Çka thonë shpezët ditën e Xhuma?

0
244

Çka thonë shpezët ditën e Xhuma

Halid ibn Hadashi tregon për atë që ia kishte thënë Xhafer ibn Sule-jmani nga Ebut-Tejjahi: Matrefi si zakonisht kthehej ditën, por kur ishte dita e Xhuma ai kthehej në mbrëmje (e tha se e dëgjova Ebut-Tejjahin), ngase kamxhiku i tij bënte dritë.
Halid ibn Hadashi tregon për atë që ia kishte thënë Xhafer ibn Sule-jmani nga Ebut-Tejjahi: Matrefi si zakonisht kthehej ditën, por kur ishte dita e Xhuma ai kthehej në mbrëmje (e tha se e dëgjova Ebut-Tejjahin), ngase kamxhiku i tij bënte dritë.

Një natë, duke ardhur, ishte ndalur te varrezat, i hipur në kalin e tij, me ç’rast i pa të gjithë pronarët e varreve, të ulur në varret e tyre, të cilët thanë: Ja ku është Matrefi që vjen ditën e xhuma! Thashë: A dini ju për ditën e xhuma? Thanë: Po, e ne e dimë edhe çfarë thonë shpezët! Thashë: E çfarë thonë ato? Ma kthyen: Thonë selam, selam (paqe, paqe).

Më tregoi Muhamed ibn-Husejni, më tregoi Jahja ibn Bekiri, më tre-goi El-Fadl ibn Muvefek ibn Halid ibn Sufjan ibn Ujejne: Kur vdiq babai im u pikëllova shumë, kështu që shkoja te varri i tij për çdo ditë; pastaj fillova t’i pakësoja vizitat aq sa Allahu deshi e një ditë kur shkova aty, pastaj duke qëndruar ulur pranë varrit të babait më kaploi gjumi, pashë sikur varri i tij u hap, ai ishte ulur në varrin e tij me qefin të hapur, kishte pamje të të vdekurve, nga ajo që pashë m’u bë sikur qaja, ndërsa ai më tha: O biri im, çka të pengoi që të vije tek unë? I thashë: A ke dijeni ti për ardhjen time? Tha: Sa herë që ke ardhur unë e kam ditur, madje, kur vije ti, ndihesha mirë, gëzohesha unë, por edhe ata që janë rreth meje për shkak të lutjes që na bëje. Tha: Pas kësaj unë e vizitoja atë shumë herë.

Më tregoi Muhamedi, më tregoi Jahja ibn Bestami, më tregoi Uth-man ibn Sevde Et-Tafavi: Nëna e tij ishte besimtare e devotshme dhe e quanin askete. Tha: Kur i erdhi vdekja, e ngriti kokën në qiell, duke thënë: O Begati, o Thesari im, Ti që në Ty jam mbështetur në këtë jetë dhe pas vdekjes time, mos më poshtëro në momentin e vdekjes dhe mos më lër të vetmuar në varrin tim. Tha më tej: Ajo vdiq dhe unë shkoja te varri i saj çdo të xhuma, lutesha e kërkoja falje për të si edhe për banorët e tjerë të varreve. Një ditë e pashë në ëndërr dhe i thashë: Oj nëna ime, si je ti? Tha: O biri im, vërtet vdekja sjell një fatkeqësi të rëndë, ndërsa unë, falë Allahut, jam në një Berzah (jetë e varrezave) të respektuar, ku shtro-jmë bimë aromatike, mbështetemi në kolltukë nga mëndafshi i hollë dhe i trashë deri në Ditën e Ringjalljes. I thashë: A ke ndonjë nevojë? Më tha: Po. I thashë: Çfarë nevoje ke? U përgjigj: Mos i lër anash vizitat dhe lut-jet që na i bëje, sepse unë gëzohem kur ti vjen në ditën e xhuma, e kur ti nisesh nga familja jote mua më thonë: Oj askete, ja ky biri yt po vjen, atëherë unë dhe të vdekurit rreth meje gëzohemi.

