FJALA E MIRË DHE FJALA E KEQE

0
536

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

«إن العبد ليتكلم بالكلمة من رضوان الله لا يلقي لها بالا يرفع الله بها درجات، وإن العبد ليتكلم بالكلمة من سخط الله لا يلقي لها بالا يهوي بها في جهنم» [رواه البخاري].

“Njeriut i ndodh të flet ndonjë fjalë që e kënaq Allahun duke mos i dhënë ndonjë rëndësi të madhe dhe të behet shkak për të fituar grada të larta. E tjetrit i ndodh që të flet fjalë që e hidhërojnë Allahun, duke mos i dhënë ndonjë rëndësi të madhe, e ta hedhin në greminë të xhehenemit”. (Buhariu).

Lum për ata që:

– Flasin për madhështinë e Allahut.

– Flasin për Fjalën dhe Porosinë e Tij, Kuranin.

– Flasin për këshillat dhe porositë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

– Flasin për bukuritë dhe vlerat e fesë Islame.

– Flasin dhe këshillojnë besimtarët.

– Urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja.

– Kanë kulturë bisede dhe dialogu.

– U japin përparësi atyre që dinë dhe kanë përvojë më të madhe në jetë.

– I shndërrojnë bisedat e tyre në biseda të bereqetshme duke i pllenuar idetë e tyre me të bashkëbiseduesve të tyre.

– Me fjalët e tyre fitojnë Kënaqësinë e Allahut.

Vaj atyre që:

– Bëjnë shirk me fjalë.

– Bëjnë kufër me fjalë.

– Flasim mbi Allahun dhe Fenë e tij pa dituri.

– Shkaktojnë fitne dhe trazira me fjalë.

– Fjala e tyre bëhet shkak për të ndarë burrin nga gruaja.

– Fjala e tyre bëhet shkak për të ndarë vëllanë nga vëllau i tij.

– Fjala e tij bëhet shkak për të përçarë myslimanët.

– Fjala e tij bëhet shkak për të vrarë dikë.

– Fjala e tij bëhet shkak për të plaçkit dikë.

– Fjala e tij bëhet shkak për të urryer dikë.

– Mallkojnë.

– Përgojojnë dikë.

– Shpifin dhe trillojnë ndaj dikujt.

– Gënjejnë.

– Dëshmojnë rrejshëm.

– Tallen me njerëz, etj.

– Me fjalët e tyre fitojnë Hidhërimin e Allahut.

Ibën Kajimi, rahimehullah thotë:

يقول ابن القيم رحمه الله: “وفي اللسان آفتان عظيمتان إن خلص من إحداهما لم يخلص من الأخرى: آفة الكلام وآفة السكوت وقد يكون كل منهما أعظم إثما من الأخرى في وقتها، فالساكت عن الحق شيطان أخرس، عاص الله، مراء مداهن إذا لم يخف على نفسه، والمتكلم بالباطل شيطان ناطق، عاص لله، وأكثر الخلق منحرف في كلامه وسكوته، فهم بين هذين النوعين. وأهل الوسط – وهم أهل الصراط المستقيم – كفوا ألسنتهم عن الباطل وأطلقوها فيما يعود عليهم نفعه في الآخرة”.

“Gjuha i ka dy defekte të mëdha, nëse shpëton njeriu nga njëra nuk shpëton nga tjetra: defekti i të folurit dhe defekti i heshtjes. Secili defekt mund të jetë mi madh se tjetri në kohën e vet. Ai që e hesht të vërtetën është shejtan memec, mëkatar karshi Allahut dhe lajkatar, në përjashtim të atij që frikohet për veten e tij. Kurse ai që e thotë të kotën është shejtan folës dhe mëkatar karshi Allahut. Shumica e njerëzve kanë devijuar edhe kur flasin edhe kur heshtin dhe qarkullojnë në mes të këtyre dy defekteve. Kurse ata që janë mesatar, ithtarët e Rrugës së Drejtë, e ndalin gjuhën nga e kota dhe flasin atëherë kur kjo bisedë u sjell dobi në ahiret”.

Përgatiti: Bekir Halimi