Erdogan: “Europa Vdiq Në Bosnjë, U Varros Në Siri”

0
211

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në muajin tetor 2017 tha se ajo që do të arrijë Europa pa Turqinë do të jetë vetmia, dëshpërimi dhe kontradiktat e brendshme, duke theksuar se Turqia nuk ka nevojë për Europën, por Europa për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Europa vdiq në Bosnjë, u varros në Siri.

Trupat e pajetë të fëmijëve të pafajshëm në brigje deti.

Janë gurë varresh të civilizimit perëndimor.

Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit,

vlerat evropiane u diskredituan dhe u zhdukën nga vetë mbajtësit e këtyre vlerave”,

tha Erdogan në Ankara, në një program përkujtimor të ish-presidentit të ndjerë boshnjak, Alija Izetbegoviç.

Erdogan tha se presin që liderët e Europës të mos e shënjestrojnë më Turqinë dhe të kthehen në arsyen e shëndoshë.

“Nuk mund të shkohet askund duke e rritur ksenofobinë. Të imagjinosh një qeverisje bazuar në sentimentin anti-islam nuk të çon në asnjë vend”, theksoi presidenti turk.

“Ajo që do të arrijë Europa pa Turqinë do të jetë vetmia, dëshpërimi dhe kontradiktat e brendshme. Turqia nuk ka nevojë për Evropën, por, në fakt, Evropa ka nevojë për Turqinë. Edhe pse ata nuk duan ta shohin këtë, receta e problemeve që po bëhen gjithnjë e më kronike është Turqia, anëtarësimi i plotë i Turqisë”, u shpreh Erdogan.

Ai theksoi se mashtrohen ata që mendojë se do ta gjunjëzojnë Turqinë përmes sanksioneve dhe kërcënimeve.

“Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi lodër e askujt. Nuk jemi dhe nuk do të jemi ushtarë të cilët dikush mund t’i trajtojë sipas dëshirës. Sepse ne, sikurse boshnjakët, jemi popull qe kemi shkruar historinë me gjak dhe kemi paguar çmimin e lirisë duke varrosur djem të rinj”, u shpreh presidenti i Turqisë, Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here