Më tregoi Muhamed ibn Abdul-Aziz ibn Sulejmani, na tregoi Bishr ibn Mensuri, i cili tha: Kur ishte koha e kolerës një njeri vinte tek El-Xhubbani dhe dëshmonte namazin e xhenazeve, kur ngryste ai ndalej në derën e varrezave dhe thoshte: Allahu jua lehtësoftë egërsinë tuaj, ju mëshiroftë në vetminë tuaj, e anashkaloftë keqbërësinë tuaj dhe i pran-oftë të mirat tuaja. Ai nuk shtonte më shumë se këto fjalë: Një natë u ktheva te familja ime pa shkuar te varrezat dhe nuk u luta ashtu sikundër zakonisht lutesha, pastaj derisa unë isha në gjumë më erdhën shumë njerëz (në ëndërr), të cilëve u thashë: Kush jeni ju dhe çfarë nevoje keni? Më thanë: Ne jemi pronarët e varrezave. U thashë: Çfarë nevoje keni? Më thanë: Ti na ke mësuar me hedie (dhurata) kur ktheheshe te familja jote. U thashë: E cila është ajo hedie? Më thanë: Lutjet të cilat i bëje. U thashë: Unë do ta bëj prapë atë. Kështu që kurrë më nuk i lashë ato.

Më tregoi Muhamedi, më tregoi Ahmed ibn Sehli, më tregoi Rishdin ibn Sa’di nga një njeri nga Jezid ibn Ebi Hubejb: Se Sulejm ibn Umejrin e kishte kapluar nevoja për të derdhur ujin derisa kalonte pranë disa var-reve, ndërsa disa shokë i thanë: Sikur të shkosh afër këtyre varreve dhe ta kryesh nevojën tënde në ndonjë gropë. Ai me këtë rast qau dhe tha: Sub-hanAllah (i lartë e i pastër është Allahu nga çdo e metë), pasha Allahun unë marrohem nga të vdekurit sikur nga të gjallët. E sikur i vdekuri të mos e ndiente këtë, ai nuk do të marrohej nga ai.

Më shumë sesa kjo, është fakti se i vdekuri di për punët e të gjallëve nga farefisi dhe vëllezërit e tij. Abdullah ibn Mubareku tha: Më tregoi Thevr ibn Jezidi nga Ibrahimi nga Ebu Ejubi, i cili tha: Paraqiten veprat e të gjallëve para të vdekurve dhe kur ata shohin ndonjë të mirë gëzohen, e nëse shohin ndonjë të keqe, thonë: O Allah, ktheje atë. Ibn Ebid-Dunja përmendi nga Ahmed ibn Ebul-Hivari, i cili tha: Më tregoi Muhamedi vëllai im i cili tha: Hyri Ubbad ibn Ubbadi tek Ibrahim ibn Salihu derisa ishte në Palestinë dhe i tha: Më këshillo. Tha: Çfarë të këshilloj, Allahu të përmirësoftë, më ka arritur se veprat e të gjallëve u paraqiten të vde-kurve nga të afërmit e tyre, prandaj ki kujdes se çfarë i shfaqet të Dër-guarit të Allahut nga punët e tua. Atëherë Ibrahimi qau derisa iu lag mjekra.

Ibn Ebid-Dunja tha: Më tregoi Muhamed ibn Husejni, më tregoi Halid ibn Amr El-Emeviu, na tregoi Sadekatu ibn Sulejman El-Xhaferiu, i cili tha: Kisha një hidhërim të tmerrshëm pasi vdiq babai im, kurse unë u pendova për faktin se e kisha tepruar. Tha: Pastaj pësova një tronditje të madhe dhe një natë pashë në ëndërr babanë tim, i cili më tha: O biri im, unë nuk kam gëzim më të madh sesa me ty, veprat e tua na shfaqen dhe ne i ngjasojmë ato me veprat e të mirëve, e kur erdhi kjo grua u tur-përova së tepërmi, prandaj mos më pikëllo me këta të vdekur që janë rreth meje. Tha: Pas kësaj e dëgjoja duke e thënë në duanë (lutjen) e tij para agimit, ndërsa atë e kisha fqinj në Kufe, ku thoshte: O Zot nga Ti kërkoj të ma mundësosh pendimin nga i cili nuk ka kthim, o Ti që i për-mirëson të mirët, o Ti që i udhëzon të humburit dhe o Ti që je Mëshiruesi më i madh.

