Me el fatiha kundër kafshimit të gjarpërit

0
251

Në dy Sahih-ët vjen një hadith prej Ebu Seid El Hudriut, i cili rrëfen: “Disa shokë të Profetit ishin në udhëtim e sipër, derisa mbërritën te një fis arab (natën). Ata iu kërkuan këtyre të fundit që t‟i mbanin si mysafirë për atë natë, por banorët nuk i lejuan. Sakaq, kreu i fisit të tyre u kafshua nga një gjarpër (ose u thumbua nga një akrep). I gjithë fisi u përpoqën ta shëronin me ndonjë ilaç, por nuk mundën të bënin gjë. Dikush prej tyre tha: “Asgjë nuk po i bën derman. Po sikur të pyesnim ata njerëzit (sahabët) që erdhën sonte? Ndoshta mund të na gjejnë ndonjë!” Dhe ashtu vepruan. Vajtën dhe u thanë atyre: “O ju njerëz, zotëria ynë u kafshua nga
një gjarpër (ose u thumbua nga një akrep). Ne u përpoqëm ta ndihmonim me ç‟mundëm, por asgjë nuk i bëri derman. A ka ndonjëri prej jush ndonjë mundësi (apo zgjidhje)?” Njëri prej tyre u përgjigj dhe tha: “Po, për Zotin! Unë di të bëj rukje, por meqë ne ju kërkuam të qëndronim si miq në fshatin tuaj dhe ju nuk pranuat, atëherë unë nuk pranoj të bëj rukje, në qoftë se ju nuk na paguani për këtë”. Kësisoj, ata ranë dakord që t‟u jepnin një kope me bagëti të imta. Atëherë, ai filloi të këndonte suren Fatiha dhe t‟i frynte të sëmurit. Pas kësaj, i sëmuri u ngrit nga shtrati sikur sapo të ishte çliruar nga zinxhirët, dhe nisi të ecte lirshëm, pa shfaqur ndonjë shenjë sëmundjeje. Dikush nga sahabët tha: “Eja t‟i ndajmë këto bagëti në pjesë mes njëri-tjetrit.” Por ai që bëri rukjen u tha: “Prisni derisa të shkojmë te Pejgamberi (s.a.u.s.) dhe të dëgjojmë urdhrin e tij.”
Kështu ata shkuan te Pejgamberi (s.a.u.s.) dhe i treguan ngjarjen. Ai (s.a.u.s.) i tha personit që bëri rukjen: “E ku e dije ti që Fatihaja shërben si rukje?” Pastaj shtoi: “Keni bërë vërtet gjënë e duhur! Ndajeni (tufën e bagëtive) me njëri-tjetrin dhe më bëni edhe mua një pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here