Gjendja e të parëve me namazin

0
167

Hatem el-Esem ka thënë:

“Humba namazin me xhemat, për këtë më ngushëlloi vetëm Ebu Is’hak el-Buhari. E nëse do më kishte vdekur ndonjë fëmijë do më ngushëllonin me mijëra. Kjo, sepse sprova në fe është më e lehtë tek njerëzit sesa sprovat e dynjasë”

Rabia bin Jezid thotë:

“Nuk ka thirrur muezini (thirrësi) për namazin e drekës që prej dyzet vjetësh, vetëm se unë kam qenë në xhami, përveçse nëse kam qenë sëmurë apo udhëtar.”

Mejmun bin Mehran kur ka ardhur në xhami i është thënë atij:

“Njerëzit u shpërndanë (pasi ishte falur namazi me xhemat) tha: ‘Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi. Mirësia e këtij namazi për mua, është më e dashur se sa përkujdesja (qeverisja) e Irakut’.”

Muhamed bin Mubarek es-Surij ka thënë:

“Seid bin Abdul-Azizit nëse i kalonte (humbte) namazi me xhemat, qante.”

Kadi esh-Sham Sulejman bin Hamza el-Mekdesi ka thënë:

“Nuk kam falur namaz farz i vetmuar (pa xhemat), vetëm dy herë dhe më duket sikur nuk jam falur asnjëherë.” Megjithatë ai ishte afër 90-tave.

Ibrahim en-Nekhi ka thënë:

“Nëse shikon një burrë që neglizhon, nuk tregon kujdes ndaj tekbirit fillestar (të parë), laji duart prej atij njeriu.”

Ibn Muini ka thënë:

“Ibrahim bin Mejmuni el-Meruzij, kur e ngrinte çekiçin (veglën e punës) dhe dëgjonte thirrjen e ezanin, nuk e kthente më për së dyti.”

Ibn Sema’a ka thënë:

”Qëndrova dyzet vjet dhe nuk më humbi asnjëherë tekbiri i parë, vetëm ditën kur më vdiq nëna.”

Përshtati: S. Kuburi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here