Fazat e formimit të shiut!

Fazat e formimit të shiut!

Marrim në shqyrtim fazat e përmendura në ajetin mësipërm.

Faza e parë: “Zoti është Ai që i dërgon erërat..”

Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë të quajtura aerosole transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funskionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.

Faza e Dytë: “..(erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë…”

Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondesohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla me diametër0.01 dhe 0.002 mm, retë qëndrojnë pezull në ajër dhe përhapen në diell. Në këtë mënyrë qielli mbushtet plot me re.

Faza e tretë: “..dhe përmes tyre sheh se si bie shiu.”

Grimcat e ujit, të cilat rretojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhën më të rënda se ajri ndaj dhe shkëputen nga retë, duke ×lluar të bijnë në tokë në formë shiu. Faza e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kur’anit famëlartë. Madje këto faza janë shpjeguar ekzaktësisht sipas radhës së duhur. Ky fenomen iu bashkëngjitet fenomenëve të tjerë të cilat shpjegohen në Kur’anin famëlartë dhe më pas shkenca me studimet afatgjata i vërteton bindshëm.

Këto dhe shumë argumente të tjera të vërtetuara, pohojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë. Në tekstin në vijim me lejen e Zotit do të përmendim mënyren e bukur sesi formohen retë.