A është haram tatuazhi? Tatuazhi dhe dëmet fizike

A është haram tatuazhi? Tatuazhi dhe dëmet fizike

Tatuazhi dhe dëmet fizike

Islami ka ndaluar tatuazhet ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i ka mallkuar ata që veprojnë një gjë të tillë. Ndërkohë që shkencërisht është vërtetuar se tatuazhi shkakton kancer.

Shkencëtarët sot paralajmërojnë nga rreziqet e tatuazhit ngase ai mund të shkaktojë kancerin dhe sëmundjet tjera, për faktin se materialet që injektohen në lëkurë shumica e tyre përmbajnë substanca të dëmshme toksike që dëmtojnë seriozisht qelizat. I Lartësuar qoftë Allahu! Profeti, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, ka paralajmëruar rrezikun e tatuazhit duke thënë: “Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazhe dhe ata që u bëhet.” (Shënon Buhariu, 4886). Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Allahut!

Pyetje: Desha të pyes se për një musliman a është haram tatuazhi?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin…

Tatuazhi është një shenjë ose vizatim i përhershëm në lëkurë, që injektohet përmes gjilpërave nën shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Më shpesh, “artistët” e tatuazheve përdorin një makinë dore e cila vepron ngjashëm me makinën e qepjes, me një apo më shumë gjilpëra që shpojnë lëkurën vazhdimisht. Me çdo shpim, gjilpërat lëshojnë ngjyrë.

Dëmet shëndetësore që ai mund t’i shkaktojë janë shumë, sikurse reagimet alergjike, infeksionet e ndryshme të lëkurës si dhe sëmundjet e gjakut, duke përfshirë hepatitin B, hepatitin C, tetanusin dhe HIV-in, virusin që shkakton sidën (AIDS).

Mirëpo, edhe sikur të mos ishte shkak për ato sëmundje, tatuazhi është haram sepse në atë mënyrë ndryshohet dhe bëhet ndërhyrje në krijimin e Allahut, i cili i dha njeriut formën më të bukur.

Megjithëse tatuazhi është një modë në rritje, ai është një veprim primitiv që e kanë bërë njerëzit që në kohët e lashta, ndërsa Islami i ndaloi nga kjo vepër e shëmtuar dhe aspak hijeshuese (sipas mendimit tim), prandaj Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatuazhe, atyre që u bëhet, ato që shkulin vjetullat dhe ato që prishin bukurinë, që ndryshojnë krijimin e Allahut” (Buhariu nr. 5587, Muslimi nr. 5538).

Kurse tatuazhet e përkohshme, të cilat janë pamje që ngjiten në lëkurë dhe pas disa ditëve hiqen vet, ato janë të lejuara nëse nuk janë me pamje të gjallesave, sepse ky lloj tatuazhi nuk e bën ndryshimin e krijimit të Allahut.