GRUAJA QË E FEJOI BURRIN E SAJ NGA ZOTI !!

0
185

Ishte një grua e cila e donte fortë burrin e saj nga thellësia e zemrës. Frika e saj më e madhe ishte se, burri i saj do të hyn në Xhenet, e ajo nuk do të jetë gruaja e tij në Xhenet, ashtu si ishte në dynja.

Kjo grua është “Umu Derda”, gruaja e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy. Ebu Derda është një nga sahabët e mëdhenj i cili e mbante epitetin “i urti i këtij Umeti dhe zotëria i lexuesve të Damaskut”.

Për këtë arsye, Umu Derda, ngrihej e iu drejtonte Zotit të saj duke i thënë: “O Zoti im, Ebu Derdaja ma kërkoi dorën në dynja dhe më martoi në këtë dynja. O Zoti im, unë e kërkoj dorën e tij prej Teje, dhe kërkoj të më martosh me të edhe në Xhenet”.

Ebu Derdaja, kur dëgjoi për dëshirën e gruas së vet, i tha: Gruaja ime, nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhenet, me lejen e Allahut, dhe unë vdes para teje, atëherë mos u marto me tjetër në dynja.

Vdiq Ebu Derdaja, kurse Umu Derda ishte një grua e bukur dhe e mirë, dhe pas vdekjes së burrit të saj, Muavije, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dëshiroi ta marton, mirëpo ajo i tha: “Jo pasha Allahun, nuk martoj asnjë burrë në dynja para se ta martoj Ebu Derdan, me lejen e Allahut, në Xhenet”.

Kështu është dashuria e vërtet, dhe ajo reale, dhe kështu mbahet premtimi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here