Forma më efikase për shërimin e zemrës

0
223

Kontrolli i vetvetes është forma më efikase për shërimin e zemrës.

Disa thënie të të parëve tanë të mirë rreth kësaj:

Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- ka thënë:

“Kërkojini llogari vetvetes, para se t’ju kërkojnë llogari!! Vlerësojini veprat tuaja, para se t’jua vlerësojnë.” (Transmeton: Tirmidhiu)

Ibn Kajjimi -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë se kjo është forma më efikase për mjekimin dhe pastrimin e zemrës. Ai ka thënë:

”Shkatërrimi i shpirtit është si pasojë e mospërfilljes së vetëllogaritjes dhe pasimit të epsheve dhe tekave. Për këtë arsye ka ardhur prej shokëve të Profetit:

“I zgjuar është ai që nënshtron vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, ndërsa i paaftë është ai që pason tekat (epshet) dhe vetëm shpreson tek Allahu.” (Transmeton: Amedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe e vlerësojnë si të mirë)

Hasan El-Basriu -Allahu e mëshiroftë!-thotë:

“Sa herë që e takon një besimtar do ta gjesh duke i kërkuar llogari vetvetes.”

Gjithashtu thotë:

“Besimtari do të vazhdojë të jetë i bekuar përderisa e qorton vetveten, ndërsa llogaria ndaj vetvetes është brenga e tij e vazhdueshme.”

Mejmun ibn Mihran -Allahu e mëshiroftë!- thotë:

“Besimtari i devotshëm është më i rreptë në kërkimin e llogarisë ndaj vetvetes, sesa (sherik shehih) partneri koprrac.”

Pra, besimtari e kontrollon sinqeritetin e tij, para se të veprojë diçka.

E mbikëqyr zemrën dhe e vërteton sinqeritetin me vepra, se ai e do Allahun dhe vepron vetëm për hir të Tij.

Bën përpjekje të vazhdueshme, për që të qenë i sinqertë.

Dhe mbas realizimit të ndonjë vepre i kërkon llogari vetvetes për mangësitë e konstatuara.

Këto që u përmendën, padyshim se, janë prej ilaçeve më dobiprurëse për kurimin e sëmundjeve të zemrës.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Ata që luftojnë për çështjet Tona, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona, Vërtet Allahu është me bamirësit.” El-Ankebut, 69.

“Mëso fenë tënde”

Burimi i Jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here