Feja e vertete i zgjidhe te gjitha enigmat e jetes

0
182

Feja e vertete i zgjidhe te gjitha enigmat e jetes

Kėtė qė e thamė e kanė argumentuar shqisat dhe pėrvojat ashtu siē e argumenton legjislacioni islam, natyra e pastėr e njeriut dhe logjika e shėndoshė.

__________________________________

Falenderimi i plotė i takon All-llahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi shpirtin e Muhamedit [alejhis-selam], mbi familjen dhe shokėt e tij.

Kėto janė disa fjalė qė kanė tė bėjnė me temėn “FEJA ISLAME”, fe e cila udhėzon nė atė qė ėshtė mė e drejta dhe mė e mira dhe i orienton njerėzit kah besimi, morali, sjellja, direktivat dhe themelet e saj, tė dobishme pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr.

Gjithashtu do tė vihet nė pah e vėrteta se nuk ka rrugė pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė njerėzve pėrveē Islamit dhe se ēdo sistem qė bie ndesh me kėtė fe pamundėson mirėqenien e botės dhe fesė pėderisa nuk mbėshtetet nė parimet e Islamit.

Kėtė qė e thamė e kanė argumentuar shqisat dhe pėrvojat ashtu siē e argumenton legjislacioni islam, natyra e pastėr e njeriut dhe logjika e shėndoshė.

Pa mėdyshje se tėrė feja ėshtė mirėsi dhe pėrmirėsim, pengim i tė kėqiave dhe dėmeve, thėrrret nė tė mirė dhe mbarėsi dhe nėnēmon ēdo tė keqe dhe poshtėrsi. Kjo e vėrtetė bėhet e qartė pėr ēdo tė menēur pas ekspozimit tė disa shembujve nga mėsimet dhe udhėzimet e Islamit. Nė atė rrast kuptojmė se tė gjithė njerėzit janė tė nevojshėm pėr kėtė fe, nė ēdo moment, sepse kėtė botė e kanė kapluar problematika tė ndryshme tė jetės. Njerėzit si tė marrė bredhin nė vorbullin e errėt tė jetės duke e gjetur rrugėn nė njė sferė e duke e humbur nė shumė tė tjera. Ndonjėherė normalizohet jeta e tyre nė njė aspekt e ēregullohet nė shume aspekte tjera dhe kėtė pėr dy shkaqe:

– ose pėr shkak paditurisė nė mėsimet dhe udhėzimet e fesė

– ose pėr shkak mendjemadhėsisė e vetėmashtrimit dhe qėllimeve tė kėqia e intereseve tė prishura qė kanė shpier njerėzimin nė situatėn tė cilėn e dėshmojmė.

Pėr kėtė arsye e kėrkon nevoja qė tė pėrmendim disa enigma tė ndėrlikuara tė jetės sikur: ēėshtja e fesė, shkencės, pasurisė dhe varfėrisė, shėndetėsisė dhe sėmundjeve, luftės dhe paqes, bashkimit dhe ndarjes, armqėsisė dhe urrejtjes si dhe ēėshtje tjera nė shqyrtimin e tė cilave dallojnė pikpamjet e njerėzve duke e ndriēuar metodėn objektive qė e aplikon feja Islame nė zgjidhjen e kėtyre problemeve dhe alternativat e dobishme qė i propozon kjo fe.

ENIGMA E PARE: FEJA DHE BESIMI (AKIDEJA)

Kjo ėshtė enigma mė e rrėndėsishme e jetės dhe mė e ndėrlikuara. Mbi tė ndėrtohen tė gjitha botėkuptimet. Nė bazė tė mirėqenies apo shkatėrrimit tė saj vlerėsohen tė gjitha gjėrat. Njerėzit sipas fesė dhe besimit janė ndarė nė grupe tė shumta varėsisht prej metodologjisė qė kanė ndjekur. Tė gjitha metodologjitė janė tė shtrembėruara, tė dėmshme, jo tė dobishme (dhe ithtarėt e tyre janė tė humbur) pėrveē atij qė ėshtė udhėzuar nė fenė Islame tė vėrtetė e cila cilėsohet me korrektėsi, mirėsi dhe qetėsi nė tė gjihta aspektet.

Shumė prej njerėzve i mashtroi djalli dhe adhuruan pėrpos All-llahut tjetėrkėnd sikur drunjė, gurrė, fotografi, pejgamberė, melekė, njerėz tė devotshėm e tė kėqinj duke pranuar se All-llahu ėshtė Zot i tyre, Krijuesi i tyre i parival. Pranuan teuhid-er-rubububije (njėshmėrinė e All-llahut nė krijim, zotėrim dhe rregullim tė gjithėsisė) dhe devijuan nga teuhid-ul-uluhije (veēimi i All-llaut me adhurim). Kėta janė politeistėt tė cilėt ndahen nė shkolla dhe frakcione tė ndryshme. Tė gjitha librat qiellorė kanė dhėnė shenjė pėr devijimin dhe shkatėrrimin e tyre. Nė anėn tjetėr tė gjithė pejgamberėt janė bashkuar nė njė qėllim: urdhėrimin nė teuhid (monoteizėm), ndalimin e shirkut (politeizmit) si dhe kanė theksuar privimin nga xheneti dhe hyrjen nė zjarr pėr atė i cilin i bėn shirk All-llahut. Logjika e shėndoshė dhe natyra e pastėr e njeriut vėrtetojnė ēregullsinė e shirkut, hynjėzimit tė krijesave dhe adhurimit tė tyre. Pra shirku sipas legjislacionit islam ėshtė kotėsi, sipas arsyes njerėzore ėshtė anomali kurse pėrfundimi i pronarėve tė tij ėshtė shkatėrrimi dhe dėshprimi. Njė pjesė e njerėzve besuan disa pejgamberė dhe libra qiellor dhe pėrgėnjeshtruan disa tė tjerė edhepse pejgamberėt dhe librat qiellor dėshmojnė nė mėnyrė reciproke vėrtetėsinė e tyre dhe pėrputhen nė bazamentet e tyre. Pėrgėnjeshtrimi i tyre mohon besimin e tyre. Mospranimi i disa pejgamberėve dhe librave qiellor zhvleftėson besimin e tyre nė disa pejgamberė dhe libra tė shenjtė. Kėta kanė mbetur tė devijuar nė fenė e tyre, tė humbur nė besmin e tyre, kontradiktor nė diturinė e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “S’ka dyshim se ata qė nuk besojnė All-llahun dhe tė dėrguarit e Tij, dėshirojnė tė bėjnė dallim mes All-llahut dhe tė dėrguarve tė Tij e thonė:”Ne i besojmė disa e nuk i besojmė disa tė tjerė dhe qė duan tė bėjnė pėr vete njė rrugė tė ndėrmjetme, tė tillėt janė jobesimtarėt e vėrtetė…” (Nisa – 150, 151). All-llahu [subhanehu ve teala] gjykoi se ata janė “jobesimtarė tė vėrtetė” sepse thirrja e tyre nė besim ėshtė vetėm njė pretendim qė nuk mban nė vete realitet. Sikur tė ishte pretendimi i tyre i realtė do t’i besonin tė gjitha faktet nė tė cilat kanė thirrur tė gjithė pejgamberėt, mirėpo ata thanė:”Ne besojmė nė atė qė na ėshtė dėrguar neve. Dhe nė kėtė mėnyrė ata nuk besojnė nė ēfarė erdhi mė pas, ndėrsa ajo ėshtė e vėrteta qė pėrforcon atė qė gjindet nė duarte tyre.” (Bekare-91). Pėr kėtė arsye pretendimi i tyre ėshtė gėnjeshtėr pėr tė cilėn ka thėnė Allahu:”Pėrse atėherė i keni vrarė pejgamberėt e All-llahut nė kohėt e mėhershme, nėse me tė vėrtet keni qenė besimtarė?” (Bekare- 91).

