Ëndrra e Pejgamberit alejhi selam

0
227

Buhariu në koleksionin e tij autentik transmeton nga hadithi i Semurete bin Xhundubit,ku përmendet ëndrra e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selam (e cila ishte shpallje). Ai ka thënë: “Iu afruam një njeriu të shtrirë, kurse një tjetër i ngritur mbi të kishte një gur të madh dhe e godiste në kokë atë që ishte shtrirë, derisa i çahej koka dhe guri kërcente larg. Ai merrte sërish gurin dhe nuk kthehej derisa koka e tij i bëhej ashtu siç kishte qenë dhe pastaj e godiste si herën e parë.”
Në fund tha:
“Njeriu i parë që i çahej koka me gurë ishte ai që kapte Kuranin por e refuzonte atë dhe flinte në kohën e namazeve
obligative.”
Ndëshkohej në kokë për shkak se kishte fjetur dhe nuk e kishte falur namazin.

nga Xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here