Gjykimi i Islamit për telenovelat dhe serialet televizive

0
233

Autor: Shejkh Salih Ibn el-Feuzan (Allahu e ruajte)

Burimi: el-Munteka min Fetaua Fadiletush-Shejkh Salih Ibn Feuzan, vëll. 3, fq. 346, n. 546

Pyetje: Çfarë gjykimi ka shikimi i telenovelave apo serialeve televizive që transmetohen në television?

Përgjigje: “Është detyrë për Muslimanin që ta ruajë kohën e tij (duke mos u marrë) me atë që nuk i bën dobi në jetën e tij dhe në botën tjetër, sepse ai është përgjegjës për kohën e tij të cilën ai e shpenzon: Si e shpenzoi atë? Allahu (Subhanehu ue Te’ala) thotë:

أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُمْ مَا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَنْ تَذَكَّرَ وَجَاءَكُمُ النَّذِيرُ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ نَصِيرٍ (٣٧)

“A nuk ju dhamë Ne jetë mjaft të gjatë, sa që kushdo që donte të merrte këshillim, mund ta merrte atë?” Fatir, 37

Dhe në një hadith (transmetohet se), një burrë do të pyetet për jetën e tij dhe se qysh e shpenzoi atë. (Tirmidhi)

Shikimi i telenovelave është një humbje kohe, kështu që nuk është mirë për Muslimanin që të kalojë kohën me to. Nëse telenovelat përmbajnë gjëra që janë haram, atëherë ato janë haram, siç janë femrat e zbuluara e të bukura, muzika dhe këndimi, si dhe telenovelat e serialet që përcjellin ide të këqia që janë shumë larg fesë dhe edukatës së mirë. Poashtu, janë edhe telenovelat/serialet të cilat kanë paturpësi (në fjalë e veprime) të cilat e godasin rëndë edukatën e mirë. Kështu që, këto lloj telenovelash/serialesh nuk lejohen që të shikohen.”

Përktheu: Alban Malaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here