BENEFICIONET SHËNDETËSORE NE TË THËNIT “EHAMDULILAH”

0
232

Bernard Jensen thotë, në librin e tij Shkenca dhe Praktika e Iridologjisë*, “Mjeku i së ardhmes do të vërej se reparti më me rëndësi i njeriut nuk është trupi fizik i tij, por mendja që e kontrollon atë”. Dr, Ted M. Morter konfirmon këtë në librin e tij Shëndeti Juaj…Zgjidhja Juaj, kur ai thotë se “mendimet negative janë prodhuesit numër një të acideve në trup (dhe shkalla e lartë e acideve në trup janë shkaktarë kryesor të sëmundjeve)…sepse trupi juaj reagon në stresin mendor negativ dhe emocional i sjellur nga të menduarit në të njëjtën mënyrë sikur reagon kundër rreziqeve dhe kërcënimeve ‘reale’ fizike.

Në fakt, studimet spitalore tregojnë se, nga të gjithë pacientët të cilët konsultojnë pajisjet dhe lehtësimet klinike për pacientë të jashtëm në Shtetet e Bashkuara, një shtatëdhjetë për qind e tyre në mënyrë mahnitëse janë të gjetur që nuk kanë baze organike për ankesat e tyre. Kjo figurë është në mënyrë të çuditshme e lartë. Megjithatë, edhe pse në baze medicinore këta pacientë nuk kanë ndonjë burim të qartë organikë për ankesat e tyre, në fakt këtu ekziston një bazë fizike e këtij fenomeni. Që kur Frojdi e popullarizoi idenë e psikanalizës, njerëzit shpesh janë fokusuar ekskluzivisht në fushën mentale (mendore) që t’i zgjidhin ca probleme të caktuara, duke harruar që ne nuk mund të e ndajmë sferën mendore nga ajo fizike. Mendja gjendet në tru, dhe truri është një organ. Sikurse të gjithë organet tjera, ai ushqehet nga i njëjti grumbull i lendeve ushqimore që pjesët tjera të trupit ushqehen nga, dhe është i ndjeshëm nga të gjitha problemet tjera të njëjta. Së fundi, truri është vetëm një pjesë e trupit tonë sikurse të gjitha pjesët tjera dhe është tërësisht i varur nga trupi. Ai kërkon sheqer që të zhvillon energji për dallim nga indet tjera që mund të prodhojnë energji nga kaliumi dhe yndyra. Si pasojë, është organi i parë i cili vuan nga sheqeri i paktë në gjak dhe reagon në mënyrë shumë të ashpër. Vet Frojdi ka pohuar se psikanaliza nuk ishte e përshtatshme për të trajtuar sëmundjet sikurse skizofrenia, dhe ai kishte sugjerua se shkaqet e tyre do të gjenden të jenë biokimike.

Nëse ne kuptojmë që truri është një organ dhe ai punon në harmoni me organet tjera dhe ushqehet nga i njëjti sistem i qarkullimit të gjakut, ne mund të kuptojmë se si ndodhitë e ndryshme mentale mund të na afektojnë neve fizikisht. Për shembull, thjeshte duke përdorur trurin tonë për të menduar e studiuar, ai harxhon lende ushqimore në sistemin tonë, në veçanti fosfor. Të përdorurit e trurit së tepërmi mund të na shkaktoi neve mungesë të fosforit. Dhe ne gjëjme se edhe e kundërta është e vërtet në ketë marrëdhënie. Njerëzit të cilët kanë kapacitet të lartë intelektual zakonisht kane nivel të lartë të fosforit ne sistemin e tyre.

Vërtet ka shumë urtësi në thënien e Profetit a.s ( transmetuar nga Ebu Hureira), “ Njeri i fortë është jo ai i cili i kapërcen të tjerët me fuqinë e tij, por i fortë është ai qe kontrollon veten e tij në momente hidhërimi.” Ne fakt, të qëndruarit i qetë dhe durimtar është çelësi kryesor në fuqinë fizike.