Disa ensarë (banorë të Medinës) të afërm të Abdullah ibn Revahës thoshin: O Allah unë te Ti kërkoj strehim nga ndonjë vepër, e cila më poshtëron tek Abdullah ibn Revaha. Ata e thoshin këtë pasi që kishte rënë shehid Abdullahu.
Kjo mjafton që muslimani, i cili i viziton ata (banorët e varrezave) të quhet vizitor. Sepse sikur ata të mos dinin për të nuk do të quhej vizitor.

Ai, i cili vizitohet, nëse nuk di për atë që e viziton, nuk është e saktë të thuhet se e vizitoi. E kjo është diçka e logjikshme te të gjithë popujt. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përshëndetjen me selam, sepse për-shëndetja e atyre që nuk dinë për atë që i përshëndet është çështje e pa-mundur; bazuar në këtë i Dërguari (s.a.v.s.) e mësoi umetin e tij që kur t’i vizitonte varrezat të thoshte: Paqja e Allahut qoftë me ju, o banorë be-simtarë dhe muslimanë, edhe ne me ju do të bashkohemi, Allahu i mëshi-roftë të parët dhe të fundit tanë dhe tuajt. Nga Allahu kërkojmë shpëtim për ne dhe për ju.
Përshëndetja e tillë, të folurit me ta dhe thirrja, janë çështje që i bëhen atij që është prezent, i cili kupton dhe dëgjon, ata përgjigjen, edhe pse këtë nuk e dëgjon muslimani dhe kur njeriu falet afër tyre ata e sho-hin, dinë për namazin e tij dhe ia kanë lakminë.

Jezid ibn Haruni tha: Na tregoi Sulejman Et-Tejmiu nga Ebu Uthman El-Hindiu se Ibn Sasi doli një ditë në një xhenaze me tesha të holla, derisa përfundoi te një varr, tha: I fala dy reqate, pastaj u mbështeta në të dhe pasha Allahun zemra ime ishte e zgjuar kur dëgjova një zë nga varri: Largohu nga unë dhe mos më dëmto, sepse ju jeni njerëz që punoni e nuk dini, kurse ne jemi njerëz të cilët dimë, por nuk punojmë dhe sikur unë t’i kisha dy reqate sikur tuat, ato do të ishin më të dashura për mua se kjo e kjo. Pra, ky diti për mbështetjen e këtij njeriu në varr dhe për namazin e tij.

Ibn Ebid-Dunja tha: Më tregoi El-Husejn ibn Ali El-Axheliu, na tre-goi Muhamed Ibn Es-Salti, na tregoi Ismail ibn Ijjashi nga Thabit ibn Sulejmi, na tregoi Ebu Kilabe, i cili tha: Isha duke shkuar prej Shamit në Basra dhe u ndala në një vend pasi që arriti mbrëmja, u pastrova dhe i fala dy reqate, pastaj e vendosa kokën time mbi një varr dhe fjeta. U zgjova dhe në atë moment pronari i varrit, i cili më ankohej duke më thënë: Më ke dëmtuar që prej mbrëmë. Pastaj vazhdoi: Ju punoni, por nuk dini, kurse ne dimë, por nuk kemi mundësi të punojmë. Në vijim tha: Dy reqate të cilat ti i fale janë më të mira se krejt bota dhe çka ka në të, për të vazhduar: Allahu i shpërbleftë banorët e dynjasë me çdo të mirë, përcillua atyre nga ne selamin sepse neve na vijnë në pamje të dritës lut-jet e tyre sa malet.

