Zemra dhe gjaku

0
244

zemra dhe gjaku
Sistemi kardio-vaskular ose sistemi i qarkullimit perbehet nga: zemra, enet e gjakut dhe gjaku. Megjithese nga nje perceptim historik, zemra lidhet me virtytet dhe emocionet, si guximi e dashuria, per organizmin tuaj eshte thjeshte nje pompe.
Rrahjet e rregullta te saj cojne gjakun ne disa tuba te forte, dhe elastike, qe quhet arterie. Me pas ndahen ne kapilare dhe cojne gjakun e pasur me oksigjen neper trupin tone. Substancat qe s’duhen, kalojne nga indet ne gjak dhe nxirren jashte. Kapilaret bashkohen e zgjerohen duke formuar tuba qe behen vena, te cilat kthejne gjakun ne zemer. Venat mbajne gjakun e pa-oksigjenuar.
Gjaku dhe Enet e Gjakut. Ne nje te rritur gjaku eshte gati 1/12-ta e peshes trupore ose ~ 5 litra. Plazma ze 50-55% te gjakut, lengu neper te cilin shperndahen substancat si: glukoza, (sheqeri ne gjak) hormonet, enzimat dhe produktet qe do hiqen: ureja dhe acidi laktik.
Plasma permban proteina: albuminen, fibrinogjenin (duhet per mpiksjen e gjakut) dhe proteinat globulare (globulinat) alfa dhe beta globulinat duhen per transportimin e lipideve, qe jane substanca yndyrore si kolesteroli.
Gama-globulinat jane substanca qe luftojne semundjet ose i njohim si antitrupat (antibodies/antikorpet etj) Pjese e ngelur 45% e gjakut perbehet nga tre tipe te specializuar qelizash. Eritrocitet, qelizat e kuqe jane mbarteset e oksigjenit, qelizat e bardha si leukocitet pjese e sistemit mbrojtes (sistemi imunitar) dhe pjeseza qelizore – plateletet ose trombocitet, ndihmojne ne mpiksjen e gjakut kur kemi plage.

sistemi kardiovaskular
ARTERIET Kalojne gjakun nga zemra te indet dhe organet. Pervec arterieve pumonare te gjitha kane gjak te oksigjenuar. Muret e tyre te trasha, dhe muskulare, dhe elastike, perballojne presion te larte kur zemra kontraktohet. Nje arterie ngushtohet kur zemra eshte ne qetesi qe gjaku te kaloje me pas.
Arteria me e madhe Aorta me diameter 2.5cm (25mm) percon gjakun nga zemra me shpejtesi 40 m/s . Shumica e arterieve kane diameter nga 4-7mm dhe mure 1mm te trasha.
VENAT. Vena eshte shume me elastike se nje arterie dhe muret i kane me te holla. Gjaku brenda venes ka presion relativisht te tulet e si pasoje kalon me ngadale. Shume vena te medha, sidomos venat e kembes, kane valvula te formuara si xhepzime endoteliale. Keto se lene gjakun te “bjere pas” e ndihmohen nga muskujt qe kontraktohen ne levizje. Dy venat kryesore qe kthjene gjakun ne zemer nga pjesa e siperme/ poshteme e trupit quhen Vena Superiore Kava (superior cava) dhe Inferiore (inferior)
KAPILARET Me te voglat dhe me te shumtat ne numer nga enet e gjakut jane kapilaret, qe pasojne gjakun nga arteriet tek venat. Nje kapilar tipik eshte 1mm ne gjatesi dhe 0.011 mm ne diamter, pak me i gjere se nje qelize e kuqe e vetme, qe eshte 0.007 mm (1/3500 Inch) Shume kapilare futen ne inde duke krijuar rrjete kapilaresh, nje zone ku oksigjeni dhe substanca ushquese leshohen per trupin e merren ato te demshmet. Ne cdo moment, vetem 5% e gjakut tone qarkullon ne kapilare, 20% eshte ne arterie, dhe 75% tek venat.
Burmi : Doctor Besi Medical Information

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here