Durimi ndaj zemerimit dhe varferise !!

0
177

Durimi ndaj zemerimit dhe varferise !!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij),percjell duke thene: Një njeri e shau Ebu Bekrin në prezencë të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Në këto momente Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) habitej dhe buzëqeshte, por kur njeriu e teproi Ebu Bekri ia ktheu. Pas kësaj, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u zemërua dhe u ngrit për tu larguar. Ebu Bekri e ndoqi nga pas dhe i tha: O i dërguari i Allahut, ai po më shante dhe ti ishe prezent! Kur ia ktheva disa fjalë ti u zemërove dhe u largove?! Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha:

Me ty o Ebu Bekër ishte një engjëll i cili ia kthente atij në vendin tënd. Por kur fillove t’ia kthesh, atëherë u afrua shejtani dhe unë nuk ulem aty ku qëndron shejtani.
Më pas iu drejtua Ebu Bekrin duke i thënë: O Ebu Bekër, tre gjëra janë të vërteta; çdokujt që i bëhet padrejtësi e ai duron për hirë të Allahut, atë do ta ndihmojë Allahu dhe do ta krenojë.

Çdo njeri që hap derën e dhënies (lëmoshës) duke pasur për qëllim lidhjet farefisnore, Allahu do t’ia shtojë atij pasurinë. Ndërsa ai që hap derën e kërkimit (me qëllim që të shtojë pasurinë), Allahu do t’ia shtojë më shumë varfërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here