Ebu Xhuhajfe, Vehb ibni Abdil-lahu r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin salallahu alejhi ve selme në Meke, në Ebtah (vend afër Mekes), në tendën e tij të kuqe prej lëkure. Doli Bilali me ujin për abdest. Disave u kullonte uji i abdestit, e disa e fshinin. Atëherë doli Pejgamberi salallahu alejhi ve selme që kishte veshur një pallto të kuqe. Sikur tani i shoh kërcijtë e tij të bardhë. Mori abdest, ndërsa Bilali thirri ezanin. Unë e përcillja se çfarë thonte me gojën e vet, duke u kthyer herë në të djathtë e herë në të majtë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Pastaj para vetes vuri një shkop të shkurtër, doli përpara dhe u fal. Para tij kalonin qentë dhe gomarët pa pengesë.”
(Muttefekun alejhi)