Ç’RROBA DHE Ç’NGJYRA PREFEROHEN TË VISHEN

0
219

Mustehab është veshja e rrobave të bardha, por lejohet veshja e ngjyrës së kuqe, të gjelbër, të verdhë, të zezë. Lejohet që rrobat të jenë prej pambukut, lirit, fijeve të leshit si dhe të materieve të tje­ra, përveç mëndafshit.

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O djemtë e Ademit! Ju kemi dhënë rroba që t’i mbuloni vendet tuaja të turpshme dhe veshje për zbukurim, mi­rë­po rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë di­sa argumente të All-llahut që ndoshta të mblidhni men­d.”

(el-A’raf:26)

All-llahu i Madhëruar prapë thotë:

“Ju jap edhe veshje që ju mbron nga të nxehtit, ju jap par­zmore që t’ju mbrojnë në luftë.”

(en-Nahl:81)

Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ve selme ka thënë: “Ve­shu­ni me rroba të bardha, sepse ato janë veshja më e pastër dhe më e mirë juaja. Në rroba të bardha mbështillni të vdekurit tuaj.”

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here