Njė grup tjetėr i njerėzve rekomanduan filozofinė dhe racionalizmin, e me kėtė sollėn lajthitjen mė tė madhe dhe absurditet tė paparė, e mohuan Zotin e Madh, ekzistencėn e Tij, e mos tė flasim pėr besimin nė pejgamberėt, nė librat qiellor dhe gajbin (botėn e fshehtė). Mohuan argumentet e All-llahut, u mbėshtetėn nė vetvetet e tyre me kryelartėsi, padrejtėsi dhe mendjemadhėsi. I pėrgėnjeshtruan dituritė e tė Dėrguarve dhe librave tė shpallura. U bėnė mendjelartė ndaj shpalljes sė All-llahut tė shtyrė nga mendjemadhėsia dhe nga ajo qė mėsuan prej shkencave natyrore dhe degėve tė tyre. Mohuan tė gjitha tė vėrtetat pėrveē asaj qė e perceptuan me shqisat dhe pėrvojat e tyre tė mangėta e shkurtpamėse nė krahasim me dituritė e Pejgamberėve. Kėshtu natyrėn e bėnė Zot, qėllim kryesor dhe kulminacion tė diturisė sė tyre. Tėrė ēėshtjen ia lanė natyrės sė tyre pa mos u kufizuar me legjislacionin fetar e as me etikėn njerėzore. Nė kėtė mėnyrė e ulėn veten me poshtė se kafsha sepse prej kafshės nuk kėrkohet moral. Gjithashtu ēdo gjė ia lanė epsheve tė tyre shtazarake, pa patur qėllim qė do ta shpresonin, as pėrfundim qė do ta kėrkonin: “Dhe thonė: Nuk ka tjetėr veēse jeta e kėsaj bote, vdesim dhe jetojmė dhe asgjė nuk na shkatėrron ne veēse koha.” (Xhathije-24). Nė kėtė mėnyrė politeistėt me gjith shirkun dhe kufrin e tyre ishin nė gjendje mė tė mirė dhe mė pak tė dėmshme se ata. Pėr fat tė keq ky botėkuptim i fėlliqur ka pėrfshirė nė kohėn e fundit pjesėn dėrmuese tė njerėzimit pėr shkak dobėsisė sė fesė, vetėdijes sė cekėt dhe kurthės sė popujve tė fuqishėm ndaj tė tjerėve me tė cilėn i kanė shkatėrruar njerėzit.

Sa i pėrket fesė islame, ajo i ka nxjerrė njerėzit prej errėsirave tė injorancės, kufrit, padrejtėsisė, armiqėsisė dhe llojeve tjera tė sė keqes nė dritėn e shkencės, imanit, bindjes, drejtėsisė, mėshirės dhe tėrė tė mirės:

“Vėrtet Allahu derdhi mbi besimtarėt mirėsi tė madhe kur Ai ēoi ndėrmjet tyre njė tė dėrguar (Muhamedin) nga mesi i tyre, duke iu lexur atyre vargjet e Tij (Kuranin), duke i pastruar ata (nga gjunahet e tyre duke e ndjekur atė) dhe duke u kėshilluar atyre Librin (Kuranin) dhe Hikmetin (urtėsinė dhe sunnetin e Pejgamberit [alejhis-selam], rrugėn e tij tė zbatimit nė jetė tė rregullave tė Islamit, fjalėt, veprimet e faljes e tjerė), edhe pse para kėsaj ata kanė qenė nė gabim (humbje) tė qartė” (Ali Imran-164)

“Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim.” (Nahėl-90)

“Sigurisht qė ky Kur’an udhėzon drejt mė tė drejtės dhe mė tė vėrtetės” (Isra-9)

“Kėtė ditė, Unė pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova Mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin si fe” (Maide-3)

“Dhe Fjala e Zotit Tėnd ėshtė plotėsuar me vėrtetėsi dhe drejtėsi.” (En’am-115) – d.m.th. Fjalėt e Tij tė cilat u bėnė ligje dhe dispozicione, tė cilat Allahu i pėrsosi nė tė gjitha aspektet dhe nė tė cilat nuk ka asnjė mangėsi. Tė vėrteta nė lajmėrimin pėr Allahun, pėr njėshmėrinė (teuhidin) e Tij, pėr shpėrblimin e teuhidit dhe realitetin e gajbit (botės sė fshehur) pėr tė cilėn kanė lajmėruar pejgamberėt. Tė drejta nė ligjėsimin e dispozitave. Tė gjitha urdhėrat e Tij janė drejtėsi, mirėsi, mirėqenėsi dhe pėrmirėsim. Ndalesat e tij janė urtėsi e plotė, ndalojnė padrejtėsinė, armiqėsinė dhe dėmet e nduarnduarta, ” E kush ėshtė mė i mirė nė gjykim se sa Allahu pėr njė popull qė ka njė besim tė fortė?” (Maide-50). Mėnyra pyetėse nė kėtė ajet ėshtė me kuptim tė mėnyrės mohore i fiksuar nė logjikėn dhe natyrėn e pastėr tė njeriut. Nuk ka urdhėruar Islami ndonjė gjė e tė thotė logjika e shėndoshė: sikur tė ishte e ndaluar, as qė ka ndaluar ndonjė vepėr e tė thotė logjika e shėndoshė: sikur tė ishte e lejuar. Kjo fe e ka lejuar ēdo tė bukur e tė dobishme dhe e ka ndaluar ēdo tė shėmtuar e tė dėmshme, “Ata tė cilėt ndjekin tė Dėrguarin, Pejgamberin qė s’di as tė shkruaj e as tė lexoj (d.m.th. Muhamedin) tė cilin e gjejnė tė shkruar nė Teurat qė e kanė nė duart e tyre dhe nė Inxhil – ai i udhėzon ata pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė; i ndalon nga ēdo gjė qė ėshtė e keqe; ai i ēliron ata nga barrėt e rrėnda dhe nga prangat qė qenė mbi ta.” (A’raf-157)

Islami i udhėzon njerėzit nė ēdo gjė qė ėshtė e dobishme pėr ta nė dunja dhe nė Ahiret, i pengon nga ēdo gjė qė ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe mrėqenien e tyre nė pėrgjthėsi. Kur dobia dhe dėmi janė tė paqartė ai urdhėron qė tė konsultohemi pėr t’u bėrė dobia e qartė dhe pėr t’u larguar nga dėmi.

Ajo ėshtė fe madhėshtore, gjithėpėrfshirėse e cila ka urdhėruar besimin nė ēdo libėr tė shpallur dhe ēdo pejgamber tė dėrguar, “Kėshtu pra vetėm te kjo fe ftoji (njerėzit, o Muhamed) dhe qėndro fortė i paepur (nė Islamin e pastėr) siē je urdhėruar dhe mos ndiq dėshirat e tyre, por thuaj: Unė besoj nė gjithė ē’ka zbriutr Allahu nga librat e shenjtė dhe jam i urdhėruar tė gjykoj drejt mes jush. Allahu ėshtė Zoti ynė dhe Zoti juaj. Pėr ne punėt tona dhe pėr ju punėt tuaja. Nuk ka polemikė mes nesh e jush (sepse u bė e qartė e vėrteta nga e pavėrteta). Allahu do tė na mbledhė ne dhe tek Ai ėshtė kthimi i fundit.” (Shura-15)

Ajo ėshtė fe madhėshtore pėr vėrtetėsinė dhe pėrsosurinė e sė cilės ka dėshmuar Allahahu i madhėruar, kanė dėshmuar edhe krijesat mė tė mira tek Allahu: “Allahu dėshmon se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Atij; dėshmojnė edhe melekėt edhe ata qė kanė dituri. Ai e mban krijimin e tij nė drejtėsi tė plotė. Askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Atij, ėshtė i Gjithėfuqishmi, mė i Urti. (Ali Imran-18,19)

