GJYKIMI I PJESËMARRJES NË FESTAT E JOBESIMTARËVE

0
169

Sheik Muhamed Nasurudin Albani -Allahu e mëshiroftë –
Nuk i lejohet muslimanëve, qofshin burra apo gra t’u përngjasojnë jobesimtarëve në adhurim, festa dhe veshje speciale që kanë të bëjnë apo janë të jobesimtarëve. Dhe ky rregull është madhështor në sheriatin islam. Për fat të keq shohim se në ditët e sotme shumë prej muslimanëve me iman të dobët, por edhe disa nga ata që pretendojnë që dinë rregulla të islamit dhe thërrasin në to (praktikimin e islamit) kanë rënë në këtë sprovë (urimin e festave të jobesimtarëve).
Gjithashtu, shumë prej muslimanëve janë ndikuar dhe mashtruar në adetet dhe zakonet e perëndimorëve jobesimtarë si dhe i pasojnë ata qorrazi në festat, veshjet dhe adetet e tyre. Saqë, shihet qartë se këto gabime janë shkaqe kryesore të dobësimit të muslimanëve kudo qofshin ata.
Nuk do ketë përmirësim gjendja e muslimanëve përderisa nuk marrim hapa konkret drejt vetëdijesimit të motrave dhe vëllezërve tanë muslimanë.
Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an:
“Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” ( Err Rra’d: 11).
Ah, sikur ta dinin dhe praktikonin këtë Fjalë (ajet) të Allahut, gjendja e muslimanëve do ishte më ndryshe siç është në kohën tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here