A e dëshiron pasurinë gjatë tridhjetë viteve të para, apo tridhjetë viteve të fundit të jetës ?

0
229

Me profetin Musa a.s

Një djalosh i ri dhe plot ambicie, i kërkoi profetit Musa a.s që ta lusë Zotin ta bëjë të pasur.

Musai a.s e pyeti nëse e preferonte pasurinë gjatë tridhjetë viteve të para, apo tridhjetë viteve të fundit të jetës.

Djaloshi u hutua nga kjo pyetje dhe pasi u mendua gjatë i tha:”E dua tridhjetë vitet e para të jetës. Unë dua ta shijoj rininë time. Veç kësaj, ku e di nëse do të jetoj derisa të bëhem gjashtëdhjetë vjeç?” duke harruar se vitet e pleqërisë, me sëmundjet, dobësinë dhe pafuqinë, janë shumë të vështira.

Musai a.s e luti Zotin dhe Ai ia pranoi lutjen, duke e pasuruar këtë djalosh për tridhjetë vitet e para të jetës. Atij iu shtua pasuria saqë nuk dinte ç’ti bëjë paratë. Ai filloi të ndihmojë dhe tu gjendet fukarenjve dhe shtresave në nevojë. Jo vetëm që u jepte para, por i ndihmonte të hapin edhe bizneset dhe aktivitetet e tyre private. U jepte jetimëve, u shlyente borxhet borxhlinjve, martonte beqarët etj…

Me të përfunduar tridhjetë vitet e para dhe filluan ato të dytat, Musai a.s priste që personit në fjalë ti sosej pasuria, por asgjë nuk po ndryshonte. Madje, pasuria veç i shtohej. I çuditur, Musai a.s e pyeti Zotin:”Si është e mundur o Zot? Kemi hyrë në tridhjetë vitet e dyta dhe atij veç i shtohet pasuria?”

Zoti i lartësuar i tha:”O Musa! Pashë që robi Im i hapi portat e pasurisë që i kisha dhënë për të furnizuar robërit e Mi. E si t’ia mbyll Unë portën nga e cila e furnizoja me të mira?!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here