Ajo ėshė fe qė kush cilėsohet me tė Allahu mbledhė nė tė bukurinė e brendėsisė dhe pamjes sė jashtme, etikėn e pėrkryer dhe veprėn e mirė “Kush ka fe mė tė mirė se ai i qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejtė tė Ibrahimit?” (Nisa-18,19). Nuk ka mė tė mirė se ai qė ėshtė i sinqertė ndaj Allahut, bėmirės ndaj robėrve tė Tij. I sinqertė ndaj Allahut, ndjekės i ligjit tė Tij i cili ėshtė ligji mė i mirė dhe metodologjia mė e drejtė, ngjyros zemrėn e tij me sinqeritet dhe teuhid dhe kėshtu morali dhe veprat e tij vihen nė rrugėn e udhėzimit dhe drejtėsisė “(kjo fe jona ėshtė) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) mė mirė se All-llahu. Ne vetėm atė e adhurojmė.” (Bekare-138)

Ajo ėshtė fe ithtarėt e sė cilės kanė ēliruar zemra me anė tė diturisė dhe besimit dhe kanė ēliruar anėt e botės me drejtėsi, mėshirė dhe kėshillė ashtu si i pėrshtatet qenies njerzore.

Ajo ėshtė fe me tė cilėn Allahu pėrmirėsoi besimet, sjelljet dhe jetėn nė pėrgjithėsi, bashkoi shumė zemra tė ndara dhe mendime tė pėrēara.

Ajo ėshtė fe madhėshtore, e pėrsosur deri nė kulminacion nė lajmet dhe ligjet e saj. Cdo lajm i saj ėshtė i realtė, ēdo ligj i saj ėshtė i drejtė. Nuk ndodh qė dituria e vertetė tė bie ndesh me lajmet e saj, e as qė ka ligj mė tė mirė se ligji i saj.

Themelet e saj janė ecuri e tė kaluarės dhe tė ardhmes. Kudo qė mardhėniet ndermjet individėve apo shoqėrive zhvillohen nė pėrputhje me themelet e saj shohim drejtėsi, mėshirė dhe mirėsi sepse janė shpallje nga i Urti, i Lavdishmi “Elif, Lam, Ra, (ky ėshtė) Libėr, ajetet e tė cilit janė radhitur (nė mėnyrė tė pėrsosur, njėkohėsisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i tė gjitha ēėshtjeve nė hollėsi.” (Hud-1). “Atij nuk mund t’i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė lavdishmit” (Fussilet-42) “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Hixhėr-9), fjala “mbrojtės tė tij” d.m.th. mbrojtės tė fjalėve tė tij nga shtesat, heqjet dhe ndryshimet. Mbrojtės i ligjeve nga shtrembėrimi dhe mangėsimi. Ligjet e tij janė tė plota nė drejtėsi dhe lehtėsim.

Ajo ėshtė fe madhėshtore qė udhėzon kah e vėrteta dhe rruga e drejtė. Ciltėria ėshtė simbol i saj, drejtėsia epiqendėr, e vėrteta shtyllė, mėshira shpirt dhe qėllim, e mira ortak, mirėsia dhe pėrmirėsimi bukuri dhe veprimtari, udhėzimi nozull i saj.

Ajo ėshtė fe qė i ka bashkuar kėrkesat e shpirtit dhe trupit. Allahu i urdhėroi besimtarėt atė qė i urdhėroi pejgamberėt, adhurimin e Allahut dhe kryerjen e veprave tė mira, ngrėnien e gjėrave tė lejuara dhe shfrytėzimin e tė mirave qė Allahu i krijoi pėr njeriun. Allahu i ngriti nė piedestal tė lartė praktikuesit e kėsaj feje. Kush mėson cilėsitė dhe rregullat e saj e kupton vlerėn e madhe tė dhuratės sė Allahut ndaj krijesave tė Tij. Kush e le pas dore kėtė fe bie nė kotėsi, humbė rrugėn e drejtė dhe dėshton nė jetė sepse fetė tjera qė kundėrshtojnė Islamin sillen mes gjėrave tė kota dhe shtrembėrimit dhe mes ateizmit dhe materializmit. Veprat e tyre i vdesin zemrat, i bėjnė si tė kafshėve madje edhe mė tė humbura sepse kur zemra zbrazet nga feja e vėrtetė zbrazet edhe shpirti i tij prej etikės dhe zėvendėsohet me tė kundėrten e saj dhe ithtarėt e saj zbresin nė shkallėn mė tė ulėt. Qėllimi kryesor i tyre ėshtė kėnaqja nė kėtė jetė.

ENIGMA E DYTE: DITURIA (SHKENCA)

Shumė prej njerėzve kanė gabuar nė pėrcaktimin e konceptit “dituri e vėrtetė” tė cilėn duhet mėsuar dhe nxituar drejt saj. Tek ata gjejmė dy mendime me skaje tė kundėrta, asnjėri nuk ėshtė mė pak i rrezikshėm se tjetri.

Mendimi i parė: pėrkufizimi i nocionit “dituri” nė diturinė e sheriatit qė ka tė bėjė me pėrmirėsimin e besimeve, moraleve, regulllave tė adhurimit, pa mos pėrfshirė atė qė nė tė vėrtetė aludon Kur’ani dhe suneti se nocioni “dituri” nėnkupton shkencat e sheriatit me degėt e tyre dhe shkencat e kėsaj bote (shkencat natyrore dhe shoqėrore). Kėtė mendim e pėfaqėson njė grup njerėzish tė cilėt nuk e kanė kuptuar sheriatin , mirėpo ata kanė filluar tė lirohen nga ky mendim pasi qė panė tė mirat e mėdha nė shkencat e kėsaj bote si dhe aludimin e argumenteve tė sheriatit pėr tė.

Mendimi i dytė: pėrkufizimi i nocionit “dituri” nė shkencat bashkėkohore tė cilat janė disa prej shkencave tė kėsaj bote. Zanafilla e kėtij mendimi ishte devijimi nga feja, shkencat dhe morali i saj. Ky ėshtė gabim i madh pasi qė mjetet i bėnė qėllime dhe mohuan ēdo shkencė dhe tė vėrtetė qė nuk ka tė bėjė me shkencat e kėsaj bote. Ata u mashtruan me prodhimtarinė dhe zbulimet e tyre. Pėr kėta njerėz bėhet fjalė nė versetin kur’anor “Kur u erdhėn atyre tė dėrguarit me argumente tė qarta, ata iu gėzuan dijenisė sė vet dhe atėherė i pėrfshiu ajo qė e tallnin.” (Gafir-83) Ata u gėzuan me diturinė e tyre dhe u bėnė mendjelartė ndaj diturive tė pejgamberėve derisa i pėrfshiu dėnimi pėr shkak talljes sė tyre ndaj tė vėrtetės dhe pėr shkak pėrgėnjeshtrimit tė pejgamberėve e nė kėtė botė u dėnuan me vulosje tė zemrave, dėgjimeve dhe shikimeve dhe kėshtu u verbėruan para tė vėrtetės kurse “dėnimi i botės tjetėr ėshtė shumė mė i rėndė. Ata nuk ka kush t’i mbrojė prej ndėshkimit tė All-llahut.” (R’ad-34)

Vėshtrimi i Kur’anit dhe sunetit nė pėrcaktimin e nocionit “dituri” ėshtė: ēdo njohje qė shpien drejt qėllimeve tė larta, jep fryte tė dobishme – nuk ka dallim nė kėtė mes asaj qė lidhet me kėtė botė dhe Ahiretit- pra ēdo dituri qė tė udhėzon kah rruga e drejtė, ngritjes sė besimit, moralit dhe veprave ėshtė prej diturisė.

Shkencat (dituritė) ndahen nė dy grupe: qėllime dhe mjete.

Qėllime: janė shkencat fetare

Mjete: ēdo shkencė qė ėshtė nė dobi tė fesė sikur shkencat filologjike dhe shkencat tjera natyrore e shoqėrore tė kėsaj bote fryt i tė cilave ėshtė njohja e Allahut, njėshmėrisė sė Tij, pėrsosurisė sė Tij dhe njohja e vėrtetėsisė sė pejgamberėve.

Fryti i kėtyre shkencave: ndihma pėr tė adhuruar dhe falendėruar Allahun dhe mėkėmbja e fesė. Allahu [subhanehu ve teala] na ka lajmėruar se gjithėsinė ia ka nėnshtruar njeriut dhe e ka urdhėruar qė tė meditoj nė tė dhe tė zbuloj dobi fetare dhe tė kėsaj bote. Urdhėrimi pėr njė gjė (d.m.th. urdhėri pėr tė medituar gjithėsinė qė tė kuptojmė madhėrinė e Allahut, sh.p. ) ėshtė urdhėr nė vete dhe ajo pa tė cilėn nuk mund tė kryhet njė urdhėr ėshtė urdhėr nė vete gjithashtu. E tėrė kjo ėshtė nxitje pėr njohjen e shkencave tė kėsaj bote me anė tė sė cilės do tė pėrfitojmė nga ajo qė e ka nėnshtruar Allahu pėr njeriun sepse tė mirat nė kėtė botė nuk pėrfitohen pa mund, meditim dhe eksperimentim “Ne e kemi zbritur edhe hekurin qė nė tė ka forcė tė fortė dhe dobi pėr njerėz” (Hadid-25). Kjo dobi nuk arrihet pėrveē se me njohjen e shkencave industriale pėr tė ditur mėnyrėn e prodhimit.

Argumentet kur’anore dhe tė sunnetit qė flasin pėr dobitė e shkencės dhe mbivlerėsimin e shkencėtarėve ndaj tė tjerėve janė tė shumta. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?” (Zumer-9), dhe se dijetarėt janė ata qė i frikohen Allahut dhe njohės tė Tij “All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt” (Fatir-28). Gjithashtu Allahu [subhanehu ve teala] urdhėroi tė paditurit tė pyesin tė diturit.

Allahu ka urdhėruar veprimin e ibadeteve (adhurimeve) tė shumta dhe ndaloi gjėra tė shumta, e urdhėri dhe ndalimi nuk mund tė zbatohen pėrveē se me dituri. Tė gjitha urdhėrat dhe ndalesat e sheriatit tregojnė obligueshmėrinė e mėsmit tė shkencės pėrkatėse me urdhėrin. Gjithashtu Allahu [subhanehu ve teala] lejoi mardhėnie tė veēanta dhe ndaloi disa tė tjera, e dallimi i tė lejuarės nga e ndaluara nuk mund tė realizohet vetem se me dituri. Allahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar ata qė nuk i dinė rregullat dhe urtėsitė qė i ka zbritur Ai nė librin e Tij.

Prej gjėrave qė Allahu [subhanehu ve teala] i urdhėroi nė shumė ajete kur’anore ėshtė xhihadi. Urdhėroi tė pėrgaditemi aq sa kemi mundėsi, e kjo nuk mund tė arrihet vetėm se me njohjen e arteve ushtarake si dhe prodhimeve industriale me tė cilat ėshtė e lidhur ngushtė forca luftarake.

Allahu urdhėroi mėsimin e rregullave tė tregtisė dhe bazave tė ekonomisė, madje urdhėroi qė tė vihen nė provim fėmijėt e vegjėl bonjakė pėr tė mėsuar trgtimin dhe fitimin “Provoni bonjakėt derisa tė bėhen pėr martesė, e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzonju atyre pasurinė e tyre” (Nisa-6), pra nuk urdhėroi pėrgjegjėsin e bonjakėve qė t’ua jep paurinė atyre derisa tė arrijnė pjekurinė, dhe tė mėsojnė mėnyrėn e fitimit dhe tregtimit.

Legjislacioni i pėrkryer islam urdhėroi tė gjitha dituritė e dobishme si: Teuidin (Besimi i njėshmėrisė sė Allahut, sh.p.), Bazat e fesė, Fikhun (shkenca qė studion ligjet praktike islame nė detaje, sh.p.), gjuhėn dhe degėt e saj, shkencat politike dhe ekonomike si dhe shkencat tjera qė u bėjnė dobi shoqėrive dhe individėve.

Nuk ka ndonjė dituri tė dobishme qė lidhet me kėtė botė apo me botėn tjetėr e qė nuk e ka urdhėruar ligji islam dhe qė nuk ka nxitur kah ajo dituri. Tė gjitha shkencat qė janė tė lidhura me kėtė botė apo botėn tjetėr janė tė mbledhura nė legjislacionin islam, madje disa prej shkencave qė kanė tė bėjnė me kėtė botė janė emėrtuar si shkenca fetare nė ligjin islam.

Ekstremistėt e pėrkufizuan kuptimin e shkencės nė disa shkenca fetare dhe me kėtė gabuan thellė.

Materialistėt nė anėn tjetėr e pėrkufizuan kuptimin e shkencės nė disa shkenca natyrore dhe shoqėrore dhe mohuan tė tjerat e me kėtė devijuan dhe u ērregullua feja dhe morali i tyre. Shkencat e tyre u bėnė arte tė zbrazura qė nuk pastrojnė shpirtrat as mendjet e as qė ushqejnė moralin. Dėmi i kėtyre shkencave ishte mė tepėr se sa dobia. Ata fituan nga ato shkenca nė aspektin e prodhmtarisė dhe zbulimeve dhe u dėmtuan nė dy aspekte:

E para: zbulimet e tyre u shndėruan nė fatkeqėsi mė tė madhe ndaj tyre sepse shkaktuan zhdukje, luftėra katastrofale dhe shkatėrrime.

E dyta: i pėlqyen zbulimet e tyre dhe u bėnė mendjelartė dhe nėnēmuan dituritė e pejgmberėve dhe ēėshtjet e fesė “Ata qė kundėrshtojnė shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanė tjetėr nė zemrat e tyre vetėm se njė mendjemadhėsi, me tė cilėn nuk do t’ia arrijnė qėllimit, e ti kėrko mbrojtje te All-llahu, se Ai tė gjitha i dėgjon dhe i sheh.” (Gafir-56), “Ne u patėm mundėsuar atyre (fuqi, pasuri, jetė tė gjatė), atė qė nuk u mundėsuam juve, u patėm dhėnė tė dėgjuar, tė parė e edhe zemra (tė menduar), por atyre nuk u bėri dobi asgjė, as tė dėgjuarit e tyre, e as tė parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin qė i mohonin argumentet e All-llahut, andaj, i pėrfshiu ajo me tė cilėn talleshin.” (Ahkaf-26), “Kur u erdhėn atyre tė dėrguarit me argumente tė qarta, ata iu gėzuan dijenisė sė vet dhe atėherė i pėrfshiu ajo qė e tallnin.” (Gafir-83)

Prej asaj qė pėrmendėm u qartėsua se shkencat e dobishme janė ato tė kėsaj bote dhe botės tjetėr. Ato janė shkencat qė janė cekur nė Librin e Allahut dhe sunnetin e Pejgamberit [alejhis-selam] tė cilat pėrfshijnė ēdo dituri tė dobishme, njohje tė saktė, pa dalluar nė mes bazave dhe degėve as nė mes atyre fetare dhe tė kėsaj bote ashtu siē pērfshinė akideja besimin nė ēdo tė vėrtetė, nė shpallejn e librave tė Allahut, nė dėrgimin e pejgamberėve, e Allahut i takon falendėrimi.

ENIGMA E TRETE: PASURIA DHE VARFERIA

Politika e njerėzve dhe qėllimet e tyre nė ēėshtjen e pasurisė dhe varfėrisė janė tė ndryshme, varėsisht prej interesave personale, e jo varėsisht prej pasimit tė sė vėrtetės dhe shikimit tė interesave tė pėrgjithshme. Ata gabuan rrugėn e dobishme pėr shkak se nuk janė pėrqėndruar nė udhėzimet e fesė Islame dhe me kėtė dalluan pikpamjet e tyre nė bazė tė sė cilave vepruan dhe sollėn dėm tė madh, shkaktuan mosmarrėveshje tė ashpėra ndėrmjet atyre qė pretendojnė ndihmėn e tė varfėrve e punėtorėve dhe ndėrmjet pronarėve tė pasurive tė mėdha qė mbajnė qėndrim pėrbuzės ndaj tjerėve. Ata rreth kėsaj ēėshtjeje kanė biseda tė gjata tė cilat janė pėrplot gabime dhe devijime. Allahu i udhėzoi besimtarėt e Tij nė rrugė tė drejtė nė tė gjitha ēėshtjet e nė veēanti nė ēėshtjen e pasurisė dhe varfėrisė.

Legjislacioni islam erdhi pėr tė mirėn e tė pasurve dhe tė varfurve sipas mundėsisė, pasi qė Allahu s.v parapėrcaktoi qė njerėzit tė jenė nė grada tė ndryshme, tė pasur dhe tė varfur, tė ndershėm dhe tė pėshtėr, tėrė kėtė pėr urtėsi tė mėdha dhe fshehtėsi qė nuk ka shprehje pėr pėrshkrimin e tyre. I lidhi fortė dy grupet (tė pasurit dhe tė varfėrit, sh.p.) njėri me tjetrin, i pėrcaktoi shėrbimet ndaj njėri tjetrit, interesat e ndėrsjellta kėshtu qė ēdo grup u bė i nevojshėm pėr tjetrin.

Fillimisht Ligjdhėnėsi ligjėsoi qė ata tė jenė vėllezėr nė mes vete dhe tė mos e shfrytėzojnė njėri tjetrin porse i udhėzoi tė dy palėt qė tė kryejnė obligimin fetar ndaj njėri tjetrit nė bazė tė sė cilės arrihet deri te bashkimi dhe ngritja e jetės normale.

I urdhėroi tė gjithė qė tė drejtohen kah interesat e pėrgjithshme tė dobishme pėr tė dy palėt sikur adhurimet qė kryhen me trup, projektet humanitare, luftimin e armiqve, kundėrshtimin e tyre dhe pengimin e armiqėsisė sė tyre nė ēdo mėnyrė, ēdonjėri sipas mundėsisė dhe forcės qė posedon. Njėri me trupin dhe pasurinė e vet, tjetri vetėm me trup, tjetri vetėm me pasuri, tjetri me famė dhe instruksion, ndonjėri me dituri dhe mėsimin e tjerėve sepse qėllimi ėshtė njė, interesat janė tė pėrbashkėta, synimi ėshtė i lartė dhe mjetet pėr realizim tė lejuara.

Mė pas Allahu [subhanehu ve teala] urdhėroi tė pasurit me dhėnien e zekatit ashtu siē ėshtė cekur nė detajet e ligjt islam. Kėtė e bėri pėr pėrmbushjen e nevojave tė atyre qė kanė nevojė, pėr arritjen e qėllimeve fetare mbi tė cilat ngritet feja dhe jeta. Nxiti bamirėsinė nė ēdo kohė dhe ēdo rrast, obligoi tė ndihmohet i detyruari, tė ushqehet i urituri, tė vishet i zhveshuri. Obligoi shpenzmin e veēantė pėr familjen dhe ēdo gjė qė ka tė bėjė me ta, dhe urdhėroi zbatimin e obligimeve ndėrnjerėzore. Megjithkėtė i urdhėroi qė tė mos mbėshteten nė fuqitė e tyre as mos jetė qetėsia dhe rehatia nė pasuritė e tyre por qėllimi i tyre tė jetė kah Allahu dhe shpėrblimi i Tij duke kėrkuar ndihmė prej Allahut, Atė ta falendėrojnė pėr tė mirat qė ua ka adhuruar dhe qė i ka dalluar me bollėk. Allahu [subhanehu ve teala] i obligoi tė pasurit qė tė ndalen nė kufijtė e caktuar nga Ai, tė mos zhyten nė komoditet dhe abuzim pėr tė mos dėmtuar moralin, pasurinė dhe gjendjen e tyre nė pėrgjithėsi por tė bėhen ashtu si ka thėnė Allahu [subhanehu ve teala] “Edhe ata qė kur shpenzojnė nuk e teprojnė e as nuk janė dorėshtrėnguar, por mbajnė mesataren e janė tė matur” (Furkan-67). Megjithėkėtė Ai i urdhėroi qė fitimi i pasurisė tė jetė nė mėnyrė tė ndershme dhe tė pastėr, tė mos e ndytyn pasurinė e tyre me fitime tė fėlliqura sikur kamata, bixhozi, mashtrimet, tradhėtimet e tjerė, por t’u pėrmbahen rregullave tė drejta tė sheriatit nė veprimtarinė e tyre ashtu siē iu pėrmbahen ligjeve islame nė adhurimet e tyre. Gjithashtu i urdhėroi tė pasurit tė shikojnė tė varfurit me sy pėrdėllues e bamirės, jo me shikim tė vrazhdė, tė ashpėr, egoist apo mendjelartė.

Nė bazė tė kėtyre mėsimeve tė urta pasuria merr ngjyrė fetare, arrinė kulmin e nderit dhe vlerėsimit tė plotė. Nga ky kėndvėshtrim pasuria trajtohet si cilėsi e lavdėruar, pėrsosuri dhe gradė e lartė pasi qė ligji islam e pastroi, nxiti largimin nga gjėrat e poshtėra dhe ofroi pėrfitimin e gjėrave tė vlefshme.

Sa i pėrket qėndrimit tė Islamit ndaj tė varfėrve, ai i ka urdhėruar ata dhe tė gjithė tė tjerėt qė nuk i kanė arritur dėshirat e shpirtit qė tė bėjnė durim dhe tė pajtohen me pėrcaktimin e Allahut [subhanehu ve teala] dhe tė pranojnė se Ai ėshtė i Urtė, Atij i takon gjykimi pas tė cilit fshehen dobi tė mėdha “Por mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. All-llahu di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare-216). Pra ky botėkuptim i tyre e largon pikėllimin i cili shkakton plogėshti dhe pėrtaci.

I urdhėroi tė varfėrit tė mos kėrkojnė nga krijesat tė heqin varfėrinė, as mos i lusin ata pėrveē kur nuk kanė rrugėdalje, por nga Allahu tė kėrkojnė njė gjė tė tillė, nga Ai i cili ėshtė njė, i parival, duke kėrkuar shkaqet qė i ka caktuar Allahu pėr largimin e verfėrisė dhe arrijten e pasurisė. Shkaqet janė punė tė ndryshme, ēdonjėri angazhohet me shkakun i cili i pėrshtatet dhe qė i ka hije. Nė kėtė mėnyrė ai pėrfiton pavarėsinė nga krijesat, ushtrohet nė punė dhe zell dhe lufton pėrtacinė dhe amullinė. Megjithėkėtė nuk lejohet qė nė zemrat e tyre tė kenė zili ndaj tė pasurve pėr shkak asaj qė ua ka dhėnė Allahu “Mos lakmoni nė atė, qė All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.” (Nisa-32)

I urdhėroi tė varfėrit qė tė marrin kėshillė nė punėt, marėdhėniet dhe veprimtarinė e tyre dhe tė mos e shpejtojnė rrizkun me zhytje nė fitimet e poshtėra tė cilat e humbin fenė dhe botėn.

I urdhėroi me dy gjėra qė u ndihmojnė kundėr varfėrisė:ekonomizimin nė jetė dhe tė kėnaqurit me rizkun (furnizimin) e Allahut [subhanehu ve teala] sepse rrizku i vogėl me ekonomizim tė urtė ėshtė shumė kurse tė kėnaqurit me tė ėshtė thesar qė nuk harxhohet dhe ėshtė pasuri pa tė holla.

Ka shumė prej tė varfėrve qė kanė korrur sukses me ekonomizim dhe kėnaqje me atė qė kanė, nuk lakmojnė tė pasurit tė cilėt e teprojnė nė harxhime dhe nuk mėrziten pėr shkak furnizimit tė paktė qė kanė.

Atėherė kur tė varfėrit do tė udhėzohen me udhėzimin e fesė, nė sabėr, varėsi vetėm prej Allahut dhe pavarėsi nga krijesat, mundim dhe lodhje nė punėt e ndershme, kėnaqje me caktimin e Allahut, do tė lehtėsohet barra e varfėrisė dhe rrėndėsia e saj. Ata edhe mė tej do tė nxitojnė kah arritja e pasurisė dhe do tė shpresojnė nga Zoti i tyre e do tė presin premtimin e Tij dhe do t’i kenė frikė Allahut sepse “sepse kushdo qė ka frikė Allahun dhe pėrmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do tė sjellė rrugė pėr tė pėr tė dalur (nga ēdo vėshtirėsi). Dhe Ai do t’i sjell atij furnizim prej nga ai as nuk mund ta mendonte. Dhe kushdo qė mbėshtetet e vė shpresat tek Allahu, atėherė Ai do t’i mjaftojė atij plotėsisht.” (Talak-2-3)

Tė gjitha kėto udhėzime dhe mėsime fetare nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij pėr tė pasurit dhe tė varfurit sjellin tė mira pėr dy palėt, pengojnė tė kėqiat dhe dėmet dhe japin frytet mė tė bukura nė kėtė dhe botėn tjetėr.

Kjo ėshtė zgjidhja e vetme nga Zoti i lavdishėm pėr enigmėn e pasurisė dhe varfėrisė e ēdo gjė tjetėr ėshtė shqetėsim dhe dėshprim, dėm dhe shkatėrrim kurse Allahu ėshtė Ai qė udhėzon.

E ngjashme me kėtė ėshtė ēėshtja e shėndetit dhe sėmundjes. Legjislacioni islam ėshtė i pėkryer edhe nė kėtė aspekt, urdhėroi ēdo gjė qė e ruan shėndetin dhe e mirėmban atė, ēdo gjė qė i largon sėmundjet apo i lehtėson ato sipas mundėsive. Rreth kėsaj teme janė shkoqitur gjėra tė dobishme qė kanė tė bėjnė me shėndetin dhe mirėmbajtjen e tij dhe mbrojtjen nga rreziqet e dėmet e ndryshme. Njeriu e ka pėr obligim qė tė mbrohet prej sėmundjeve para se tė goditet me ta, megjithėkėtė ligji islam e urdhėroi atė qė tė mbėshtetet nė Allahun [subhanehu ve teala] pasi qė ėshtė e ditur se ai qė jep begatinė dhe qė e largon tė kėqen ėshtė Allahu [subhanehu ve teala] me diturinė e Tij pėr hollėsirat, me fuqinė, mėshirėn e Tij dhe me shkaqet e shumta tė cilat ua ka mėsuar njerėzve dhe i ka urdhėruar ndjekjen e tyre.

Allahu urdhėroi pėrballimin e sėmundjeve edhe me diē tjetėr pėrveē barnave konkrete sikur durimi nga vėshtirėsitė me besim tė plotė nė Allahun dhe duke shpresuar shpėrblimin e Tij. Me kėtė vėshtirėsia e sėmundjeve lenohet pėr shkak imanit dhe bindjes qė gjendet tek i sėmuari.

Allahu urdhroi mbėshtetjen e fortė nė Tė nga goditja e fatkeqėsive dhe gjėrave tė palakmueshme, urdhėroi qė tė mos gjunjėzohet njeriu, mos tė dobėsohet zemra dhe vullneti i tij e tė mbizotėrojnė mbi tė iluzionet tė cilat janė sėmundje vrasėse nė vete. Sa prej sėmundjeve fillimin e kanė tė thjeshtė e qė zmadhohet barra e tyre pėr shkak dobėsisė sė zemrės dhe mashtrimit tė saj me iluzione e fantazma! Sa prej sėmundjeve tė mėdha lenohet vėshtirėsia e tyre kur zemra mbėshtetet nė Allahun [subhanehu ve teala], forcohet imani, tevekuli dhe largohet frika prej tij. Tėrė kjo ėshtė realitet i dėshmuar. Feja Islame njėkohėsisht ka urdhėruar nė dy gjėra:

-veprimin e shkaqeve duke u mbėshtet nė Allahun pėr dobinė e tyre.

-arritjen e gjėrave tė dobishme dhe largimin e gjėrave tė dėmshme sipas mundėsisė.

Njėjtė veprohet edhe me tė mirat, tė neveriturat dhe fatkeqėsitė sipas ligjit islam i cili ėshtė i pėrkryer.

Allahu [subhanehu ve teala] dhe i Dėrguari i Tij urdhėruan qė tė shfrytėzohen begatitė dhe njėkohėsisht tė shprehet nevoja ndaj Allahut pėr ato begati, pranimi i plotė se ato begati janė nga mėshira e Allahut [subhanehu ve teala] dhe nga pėrcaktimi i Tij. Urdhėroi tė falendėrohet Allahu pandėrprerė pėr ato begati, tė shfrytėzohet ēdo gjė nė vendin e vet, tė jenė begatitė ndihmė pėr adhurimin e Allahut, tė mos bėhet njeriu i cili i posedon ato begati keqbėrės, as mendjemadh por tė jetė modest dhe falenderues ndaj Allahut [subhanehu ve teala]

Allahu [subhanehu ve teala] urdhėroi njeriun tė shfrytėzojė gjasat e mira pėr tė fituar nė kėtė botė dhe botėn tjetėr, tė shfrytėzojė shėndetin, fuqinė, zellin, famėn dhe fėmijėt e tij dhe tė mos mashtrohet me kėto begati duke i shndėruar nė tė mira tė pėrkohshme porse duhet qė t’i shndėroj nė tė mira tė njėpasnjėshme, tė vazhdueshme dhe tė pėrhershme. Pejgamberi [alejhis-selam] thotė: “shfrytėzo pesė gjėra para pesė tė tjerave, rininė para pleqėrisė, shėndetin para sėmundjes, kohėn e lirė para zėnies, pasurinė para varfėrisė dhe jetėn para vdekjes.”

Atėherė kur njeriu tė kuptojė qėllimin e begative, se ato janė mjete pėr tė arritur tė mirat e Ahiretit bashkohen tek ai dy gjėra: kėnaqje me ato tė mira nė kėtė botė dhe pėrfitimi i tė mirave ne Ahiret. E jep obligimin e asaj pasurie dhe me kėtė bėhet pasuri e vėrtet e kėsaj bote dhe botės tjetėr, pėrkundėr asaj qė veprojnė tė devijuarit nga mėsimet e sheriatit tė cilėt kėnaqen me tė mirat e kėsaj bote ashtu siē kėnaqen kafshėt dhe i pėrdorin sipas kėrkesave tė epshit shtazarak. Begatia tek ata ėshtė kėnaqėsi e cila shpejtė kalon dhe e cila pasohet me dėshprim dhe pendim, kurse tė parėt i shoqėrojnė kėta nė kėnaqėsinė e kėsaj bote madje edhe ua tejkalojnė atyre me qetėsinė e zemrave, rehatinė e shpirtit dhe shpėtojnė nga shqetėsimi dhe lakmia e madhe.

Sa i pėrket fatkeqėsive, njerėzit nuk mund t’iu ikin atyre as qė mund tė shpėtojė ndonjėri, pėr kėtė arsye Ligjdhėnėsi i Urtė e caktoi kohėzgjatjen e tyre pastaj i udhėzoi njerėzit kah durimi, dorėzimi, shpresa nė shpėrblimin e Allahut dhe i ndaloi nga shqetėsimi dhe dobėsia e shpirtit nė ballafaqimin e fatkeqėsive, por tė tejkalohen me fuqi, mbėshtjetje nė Allahun [subhanehu ve teala] dhe me iman tė sinqertė. Nė kėtė mėnyrė lenohet vėshtirėsia dhe barra dhe arrihen shpėrblime tė shumėfishta. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndėshme thonė: “Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!” Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.” (Bekare-155,156,157), gjithashtu thotė: “Thuaj: “O robėrit e Mi qė keni besuar, keni frikė ndaj Zotit tuaj. Ata qė bėnė mirė nė kėtė jetė, kanė tė mirė tė madhe, e Toka e All-llahut ėshtė e gjėrė, ndėrsa tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!” (Zumer-10), “Grave jepnu dhuratėn e kurorės sė tyre (niqahin) mė tė mirė, e nė qoftė se ato nga vullneti i vet ju falin diēka nga ajo, atėherė hane atė hallall tė mirė.” (Nisa-104)

Shiko se si zemra qetėsohet nė kėto udhėzime tė sheriatit nė pranimin e begative dhe tė mirave nė njė anė dhe ballafaqimin e fatkeqėsive dhe tė kėqiave nė anėn tjetėr. Jeta nė kėtė mėnyrė ėshtė e bukur, e mira arrihet dhe shpresohet kurse fitimi ėshtė i vazhdueshėm. Muhamedi [alejhis-selam] thotė: “Eshtė e ēuditshme ēėshtja e basimtarit, tėrė puna e tij ėshtė mirėsi. Nėse e godet ndonjė e mirė e falendėron Allahun dhe kjo ėshtė mirė pėr tė, e nėse e godet ndonjė e keqe bėn durim dhe kjo ėshtė mirė pėr tė, e kjo nuk ėshtė pėr askėnd tjetėr pėrveē besimtarin.” Sa dallim tė madh ka mes kėsaj gjendjeje tė ndershme dhe gjendjes sė atyre qė kanė devijuar nga feja, ata tė cilėt kur arrijnė ndonjė begati bėhen mendjemėdhenj dhe ēoroditen si kafshėt, ashpėrsohen ndaj tė tjerėve dhe kalojnė ēdo kufi. Kur i godet ndonjė e keqe nuk bėjnė durim, dobėsohen madje kjo i shpien edhe deri te vetvrasja pėr shkak mosdurimit dhe frikėsimit tė cilin nuk mund ta mbjietojnė, Allahu na mbroftė.

ENIGMA E KATERT DHE E PESTE: POLITIKA E BRENDSHME DHE E JASHTME

Legjislacioni islam i vuri themelet e politikės nė mėnyrė tė pėrkryer. Udhėzoi kah gjithė ajo qė duhet ndjekur kur janė nė pyetje muslimanėt dhe tė tjerėt nė mėnyrė mė tė mirė dhe mė tė drejtė, bashkoi nė ligjin e tij ndėrmjet mėshirės dhe forcės dhe ndėrmjet butėsisė e mėshirės ndaj njerėzve sadopak qė mundėsojnė rrethanat. Kur butėsia nuk mund tė shprehet atėherė pėrdorė forcėn me urtėsi dhe drejtėsi e jo me dhunė e ashpėrsi. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim. Meqė keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhėnė ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vėrtetuar ato, duke qenė se All-llahun e bėtė garant tuajin. Vėrtet, All-llahu e di se ēka punoni.” (Nahėl-90,91)

Allahu [subhanehu ve teala] urdhėroi drejtėsinė me ēdonjėrin dhe bamirėsinė dhe mėshirėn ndaj ēdokujt e sidomos ndaj tė afėrmve dhe ndaj atyre qė kemi obligim tė veēantė. Ndaloi imoralitetin dhe shtypjen e njerėzve nė gjakun, pasurinė, nderin dhe tė drejtat e tyre. Urdhėroi pėrmbushjen dhe ruajtjen e premtimeve dhe tėrhoqi vėrejten nga thyerja e tyre. Kėto urdhėra dhe ndalesa ndahen nė dy grupe:

1- gjėra tė qarta tė cilat duhet t’i zbatojė ēdo musliman, nuk kanė nė kėtė lirinė e tė zgjedhurit as tė drejtėn e kundėrshtimit. Pėr kėto rregulla bėhet fjalė nė ajetet kur’anore ” Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.” (Ahzab-37), ” Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa-65), ” O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsve nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, drejtojuni All-llahut dhe tė dėrguarit dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.” (Nisa-59), ” Pėr ēdo send qė nuk pajtoheni, gjykimi pėr tė ėshtė te All-llahu.” (Shura-10)

Kėto rregulla pas studimit u vėrtetua se janė nė pėrputhje me drejtėsinė dhe urtėsinė, nė pajtim me interesat e pėrgjithshme dhe pengim i dėmeve.

2- gjėra tė paqarta nė origjinė apo gjatė nxjerrjes nė praktikė. Futja e kėtyre gjėrave nė punėt faktike duke i mohuar apo pohuar, duke i kėrkuar apo ikur nga ato, pėr tė gjitha kėto gjėra janė urdhėruar tė konsultohen, t’i studiojnė nga tė gjitha kėndet, tė meditojnė rreth kushteve e rregullave nė bazė tė sė cilave vihet deri te pėrfundimi, cilat janė synimet qė kihen parasysh, peshimi i dobisė dhe dėmit dhe dhėnia e pėrparėsisė asaj qė ėshtė optimale. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtje..” (Ali Imran-159), Allahu [subhanehu ve teala] thotė pėr tė gjithė muslimanėt: “dhe qė (i rregullojnė) punėt e tyre me kėshillim mes tyre” (Shura-38)

Nė kėto gjėra Allahu [subhanehu ve teala] ka lėnė hapsirė tė lirė pasi qė vuri rregullat dhe themelet e pėrshtatshme pėr ēdo kohė dhe vend sadoqė ndryshohen rrethanat dhe zhvillohen gjėrat. Rregullat e sheriatit kur zbatohen nė ēėshtjet e pėrgjithshme dhe tė pjesėrishme pėrmirėsohen tė gjitha punėt dhe arrihet mirėqenia e fesė dhe botės, pėrmirėsohen veprat e njerėzve dhe pengohen tė kėqiat dhe dėmet prej tyre. Mirėpo e gjithė kjo kėrkon formimin e njė kuvendi ku do tė tubohen burrat e menēur, kėshilltarėe mendjegjėrė qė mendojnė drejtė dhe larg tė cilėt do t’i studiojnė ēėshtjet e brendshme nė mėnyrė tė njėpasnjėshme nga tė gjitha kėndet duke pasur pasqyrim tė plotė pėr ēėshtjen, pasqyrim tė dobive dhe interesave tė pėrgjithshme e tė veēanta qė do tė rezultojnė, kėrkimi i metodave mė tė mira dhe mė tė lehta pėr arritjen e dobive, largimi i dėmeve duke i pėcjellur shkaqet nga tė cilat rrejdhin ato dhe mjekimi i tyre sipas mundėsisė, nxitimi pėr zhdukjen e dėmeve nėse mundėsohet njė gjė e tillė apo zvoglimi i tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Andaj, sa tė keni mundėsi ruanu prej dėnimit tė All-llahut.” (Tegabun-16) Pejgamberi [alejhis-selam] thotė: “Kur tė ju urdhėroj pėr ndonjė gjė, aplikonie sa tė keni mundėsi.”

