Ballina Zgjodhëm për ju. Fjalët që duhet të themi kur shikojmë një njeri me të meta!

Fjalët që duhet të themi kur shikojmë një njeri me të meta!

Gjatë jetës njeriu përballet me sprova të ndryshme. Sprovat me besim dhe mbështetje maksimale tek Krijuesi i Gjithësisë bëhen të kalueshme dhe me një fund shpërblyes. Ndodh që mes nesh të jene të pranishëm dhe njerëz me të meta, me aftësi të kufizuara.

Ajo është një çështje e caktuar nga Krijuesi. Por rëndomtë ka disa njerëz që i tejkalojnë kufijtë duke u tallur me sprovën e tyre. Në fenë hyjnorë Islame, njerzit kanë një rëndësi të veçantë në trajtim. Njerzit duhen trajtuar si njerez dhe jo si objekte materiale sepse jane krijesa të larta të krijuara nga Krijuesi i Gjithësisë. Nëse pranë nesh ndodhet nje njeri me aftësi të kufizuara ne duhet t’i japim kurajo të madhe duke i thënë se: me besim dhe mbështetje tek Krijuesi i Gjithësisë, kjo sprove do kalohet, së bashku me durimin do të vijë dhe shpërblimi.

Fjalët që duhet të themi në vetvete janë:

El-hamdu Lil-lahil-ledhi ‘afanii mimmabtelake bihi ve faddaleni ala kethirin mimmen haleka tafdilen.

Falenderimi i qoftë All-llahut i cili më ka mbrojtur nga kjo me të cilin të ka sporvuar ty dhe më ka begatuar nga shumë krijesa të Tij.

Tirmidhiu 5/493, 5/494, “Sahih Et-Tirmidhiu” 3/153.