai sanduk njė letėr,dhe tha:deri sa ne ishim rreth Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shkruajtur,e pyetėn Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:cili qytet do tė ēlirohet sė pari Istanbulli ose Roma?Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u pėrgjigj:Qyteti i Heraklit do tė ēlirohet sė pari,qė dmth Istanbulli”.

Transmeton Ahmedi,Darimiu,Ibn Ebi Shejbeja nė “Musennefin” e tij dhe Hakimi.Hadithi ėshtė sahih.

Vetėm se ėshtė realizuar ēlirimi i parė nė dorė tė Muhammed Fatih Osmanliut,siē ėshtė e njohur,e kjo ka ndodhur,mė tepėr se tetėqind vjet pas lajmit tė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr kėtė ēlirim,e do tė realizohet edhe ēlirimi i dytė InshaAll-llah,e kjo medoemos do tė ndodh,e do tė dėgjoni kėtė lajm pas pak kohe.

Gjithashtu s’ka dyshim se realizimi i ēlirimit tė dytė kėrkon kthimin e hilafetit tė drejtė ummetit islam,kėtė na e pėrgazon Pejgamberi sal-lall-llahu me kėtė hadith:

“Do tė jetė pejgamberllėku nė ju,sa do tė don All-llahu tė jetė,pastaj do ta ngritė All-llahu kur tė don qė ta ngritė,pastaj do tė jetė hilafet nė rrugė tė pejgamberllėkut,e do tė jetė sa do tė don All-llahu qė tė jetė,pastaj do ta ngritė kėtė,kur tė don ta ngritė, pastaj do tė jetė mbretėri e vrazhdė,e do tė jetė sa tė don All-llahu tė jetė,pastaj do ta ngritė All-llahu kur tė don qė ta ngritė,pastaj do tė jetė mbretėri tiranie, e do tė jetė sa tė don All-llahu qė tė jetė,pastaj do ta ngritė kėtė All-llahu kur tė don ta ngritė,pastaj do tė jetė hilafet nė rrugė tė pejgamberllėkut, pastaj heshti”.

Transmeton Ahmedi. Hadithi ėshtė hasen. Shiqo “Mexhmeuz-zevaid” tė Hejthemiut (5/179).

Prej pėrgėzimeve mbi kthimin e fuqisė muslimanėve,frytshmėria e tokės,e cila u ndihmon nė realizimin e mbledhjes sė fryteve,dhe paralajmėrimi se para tyre qėndron ardhmėria, nė mėnyrė tė qartė,nė aspekt ekonomik e bujqėsor,ėshtė hadithi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Nuk bėhet Dita e kijametit deri sa tė kthehet toka arabe kopshte dhe lumenj”.

Transmeton Muslimi,Ahmedi dhe Hakimi nga Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu.

Vetėm se ka filluar realizimi i kėtij pėrgėzimi nė disa anė tė gadishullit arabik,me begatinė e All-llahut xhel-le shanuhu prej tė mirave,bereqeteve dhe mjeteve qė nxjerrin ujin nga barku i shkretėtirės.Ka mendime,sipas asaj qė kemi lexuar nė revista,pėr sjelljen e lumit Eufrat nė gadishullin Arabik.InshaAll-llah realizohet.Kurse e nesėrmja ėshtė afėr pėr ate qė e pret.

Pėr kėtė shkak obligohen muslimanėt tė pėrgadisin vetveten me kthimin e tyre All-llahut xhel-le shanuhu,me praktikimin e Kuranit,me pėrcjelljen e sunnetit tė Pejgamberit tė Tij,duke u larguar nga haramet dhe duke u bashkuar nė atė qė ėshtė i kėnaqur All-llahut xhel-le shanuhu.Nė horizont ėshtė ajo qė pėrgėzon se muslimanėt kanė ripėrtrirė marshimin kah kjo,i realizoftė All-llahu xhel-le shanuhu shpresat (shiqo “Tahdhirus-saxhid”, fq.174,botimi i tretė).Marė nga libri “Silsiletul-ehadithis- sahihah” tė dijetarit tė njohur, Muhadithit Muhammed Nasirud-din Albanit, pjesa e parė

Nasiruddin Albani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here