Durim i bukur

Te stolisesh me durim është veti morale e te pashoqeve te cilët gjerat e pakëndshme i presin me gjoks te hapur, me fuqi ambicioze dhe imunitet te forte. E nëse nuk duroj unë dhe ti ç’të bëjmë atëherë pra? A ke ndonjë zgjedhje tjetër përveç durimit? A di furnizim tjetër përveç tij?
Një prej njerëzve te mëdhenj ishte teatër ne te cilin vraponin fatkeqësitë dhe mejdan ne te cilin bënin gara telashet, çdo here kur dilte nga ndonjë telashe, e vizitonte tjera, e ai ishte mbrojtur me durim dhe me besim ne All-llahun, ai i thuri vetes:

Me mohon mua koha ime e nuk e dine qe unë
jam krenar gjersa telashet e kohës e konsideroj te lehta
Ngulmi koha të më tregoje mua se sa e dhunshme është
E unë ngulma t’i tregoj asaj se si është durimi

Ketë e bëjnë dinjitozet, ballafaqohen me telashet dhe fatkeqësitë i hedhin për toke. Hyrën tek Ebu Bekri gjersa ishte i sëmure e i thane: A ta thërrasim një mjek? e tha: Mjeku me ka pare. I thane: E ç’të tha? U përgjigj: “Unë veproj ç’të dua”.
U sëmur njeri prej te mirëve e i thane: Ç’të dhembe? Tha:

Me sëmundjet e tyre vdesin shpirtrat
e vizitoret e tyre nuk dine se nga çka ata rënkojnë
Nuk është tregua i drejte një shpirt
kur për dhembjen e tij i ankohet jo te dashurve te tij

Duro e durimi le te jete vetëm për All-llahun, duro duke qene i bindur ne rrugëdalje, i vetëdijshëm për përfundim te mire, duke e kërkuar shpërblimin nga All-llahu, faljen e mëkateve, duro sado qe vështirësitë te kane kapluar dhe rrugët para teje te janë ngushtuar, sepse fitorja vie me durim, rrugëdalja vie pas brengave, pas çdo vështirësie vie lehtësimi.
Kam lexuar peripecitë e te mëdhenjve te cilët kaluan ne ketë bote e unë u habita para durimit te hekurte te tyre dhe para fuqisë se bartjes se tyre. Fatkeqësitë binin mbi koket e tyre sikur te ishin pika te ujit te ftohte, e ata te forte si malet, te përqendruar ne te vërtetën e nuk kaloi kohe e gjate kur fytyrat e tyre shndërritën ne vezullimin e agimit te rrugëdaljes ne gazimin e fitores. Bile dikush prej tyre nuk u mjaftuar vetëm me durim, po u kacafyt me telashet dhe i sfidoi fatkeqësitë duke bërtitur para tyre e duke recituar:

Nëse ti oj kohe ke diçka
me te cilën do t’i mposhtesh fisniket
Ma jep pra!