Fosfori nuk është i vetmi përbërës i cili mund të shterohet nga streset mentale dhe mungesa e qetësisë shpirtërore. Nëse gjëndra tiroide, organi primar për kontrollimin e emocioneve tona, punon pandërprerë, ne mund të vuajmë nga deficiti i jodit. Stresi nga puna, divorci apo zhvendosja nga vendi i banimit, mund të shkaktojnë humbje të kaliumit dhe natriumit (sodiumit) në trup për shkak se i afekton gjëndrat adrenale (veshkor) duke krijuar më shume së sa është e nevojshme për këto minerale.

Madje edhe hipoglykemia (sasia e ulët e sheqerit ne gjak), mund të shkaktohet nga eksitimi (kënaqësia e tepërt). Profeti s.a.w.s na kishte këshilluar neve që të zgjedhim një rrugë më mesatare në jetë; megjithatë ne shpesh angazhohemi dhe ekspozohemi në zemërim të thellë duke bërtitur, të ndenjurit para televizionit në mënyrë të tepruar, dhe duke shkuar neper shëtitore, kinema, mbrëmje, neper parqe argëtimi etj. Kur ne vërejmë diçka ngacmuese, gjëndrat tona adrenale janë të stimuluara dhe kështu kemi rritje të sheqerit në gjak. Kjo, në shkëmbim, e stimulon pankreasin të tret insulinën në gjak në mënyrë që të zvogëloj nivelin e sheqerit, duke na bërë neve që të ndjehemi të lodhët dhe të dobët.

Kështu qe, të thuash “al-hamdulilah” krijon qetësi dhe shëndet, për atë që e kemi dhe posedojmë, dhe për atë qe ne ballafaqohemi me. Ne duhet të përpiqemi që të i mbajmë shtëpitë tona dhe ambientin ku jetojmë e veprojmë në qetësi dhe paqe, dhe të lirë nga stresi sa më shumë që është e mundur. Një mënyre se si ne mund të kundër reagojmë kundër efekteve të stresit është thjeshtë duke qene ne dijeni me çfarë stresi ballafaqohemi dhe duke konsumuar ushqyes të mjaftueshëm dhe plotësime tjera sikurse është barishtja ( bar mjekësor).

Për shembull, nëse një person qëndron vonë në mbrëmje për tu falur apo lexuar Kur’an gjatë Ramazanit, ata mund të përdorin ushqime qe kanë përmbajtje të shumtë të fosforit dhe ushqime tjera që mund të ndihmojnë të mbajnë nivelin e konsumit të fosforit. Nëse një person është duke lëvizur, udhëtuar apo duke bëre Haxh apo Umra, atyre u duhet të rrisin nivelin e ushqimeve që përmbajnë kalium dhe natrium si dhe një tërësi të vitaminës B.

Nëse ne e injorojmë në mënyrë të tërësishme marrëdhënien në mes të shëndetit fizik dhe atij mental, ne jemi duke munguar një detal shumë të rëndësishëm të pikturës së shëndetit personal. Dhe, sikurse në shumicën e problemeve shëndetësore, praktikimi i parandalimit është superior në krahasim me gjetjen e shërimit. Prandaj, mënyra më e mirë për të mënjanuar qëndrimin negativ dhe emocionet qe kontrollojnë trupin tonë është thjeshtë duke praktikuar urtësitë që na janë dhuruar neve përmes Kur’anit dhe Hadithit. Ne duhet të themi “Al-hamdulilah” për atë që posedojmë; “Inshaallah” për atë që vendosim të bëjmë; dhe “Subhana’ Allah, kur ne shohim diçka ngacmuese apo të çuditshme. Ne duhet të kujtojmë të themi, “Astaghfir’Allah” kur ne humbasim durimin tonë apo bëhemi të dobët, dhe më së rëndësishmi, “Allahu Akbar” kur ne ballafaqohemi me sfidat e jetës. Këto pesë frazat, thënë rregullisht, është sikurse të përdorurit e multi-vitaminave për shëndet të plotë.

Nga anglishtja:Imran Rasimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here