Falje për të gjitha mëkatet e mëparshme

0
213

Kur dikush bëhet musliman, Zoti ia fal të gjitha mëkatet e mëparshme. Një njeri i quajtur Amër erdhi tek i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) dhe tha: Më jep dorën e djathtë të të jap besën për besnikëri. I dërguari i zgjati dorën e djathtë, mirëpo Amri e tërhoqi papritur dorën e tij. I dërguari e pyeti: Çfarë të ndodhi o Amër? Ai u përgjigj: Kam një kusht. Cili është kushti yt. Të më falen të gjitha gjynahet. Profeti i tha: A nuk e di se hyrja në Islam i fshin të gjitha gjynahet e mëparshme? Pas hyrjes në Islam personi do të shpërblehet për veprat e tij të mira apo të këqija, ashtu siç shpjegohet në këtë hadith: Zoti juaj i Madhëruar është i Mëshirshëm. N.q.s. dikush ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën atë, atij do t’i shkruhet një vepër e mirë; nëse ai e bën atë do t’i shkruhen dhjetë, deri në shtatëqind apo më shumë herë. Nëse dikush ka ndërmend të kryejë një vepër të keqe, por nuk e bën, atij do t’i regjistrohet një vepër e mirë; n.q.s ai e bën, do t’i shkruhet një vepër e keqe ose Zoti do t’ia falë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here