Home Lajme Kosova Fillojnë hetimet për shtrenjtimin e bukës

Fillojnë hetimet për shtrenjtimin e bukës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka paralajmëruar se do të hetojë ngritjen e çmimit të bukës që është bërë në disa furra nga 30 në 40 centë.

Ky autoritet nuk ka dashur të komentoj nëse ka qenë e drejtë apo jo, ngritja e çmimit të bukës.

Sipas tyre, është herët të komentohet një veprim i tillë, pas që fillimisht duhet bërë analizat në terren.

“Është herët të flitet se kush ka shkel rregullat e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës e kush jo, kush është fajtori dhe çfarë po ndodh në rastin e ngritjes së çmimit të bukës në disa furra në kryeqytet. Duhet më shumë kohë meqë kjo ka ndodhur vetëm një ditë më parë, dhe pasi që ta analizojnë situatën do të dalin me një qëndrim ne do shikojmë arsyet, pastaj dalim me qëndrim”, ka thënë Halit Shabani, anëtar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në një tryezë të rrumbullakët që është mbajtur të hënën në Prishtinë.

Sipas tij, çmimin nuk ka të drejtë askush ta ngrit apo ta ulë. “Atë duhet të ja lëmë tregut, tregu është përcaktuesi më i mirë i çmimit. Në rastin tek mielli do ta shikojmë më tutje, ky është lajm i vetëm një dite më parë, dhe do ti shikojmë rrethanat, kushtet, cilat janë ato, arsyet për ngritjen apo uljen e çmimit të bukës. Andaj është herët të flasim për këtë çështje ngase veç nga dje ka ndodhur kjo”, ka thënë ai.

Shabani ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organ i pavarur publik dhe është krijuar në bazë të Ligjit mbi konkurrencën.

Previous articleMASAKRA A PARE NDAJ CAMEVE 1611
Next articleNë Kosovë po rrezikohet siguria njerëzore Shkruan: Avni Islami