Ç’ËSHTË ZEMËRIMI ?
Në kuptimin gjuhësor zemërimi është ndjenjë e fortë e hidhërimit, pakënaqësisë dhe armiqësisë. Në aspektin teknik, zemërimi është një ndryshim intern i emocioneve i cili kërkon sulm dhe hakmarrje ashtuqë të përmbushet kënaqësia shpirtërore. Tërbimi është më i fortë se zemërimi, andaj edhe është i definuar si i egër dhe zemërim i dhunshëm.
Shenjat e zemërimit
Zemërimi ka karakteristika dhe forma të paraqitjes prej të cilave do t’i veçojmë:
Fryrje e venave me skuqje të fytyrës dhe syve;
Mrrolja, afrimi i dy vetullave dhe rrudhja e lëkurës në ballë;
Sulm fizik dhe verbal ndaj të tjerëve;
Kthimi i të keqes me të keqe pamarr parasysh pasojat;
Pakënaqësi ekstreme.