Durimi është pasuri

0
254

Aid el Karni
Veshja e durimit i stolis vetëm besimtarët e zgjedhur dhe të shquar. Vështirësive ata u kundërvihen haptas, me vullnet të fortë e me vendosmëri.
Prandaj, nëse ti dhe unë, nuk kemi durim, çfarë duhet bërë?!
A ka ndonjë zgjidhje tjetër për ne përveç durimit?
A di ndonjë furnizim tjetër përveç tij?
Jeta e njërit prej dijetarëve të umetit tonë ka qenë skenë në të cilën janë alternuar vazhdimisht vështirësitë dhe mejdan të cilin e kanë vizituar vetëm të këqijat. Sa herë që shpëtonte nga një vështirësi, i vinin të tjera, edhe më të rënda dhe më të dhembshme. Por durimi ishte arma e tij, kurse mburoja e tij mbështetja tek Allahu.
Kështu veprojnë njerëzit e sinqertë. Luftojnë kundër të këqijave, i mposhtin të gjitha vështirësitë dhe i tejkalojnë të gjitha pengesat.
Një grup shokësh të të Dërguarit kishin shkuar në vizitë te Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ishte i sëmurë.
“A dëshiron ta thërrasim mjekun?”, i thanë ata.
“Jo, Ai tashmë më ka vizituar.”, u përgjigj Ebu Bekri.
“E çka të tha?”, e pyetën.
“Më tha: Unë bëj atë që dua.”, u përgjigj Ebu Bekri.
Prandaj bëj durim, do kesh ndihmën e Allahut. Bëj durim, ngase durimi është litari i shpëtimit, flamur i cili të shpie në mirësi. Durimi sjell shpërblim, për shkak të tij shlyhen mëkatet. Prandaj, bëj durim kur të vijnë kohëra të rënda dhe kur të mbulojnë re të këqijash. Ndihma vjen pas durimit, rrugëdalja pas vuajtjes, kurse lehtësimi pas vështirësisë.
Kam lexuar biografi të shumta të njerëzve të shquar që kanë jetuar para nesh. Kam qenë i mahnitur dhe i impresionuar se sa durimtarë kanë qenë dhe se sa vuajtje kanë përjetuar. Telashet u kanë qëndruar gjithnjë mbi kokë dhe i kanë goditur vazhdimisht, si pika uji të ftohtë. Por, ata të gjitha i kanë duruar në mënyrë stoike, si kolosë në rrugën e së vërtetës.
Në fund, çka janë të këqijat vetëmse momente kalimtare, pas së cilave çdo fatkeq do ta shikojë dritën e shpëtimit dhe do të shijojë ëmbëlsinë e fitores. Disa prej këtyre dinjitarëve nuk janë kënaqur vetëm me durim, por i kanë sfiduar të gjitha vështirësitë dhe në fund kanë dalë fitimtarë.

RELATED ITEMS:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here