Do e jepja dynjanë dhe çfarë ka në të nëse…!!!
Enes bin Malik (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Allahu i Lartësuar i drejtohet njërit prej banorëve me dënimin më të lehtë në Zjarr: “Sikur të të ishte dhënë dynjaja me gjithçka ka brënda, shto edhe një tjetër dynja sa ajo, a do ta jepje atë si shpagim?” Ai i thotë: “Po.” Allahu i Lartësuar i thotë: “Unë dëshirova prej teje që të më jepje më pak se kaq, kur ishe në shtyllën kurrizore të Ademit, që të mos më shoqëroje ortak – mendoj se ka thënë – dhe kështu të të mos fusja në Zjarr, por ti nuk dëshirove veçse të më shoqëroje ortak (të bëje shirk).”
Ahmedi dhe Buhariu