Më tregoi El-Husejn El-Axheli, sesi tregonte Abdullah ibn Numejri, tregonte Malik ibn Meguli nga Mensuri nga Zejd ibn Vehbi, i cili tho-shte: Dola në El-Xhubbane dhe u ula aty. Pranë më erdhi një njeri, i cili e rrafshoi një varr pastaj u ul tek unë. I thashë: I kujt është ky varr? Tha: I një vëllait tim. I thashë: I një vëllait tënd? Më tha: Vëlla i imi në fe, e pashë në ëndërr dhe thashë nëse jetove el-hamdu lil-lahi rabbil-alemin (falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve). Tha: Unë e kam thënë atë dhe sikur të kem mundësi ta them atë do të ishte më e dashur për mua se krejt bota me gjithçka në të. Pastaj tha: A e pe aty ku më kanë varrosur filani i fali dy reqate dhe sikur unë të kisha mundësi t’i falja ato do të ishin më të dashura për mua se krejt bota me gjithçka në të.

Më tregoi Ebu Bekr Et-Tejmiu, na tregoi Abdullah ibn Salihu, më tregoi El-Lejth ibn Sa’di, më tregoi Hamid Et-Tavili nga Matref ibn Ab-dullah El-Hareshiu, i cili tha: Dolëm tek Err-Rrebiu në kohën e tij dhe hymë në ditën e Xhuma që ta falim namazin e xhumasë, ndërsa rruga jonë kalonte pranë varreve. Ai tha pastaj: Ne shkuam dhe e pamë një xhenaze në varre, thashë: Sikur ta shfrytëzoja praninë në këtë xhenaze. Tha: U ndava afër një varri dhe i fala dy reqate të lehta, të cilat nuk desha t’i zgjasja, në atë moment më kaploi gjumi dhe e pashë pronarin e varrit në ëndërr duke më folur. Ai më tha: I fale dy reqate të cilat nuk dëshirove t’i zgjatësh? I thashë: Ashtu ishte. Ai më tha: Ju punoni, por nuk dini, kurse ne nuk mund të punojmë dhe sikur të kisha mundësi t’i falja dy reqate si këto tuat, do të ishin më të dashura tek unë se krejt bota me gjithçka në të. I thashë: Kush janë të varrosurit këtu? Më tha: Të gjithë janë muslimanë dhe të gjithë janë mirë. I thashë: Kush nga ata është më i miri? Ai bëri kah një varr, kurse unë në veten time thashë: O Zot mundësoma që ai të dalë nga varri dhe të më flasë. Tha: Atëherë doli nga varri një djalë i ri, të cilit i thashë: A ti je më i miri këtu? U përgjigj: Kështu kanë thënë. I thashë: E me çka e arrite atë pozitë, sepse pasha Al-lahun nuk po shoh te ti ato vite që të mund të them se e arrite atë me kry-erjen e shumë haxheve, umreve, xhihadit në rrugë të Allahut dhe punë të tjera. Ai më tha: Jam sprovuar me shumë fatkeqësi, por Allahu më dhuroi durim dhe kështu arrita atë pozitë.

Këto ëndrra, edhe pse nuk mund të jenë të vlefshme në veten e tyre për vërtetim, por meqë janë të shumta, të cilat nuk mund t’i përfshijë përveç Allahut, janë pajtuar në këtë kuptim, ndërsa i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: “E shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur se ajo (Nata e Kadrit) gjendet në dhjetë netët e fundit” , ndërsa nëse ëndrrat e besim-tarëve përputhen në diçka, atëherë ajo çështje është e barabartë me për-puthjen në transmetim. Përputhja e tyre në të mirë apo në të keq dhe atë që muslimanët e shohin të mirë është e mirë edhe tek Allahu; ndërsa atë që muslimanët e shohin të keqe është e keqe edhe tek Allahu. Po ashtu, ne këtë nuk e vërtetuam vetëm përmes ëndrrave, por edhe përmes argu-menteve të tjera të cilat i përmendëm.

Autorë: Ibn Kajjim el-Xhevzijje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here