Errësirat dhe drita, pikëpamja shkencore, fakte të reja kozmike

0
252

Aspekti i mrekullisë

Këtu shfaqet një aspekt prej aspekteve të mrekullisë. Allahu i Lartësuar në këtë ajet fisnik ka filluar me lavdërimin e Vetes për faktin se Ai krijoi për ne qiejt dhe Tokën: “Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën” pastaj për të na vërtetuar neve se Ai është Krijues i qiejve dhe i Tokës na ofroi një fakt shkencor, më parë errësirën e pastaj dritën “dhe bëri errësirat dhe dritën”, megjithëkëtë jobesimtarët mohojnë Zotin dhe i përbuzin dhuntitë e Tij “E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.”

Kjo na jep të kuptojmë se Kurani është shumë preciz në shprehjet e tij dhe në radhitjen e fjalëve. Meditoni sesi Kurani nuk ka thënë “dhe bëri dritën dhe errësirat”, por tha “dhe bëri errësirat dhe dritën”, sepse errësira dhe drita janë rezultat i krijimit të qiejve dhe Tokës. Allahu i Lartësuar ka krijuar lëndën e qiejve dhe të Tokës dhe kjo lëndë ka kaluar në periudha të errëta e më pas është shfaqur drita.. Gjithashtu, Kurani gjithnjë për errësirën shprehet në shumës ndërsa për dritën në njëjës. Arsyeja është se përqindja e errësirës në kozmos është më tepër se 96%, respektivisht pjesa dërrmuese e kozmosit është errësirë, ndërsa sasia e dritës është shumë e vogël dhe kjo pa dyshim se konsiderohet një mrekulli tjetër.

Atëherë tek fjala e Allahut të Lartësuar “dhe bëri errësirat dhe dritën”, kemi tre sinjalizime:

1- Errësirat dhe drita bashkë janë rezultat i krijimit të qiejve dhe të Tokës dhe kjo është e vërtetë shkencore.

2- Errësira është formuar para dritës dhe këtë shkencëtarët po e vërtetojnë sot.

3- Ajeti përmes fjalës “errësirat” në shumës dhe fjalës “dritën” në njëjës sinjalizon se errësira është shumë më e madhe në kozmos sesa drita. Këtë shkencëtarët po e vërtetojnë sot. Ata deklarojnë se 96% e kozmosit është lëndë dhe fuqi e errët. Themi ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregoj; shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.” (Neml, 93)

Abdu’daim el Kehil
Përktheu: Almedin Ejupi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here