KURSE JU LEXONI NË LIBRAT E ATEISTO-LAIKËVE SE OSMANËT NDALUAN GJUHËN SHQIPE DHE SHKOLLIMIN !
Gjatë kohës së shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët ishin popull i madh, që banonin në hapësira të gjera të Ballkanit. Françesko Maria da Leçe, i cili ka shërbyer në trojet shqiptare, në gramatikën e tij të gjuhës shqipe, të botuar në vitin 1716, ka shkruar se është i befasuar nga përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe në fillim të shekullin XVII, e cila flitej edhe në ”të gjithë mbretërinë e Epirit, në një pjesë të Rumelisë, në një pjesë të mbretërisë së Serbisë, në një pjesë të Bullgarisë, në Konstantinopojë, në Dalmaci, thuajse në të gjitha provincat e mbretërisë së Napolit, si dhe në disa pjesë të Sicilisë”.
[Referenca: Francesco Maria da Lecce: ”Osservazioni gramaticali nella lingua alba-nese”, Roma 1716]
Plus asaj trojet shqipëtare vetëm nën Perandorinë Osmane ishin të bashkuara, ndërsa nga të ashtuquajturitë “miq” të shqipëtarëve i copëtuan ato dhe ju dhuruan dhurata të këndshme armiqëva shekullorë të popullit tonë sllavëve: