FEJA E PEJGAMBEREVE

0
533

Islami eshte ti dorezohesh Allahut ne besim, ti bindesh ne adhurim, te distancohesh nga shirku dhe pjestaret e saj.

Pasi qe te gjithe te Derguarit ishin te derguar nga Allahu i Lartesuar, atehere eshte e natyrshme qe te gjithe ata te jene ne fene e vetme te pranuar nga ana e Allahut- fene Islame.Thote Allahu Teala:
“Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami”Ali Imran, 19.

Allahu i Lartesuar na tregon per Ibrahimin alejhi selam:

“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” Ali Imran, 67.

Allahu i Lartesuar thote:

“…Në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari dëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj.” El Haxh, 78.

Allahu i Lartesuar thote:
“…Në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari dëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj.” El Haxh, 78.

Nuhi alejhi selam, e porosiste popullin e tij:

“E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jam njëri prej muslimanëve.” Junus, 72.

Musa alejhi selam, e porosiste popullin e tij:

“Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni musliman!” Junus, 84.

Allahu na tregoi edhe per porosine e Jakubit alejhi selam qe ua beri bijeve te tij:

“A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijte : “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Ne do ta adhurojmë Zotin tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij! ( do te jemi musliman , we nahnu lehu muslimune)” El Bekare, 133.

Ibrahimi dhe Ismaili alejhima selam, duke i ngritur muret e Qabes, i luteshin Allahut:

“O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja ( Musliman,muslimejni leke) Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua- ummet musliman…” El Bekare, 128.

Na tregoi Allahu se Ibrahimi dhe Jakubi alejhima selam,kishin porositur femijet e tyre:
“Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! Me të vërtetë Allahu ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!” El Bekare, 132.

Pasuesit e Isaut alejhi selam, kerkonin nga i Derguari i Allahut,Isa alejhi selam qe te deshmonte per ta se ishin musliman:

“”Havarijunët (nxënësit, besimtarët) e tij thanë: “Ne jemi ndihmësit e Allahut; ne besojmë Allahun dhe dëshmo se vërtetë jemi muslimanë.” Ali Imran, 52.

Nuk i takon askujt të besojë në fe tjetër pos Islamit.

Thotë Allahu i Lartesuar:

“Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve.” Ali Imran, 58.

Allahu na forcofte ne kete Fe te zgjedhur, fe te cilen na e zgjodhi Krijuesi per ne dhe te Derguarit e Vete.