Erdogan premton vazhdim të lobimit për Kosovën

0
243

Myftiu_me_erdoanin_369635Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava është pritur nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka marrë falënderimet për angazhimin e kujdesin e vazhdueshëm të tij dhe të qeverisë turke për Kosovën.

Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu, posaçërisht e falënderoi kryeministrin turk për mbështetjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtar, e sidomos dhe angazhimin e tij për shtimin e njohjeve për Kosovën në vende të ndryshme.

“Myftiu e falënderoi Kryeministrin turk për kontributin e dhënë së fundmi për njohjen e Kosovës nga Pakistani. Myftiu Tërnava i kërkoi kryeministrit turk që në takim me kryeministrin e Tunisit, atij t’ia kërkojë përshpejtimin e njohjes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

E në anën tjetër, kryeministri Erdogan e siguroi myftiun Tërnava se do t’i kërkojë kryeministrit të Tunisit njohjen e Kosovës dhe të vazhdojë përpjekjet për shtimin e njohjeve të Kosovës edhe tek ato vende që ende s’e kanë njohur Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here