FETVA TË RËNDËSISHME PËR TË PENDUARIT?

0
606

Dikush thotë: “Dëshiroj të pendohem, por nuk i di rre-gullat e pendimit. Në mendje më sillen shumë pyetje për vlef-shmërinë e teubes, kur i bëj disa gjynahe, për mënyrën e plotësimit të disa haqeve të Allahut, që i kam lënë pa i kryer, si dhe për mënyrën e kthimit njerëzve haqet e shkelu-ra. A ka përgjigje për këto pyetje?”

Për ta shuajtur etjen dhe për ta freskuar zemrën e atij që i është kthyer rrugës së Allahut, po i paraqesim këto pyetje dhe këto përgjigje:

Pyetje: Unë e bëj gjynahun e pastaj pendohem për të. Por pastaj më mund epshi, i cili të çon drejt së keqes (nef-sul emmare), dhe i kthehem përsëri. Me këtë, a zhvlef-tësohet pendimi i parë dhe a mbetet gjynahu i parë dhe ai pas tij?

Përgjigjie: Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se nuk është kusht për vlefshmërinë e teubes që mos t’i kthehet gjynahut, por vlera e teubes qëndron në atë se ajo përqen-drohet në braktisjen e gjynahut, në pendimin prej tij dhe në vendosjen e prerë për shmangien e përdorimit të tij. Nëse e bën, atëherë trajtohet si ai që bën gjynah të ri. Atij i nevojitet pendim i ri, kurse pendimi i parë është i vlefshëm.

Pyetje: A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë jam duke bërë tjetrin?

Përgjigjie: Pranohet teubeja nga një gjynah edhe nëse je duke bërë tjetrin, me kusht që të mos jetë prej të njëjtit lloj dhe nuk ka lidhje me gjynahun e parë. Shembull, nëse pendohet nga kamata, por nuk pendohet nga pirja e alkoolit, pendimi i tij nga kamata pranohet dhe anasjell-tas. Por nëse pendohet dhe nuk punon me kamatën e rëndomtë e në anën tjetër vazhdon të punojë me kamatë kreditore, atëherë pendimi i tij nuk pranohet. Edhe atij që pendohet nga marrja e drogës ndërsa vazhdon me pirjen e alkoolit, nuk i pranohet teubeja. Gjithashtu, kush pendohet nga zinaja me një femër dhe vazhdon me tjetrën, edhe atij nuk i pranohet. Ajo që kanë arritur është se janë shmangur nga një gjynah, por janë duke bërë gjynahun tjetër nga i njëjti lloj.

Pyetje: Kam lënë disa detyra ndaj Allahut në të kaluarën: namaze që nuk i kam falur, agjërim që nuk e kam mbajtur, dhe zekat që nuk e kam dhënë. Tani, si të veproj?

Përgjigjie: Lënësi i namazit nuk e ka për detyrë ta bëjë kaza. Ky është mendimi më i saktë, ngase atij i ka kaluar koha e rregullt dhe nuk mund ta arrijë tjetër herë. Namazin e kompenson me kërkim faljëje (istigfarë) dhe me fal-jen e shpeshtë të nafileve, ndoshta Allahu në këtë mëny-rë ia fal. (Pjesa dërrmuese e dijetarëve islamë, në mesin e tyre edhe dijetarët hanefi, e kushtëzojnë përsëritjen (kazanë) e nama-zeve të kaluara për vlefshmërinë e teubes, duke bërë kraha-sim (kijas) me kazanë e domosdoshme të gjumashit dhe harrestarit. Shë-nim i përkthyesit.

Sa i përket lënësit të agjërimit, nëse ka qenë musliman në kohën kur e ka lënë agjërimin, e ka për detyrë ta bëjë kaza së bashku me të ushqyerit e një varfanjaku për çdo ditë që ka lënë gjatë Ramazanit, kur arrin Ramazani tjetër pa arsye. Kjo është keffaret (kompensim) për vonimin e agjëri-mit. Agjërimi bëhet ditë për ditë, edhe nëse grumbullohen muajt e paagjëruar. P.sh. Një njeri i ka lënë 3 ditë të Ramazanit të vitit 1400 hixhrij dhe 5 ditë të Ramazanit të vitit 1401 hixhrij. Pas disa vitesh është penduar tek Allahu. Ai duhet t’i bëjë kaza tetë ditë të agjërimit dhe ta ushqejë një varfanjak po aq ditë. Shembull tjetër. Një femër ka hyrë në pubertet në vitin 1400 hixhrij dhe është turpëruar t’i lajmërojë prindërit e saj, ashtu që i ka agjëruar edhe tetë ditët e rregullta (të menstruacionit) dhe nuk i ka bërë kaza. Tani ajo është penduar tek Allahu. Edhe për te vlen vendimi i mëparshëm. Këtu pra është fjala për ata që e kanë lënë agjërimin nga përtesa apo nga turpi, sepse disa dijetarë islamë janë të mendimit se për ata që e kanë lënë agjërimin me qëllim dhe pa arsye nuk ka kaza.

Ndërsa sa i përket lënësit të zekatit, ai detyrohet ta nxjerrë dhe ta japë zekatin, sepse ai është hak i Allahut nga njëra anë dhe hak i varfanjakut nga ana tjetër.

LIBRI Dëshiroj të pendohem, por …

Muhamed Salih El Munexhid