Dy kohët kur nuk duhet të falet Namazi

0
223

Përcillet nga Aishja (r.a) se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk falet namaz kur ushqimi është prezent dhe as kur njeriu duhet të kryejë nevojat e tij personale ” – transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi bën fjalë për dy gjendje të njeriut, kur ushqimi i tij është prezent dhe ai ka neps e dëshirë për të dhe kur njeriu duhet të kryejë nevojën e tij personale; jashtëqitje ose gazra. Në këto gjendje është mekruh (e papëlqyer) që të falet namazi edhe nëse i humb namazi me xhemat, ai fillimisht duhet të hajë ushqimin apo të kryejë nevojat e tij personale. Por dijetarët kanë përmendur kushte përsa i përket ngrënies fillimisht pastaj faljes së namazit:

Të ketë neps apo dëshirë të fortë për ushqimin;
Ushqimi të jetë present, pra i shtruar;
Të jetë i mundur realisht dhe fetarisht për ngrënien e tij; realisht: pra ushqimi të mos jetë i nxehtë i pamundur për tu ngrënë dhe fetarisht, pra personi të mos jetë agjërueshëm;
Nëse nuk plotësohen këto kushte atëherë duhet falur fillimisht namazi pastaj të hajë ushqimin. Ndërsa përsa i përket gjendjes së dytë, pra për të kryer nevojën personale, në mënyrë që njeriu të falet tërësisht i përqëndruar dhe të mos ketë asnjë shqetësim apo pengesë që e ndalon nga përqëndrimi në namaz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here