VLERA E TUBIMEVE TE DIJES !

0
212

Ebu Hurejra radijallahu anhu thote se i derguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thene:
– “Allahu ka engjuj te cilet i bien rrotull udheve duke kerkuar ata qe bejne dhiker (permendin Allahun).Kur gjejne njerez qe permendin Allahun,ata therrasin :
– “Ejani tek ajo qe keni kerkuar”, pastaj i mbeshtjellin me krahet e tyre deri ne qiell.
Atehere Zoti i tyre i pyet: “Cfare flasin roberit e Mi?”,
– ata pegjigjen: “Te lartesojne,te madherojne te falenderojne dhe te lavderojne.”
Atehere Allahu do te pyese: “A me kane pare ata?”,
– do te pergjigjen: “Jo pasha Allahun,nuk te kane pare.”
– Allahu do te pyes: “Po sikur t’me kishin pare?”,
– “Sikur te te kishin pare do te te benin ibadet (adhuronin),do te te madheronin dhe do te te lavderonin edhe me shume.”
– Allahu do te pyese: “Cfare kerkojne prej Meje?”,
– do te pergjigjen: “Te kerkojne xhennetin.”
– Allahu do te pyes : “A e kane pare ate?”,
– do te pergjigjen: “Jo,pasha Allahun nuk e kane pare.”
– Allahu do te pyes :”Po sikur ta kishin pare?”,
– do te thone: “Sikur ta kishin pare,atehere edhe me teper do ta lakmonin ate dhe do ta kerkonin e do ta deshironin edhe me shume.”
– Allahu do te pyese: “Per cfare kerkojne mbrojtje?”
– do te thone:”Nga zjarri.”
– Allahu do te pyese: “A e kane pare ate?”
– do te pergjigjen : “Jo,pasha Allahun nuk e kane pare.”
– Allahu do te pyese:”Po sikur ta kishin pare?”
– do te thone: “Sikur ta kishin pare atehere edhe me teper do iknin nga ai dhe do te kishin me shume frike prej tij.”
– Allahu do te thote: “Po ju marr per deshmitare se ua kam falur (mekatet).”
– Atehere njeri nga engjejt do te thote: “Ne mesin e tyre gjendet nje njeri qe nuk eshte prej tyre,por ka ardhur aty per ndonje nevoje te tijen.”
– Allahu do te thote: “Ata jane popull qe askush qe rri me ta nuk mund te jete fatkeq.”

E shenon Buhariu.

Allahu na e mundesofte te rrijme me njerez te dijes, te na e jep xhennetin e te na ruaj nga zjarri xhehenemit !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here