Ballina Zgjodhëm për ju. Gjumi sipas këshillave profetike

Gjumi sipas këshillave profetike

Pejgamberi (s.a.u.s.) nuk bënte gjumë të tepërt, por as nuk e privonte trupin nga gjumi i domosdoshëm, duke e bërë këtë mënyrë si më të përkryerën në këtë aspekt. Ai flinte atëherë kur lipsej të flihej, shtrihej nga krahu i djathtë dhe përmendte Allahun e lutej derisa gjumi i kaplonte sytë. Trupi i tij nuk mbingarkohej me ushqim apo pije. Ai nuk flinte menjëherë në tokë, pa shtroje, por as nuk flinte mbi shtretër të lartë. Përkundrazi, ai shtrihej mbi një hasër të thurur me gjethe, mbështetej mbi një jastëk e, ndonjëherë, duart i vinte nën mjekër.