Fjala الله – All-llah është shëruese

Fjala الله – All-llah është shëruese

Gazeta ditore saudiase El-Watan, publikoi se fjalët e cituara të psikologut i cili theksoi se muslimanët të cilët mund të lexojnë gjuhën arabe dhe ta lexojnë Kur’anin rregullisht, janë në gjendje ta mbrojnë veten nga sëmundjet shpirtërore.

Psikologët shpjeguan se çdo shkronjë në fjalën الله All-llah merrë pjesë në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore. Në studimin e tij, shkencëtari i përmendur theksoi se shqiptimi i shkronjës së parë të fjalës All-llah, shkronja أ “A” liron sistemin respirativ dhe kontrollon frymëmarrjen.

Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingllores velare ل“L”, në pajtim me gjuhën arabe – gjuha duhet ta prekë lehtë pjesën e epërme të qiellzës duke bërë pauzë të shkurtër e pastaj vazhdimisht duke përsëritur pauzën e njëjtë, e lehtëson frymëmarrjen.

Po ashtu, shqiptimi i shkronjës së fundit, ه “H”, mundëson lidhjen ndërmjet mushkërive dhe zemrës, kurse kjo lidhje kontrollon të rrahurit e zemrës.

Ajo që është interesante në këtë studim është se psikologët janë jomuslimanë, por të interesuar për shkencat islame dhe për hulumtimet e fshehtësive të Kur’anit fisnik.

(Përkthyer nga gazeta e Katarit Arraya Daily, e dielë, 24. mars 2002. Nga: www.znaci.com.)