Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne

Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne

Tradita vërteton që “nuk ka ide të reja, por njerëzit e rinj i zbulojnë”. Në realitet është mahnitëse kur vëren sa “zbulime moderne të reja” janë shënuar në Kur’an dhe hadithe.

Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne

Ekziston një numër i konsideruar i traditave ushqimore të Pejgamberit s.a.v.s. që kanë përkrahje të rëndësishme në literaturën e re shkencore. Në mesin e këtyre këshillave është edhe ajo që duhet ngrënë ushqimin e shëndoshë të cilin duhet kombinuar drejt, secilin ushqim duhet ngrënë në sezonet natyrore të tij dhe që nuk duhet pirë ujë gjatë ngrënies.

Në Sahihun e Buhariut ekziston një numër i konsideruar i shembujve ku tregohet se si Pejgamberi s.a.v.s. e ka kombinuar ushqimin. Në një hadith përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar përzierjen e hurmave të papjekura dhe hurmave të thata, si dhe përzierjen e rrushit dhe hurmave të thata. Aishja r.a. transmeton hadithin ku qëndron që Pejgamberi s.a.v.s. ka pasur zakon të hajë pjeprin me hurma të freskëta dhe e kishte zakon të thoshte: “Nxehtësia e njërës zbut ftohtësinë e tjetrës dhe që ftohtësia e njërës zbut nxehtësinë e frutit tjetër.” Gjithashtu transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk e ka kombinuar peshkun dhe qumështin.

Shkenca moderne përkrah këto tradita duke na informuar që kombinimi i ushqimit që e konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor ven