Fara e Mbretërve – arab. Habbat el Muluk – Përdorimet mjekësore

0
649

FARA E MBRETERVE ( emri shkencor: Jatropha Curcas) është një bimë zbukuruese me frute në masën e kumbullës që ka qenë përdorur gjerësisht në mjekësinë alternative. Kjo bimë mund të gjendet në zona të ndryshme tropikale. Ajo mund të përballojë periudha të gjata thatësire. Farat mblidhen me dorë kur bien nga bima. Disa nga efektet shëruese janë vërtetuar shkencërisht.

Përdorimet e jashtme
1. Vaji i përftuar nga farat Jatropha curcas (Fara e mbretërve) përdoret për të ndihmuar në rastet e skuqjeve dhe jatropha_seedssëmundjeve parazitare të lëkurës. Lëngu i lëvores së Jatropha curcas përdoret për të fashuar plagët dhe ulçerat dhe mund të përdoret gjithashtu për ndalimin e gjakderdhjes. Vaji i Jatropha Curcas i përzirë me benzoate benzol, është efektive kundër zgjebes dhe pezmatimit të lëkurës (dermatitis). Ju mund të përdorni limfën e nxjerrë nga gjethet, në pickimet e bletës ose grenxës.

Përdorimet e brendshme
2. Jatropha përdoret zakonisht për pastrimin e stomakut, duke shkaktuar të vjella dhe diarre. Nëse e pini atë si çaj, ajo mund të ndihmojë për pakësimin e etheve dhe ndihmon gjithashtu në sëmundjen e verdhëzës dhe gonorresë. Përtypje e farave ndihmon njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse konsumimi tij shkakton diarre. Bishtat e gjetheve të reja thuhet se ndihmojnë në infeksionet urinare. Çaji i përgatitur nga lëvorja e frutit të Jatropha Curcas i jepet njerëzve që vuajnë nga reumatizma dhe lebroza. Këshilli indian i Hulumtime të Pylltarisë, Dehradun, thotë se rrënjët mund të përdoren për të bërë një antidot kundër pickimeve të gjarpërinjve.

Dhëmbët
3. Degët e vogla e të buta mund të përdoren si furçë dhëmbësh për të pastruar dhëmbët. Kur Jatropha përziehet me diçka që ka një shije të këndshme, ajo mund të përdoret si shpëlarës goje. Jatropha mund të përdoret për të forcuar mishrat e dhëmbëve dhe me gjethet e saj mund të bëhen kompresa për dhembjet e dhëmbëve.HTB11.NHFVXXXXcWXXXXq6xXFXXXz

Përdorimi për pastrim të stomkut, zorrës së trashë dhe kapsllëk:
Merret fara dhe hiqet lëvozhga, shtypet dhe hidhet në një filxhan me ujë dhe pihet esëll në mëngjes ose 3 orë pas buke çdo kohë. Shkakton diare 4-5 orë. Mund të shkaktojë dhe vjellje që është mirë pasi pastron stomakun nga aciditeti. Kjo shoqërohet me shumë uje pasi dehidraton trupin ngaqë nxjerr ujrat. Nuk lejohet të pihet nën moshen 13 vjeç dhe personat të cilët kanë ulçera(të thatë) në stomak ose plagë në stomak ose në zorrë pasi mund tu shkaktojë hemoragji të brendshme. Pihet 7 kokra për 21 ditë. 1 kokër në 3 dit.