Prej themeleve mė tė rrėndėsishme tė sheriatit ėshtė nxitja e muslimanėve pėr aplikimin e fesė sė tyre, aplikimin e obligimeve ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe nėnshtrimit ndaj Tij dhe kryerja e obligimeve ndaj njerėzve. Gjithashtu nxitja nė njėmendėsi dhe bashkimin e fjalės, marrja e shkaqeve tė butėsisė dhe dashurisė dhe largimi i mllefit dhe zilisė ndėrmjet tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “S’ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr” (Huxhurat-10), ” Pėrkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenė islame) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr.” (Ali Imran-103), ” Pėrmirėsoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nėse jeni besimtarė, respektojeni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij.” (Enfal-1), ” E mos u bėni si ata qė u ndanė dhe u pėrēanė pasi u patėn zbritur argumentet.” (Ali Imran-105), ” Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe Kur’anin) e All-llahut.” (Ali Imran-103). Kėto janė vetėm disa prej argumenteve tė sheriatit tė cilat urdhėrojnė nė parimin e lartėpėrmendur me ndihmėn e tė cilit arrihet mirėqenia dhe ngritja e muslimanėve nė shkallėn mė tė lartė tė pėrsosurisė.

Allahu [subhanehu ve teala] thotė:” O ju qė besuat, kur tė konfrontoheni me ndonjė grup, pėrqėndrohuni dhe pėrmendni ēdo herė All-llahun qė tė arrini fitoren e dėshiruar. Dhe respektojeni All-llahun e tė dėrguarin e Tij, e mos u pėrēani mes vete e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė (luftarake). Tė jeni tė durueshėm se All-llahu ėshtė me tė durueshmit. Mos u bėni si ata qė dolėn prej shtėpive tė tyre sa pėr krenari e pėr t’i parė bota, e qė pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpėtojnė me atė veprim tė tyre.” ( Enfal-45,47). Nė kėtė ajet Allahu urdhėroi respektimin e Tij dhe repektimin e tė Dėrguarit, nėn kėtė urdhėr hynė tėrė feja. Ndaloi grindjen e cila shkakton pėrēarjen e zemrave. Urdhėroi tė pėrmendet shumė Allahu [subhanehu ve teala] pėr ēdo gjė, urdhėroi durimin i cili ėshtė i lidhur me ēdo veprim. Urdhėroi sinqeritetin dhe drejtėsinė dhe ndaloi tė kundėrtėn e saj – punėn pėr sy e faqe, mburjen me veprat e mira, mendjemadhėsinė, qėllimet e kėqia dhe devijimin e njerėzve. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake) e kuaj tė caktuar pėr betejė kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė, (me pėrgatitje) ta frikėsoni armikun e All-llahut dhe armikun tuaj.” (Enfal-60). Nė kėtė ajet Allahu [subhanehu ve teala] urdhėroi pėrgatitjen e mundshme tė forcės e cila pėrfshinė forcėn politike e mendore, prodhimet, pėrgatitjen e armėve dhe gjithė ajo qė nevojitet kundėr armikut dhe qė i frikėson ata. Nėn kėtė urdhėr hynė tė gjitha rregullat ushtarake dhe artet lufatrake, armėt e ndryshme dhe mbrojtjen nga e keqja e armiqve, Allahu [subhanehu ve teala] thotė:” O ju qė besuat, rrini tė pėrgatitur (tė armatosur)” (Nisa-71) Tė gjitha kėto rregulla e kanė kohėn dhe vendin e pėrshtatshėm.

Shiko se si kėto mėsime tė sheriatit janė shkak i vetėm dhe metodė shembullore pėr mirėvajtjen e politikės sė brendshme dhe tė jashtme dhe se mirėqenia dhe pėrsosuria janė nė udhėzimet e saj dhe se mangėsia e krijuar apo e paramenduar ndodhė nė rrast tė lėnies sė kėtyre mėsimeve pas dore.

Prej politikės sė sheriatit ėshtė aftėsimi shkencorė nė ēdo sferė nga njė grup i cili do tė derdhė tėrė mundin nė pėrkryerjen e mundshme pėr interesa tė pėrgjithshme. Allahu [subhanehu ve teala] thotė:” Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran-104), ” Nuk ėshtė e nevojshme tė dalin nė luftė tė gjithė besimtarėt. E pėrse nga ēdo grumbull i tyre tė mos shkojė njė grup pėr t’u aftėsuar nė diturinė fetare, pėr ta mėsuar popullin e vet kur tė kthehet tek ata, nė mėnyrė qė ata ta kuptojnė (e tė ruhen).” (Teube-122)

S’ka dyshim se arritja e interesave tė pėrgjithshme nė kėtė mėnyrė qė na ka udhėzuar Allahu ėshtė metoda e vetme pėr pėrsosurinė e fesė dhe botės, siē e din ēdėnjėri. Prej atyre metodave ėshtė fjala e Allahut [subhanehu ve teala] ” Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira.” (Nahėl-125)

Ky ajet pėrfshinė thirrjen (davetin) e muslimanėve tė cilėt kanė devijuar nė disa ēėshtje tė fesė dhe thirrjen e jobesimtarėve. Tė parėt thirren nė plotėsimin e fesė sė tyre kurse tė tjerėt thirren nė hyrjen nė fenė islame e cila ėshtė nė dobi tė njerėzimit.

Kjo thirrje shoqėrohet me urtėsi e cila nėnkupton ndjekjen e rrugės mė tė afėrt dhe metodės mė tė sukseshme pėr tė arritur tė mirėn apo pėr tė plotėsuar atė dhe pėr tė larguar tė keqen apo pėr tė zvogluar atė varėsisht prej kohės dhe vendit, njerėzve tė cilėt thirren dhe rrethanave.

Poashtu kjo thirrje shoqėrohet me kėshillė tė mirė. Kėshilla ėshtė qartėsim i dobive dhe dėmeve duke pėrmendur frytet e punėve tė dobishme nė kėtė dhe nė botėn tjetėr dhe duke pėrmendur tė kėqiat e punėve tė dėmshme nė dy botėt. Allahu [subhanehu ve teala] e pėrshkroi kėshillėn me cilėsinė “e mirė” pėr shkak se vetė kėshilla ėshtė e mirė nė thelb si edhe metoda e saj e cila bėhet me pėrdėllim, butėsi, urtėsi, durim dhe mėnyra tjera tė thirrjes (davetit).

Nėse gjatė thirrjes ka nevojė pėr polemizim pėr tė bindur kundėrshtarin, duhet qė ky polemizim tė jetė nė mėnyrėn mė tė mirė: thirret polemizuesi nė tė vėrtetėn, i sqarohen tė mirat e tė vėrtetės dhe dėmet e tė kundėrtės sė saj, i ofron pėrgjigje kundėrshtarit pėr dyshimet qė i paraqet ai, tėrė kėtė me fjalė tė buta, me edukatė tė mirė e jo me ashpėrsi e vrazhdėsi, as me sharje e nėnēmim sepse shkaktohet dėm i madh. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre.” (Ali Imran-159)

Me kėtė e pėrfundojmė fjalėn sepse arrihet qėllimi e Allahu [subhanehu ve teala] e din mė sė miri, ve sal-lallahu ala Muhammedin ve sel-lem.

Pėrktheu:

Agim Bekiri

07. 2. 2001

TITULLI I ORIGJINALIT: Eddinu sahih jehul-lu xhemial meshakil

AUTORI: Abdurahman iben Nasir Essa’dij

VEREJTJE: perkthimet e ajeteve jane marre nga “KUR’ANI perkthim me komentim ne gjuhen shqipe” i Sherif Ahmedit , dhe “SHPJEGIMI I KUPTIMEVE TE KUR’ANIT TE LARTE (permbledhur ne nje vellim nga Dr. Muhamed Taki-ud-Din El-Hilali dhe Dr. Muhamed Muhsin Khan. Perkthyer ne gjuhen shqipe nga nje grup perkthyesish prane Darusselam ne Riad.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here