Drejtësia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj të krishterit në garat e kuajve

0
516

Drejtësia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj të krishterit në garat e kuajve

Omer ibnul hatabi një ditë kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator të egjiptit. Në garat e kuajve që zhvilloheshin, nga konkurentët më të mirë ishin një kristian dhe djali i guvernatorit. Në fund, garën e fiton kristiani. Djali i guvernatorit i zemëruar e godet kristianin me kamxhik në kokë duke i thënë: “Si ta fitosh garën ti, kur unë jam djali i guvernatorit të nderuar?”

Djali i kristianit i tha se do të ankohem te Prijësi i besimtarëve, Umer ibnul hatabi. Kur përmendej emri i tij në atë kohë, dridheshin edhe mbretërit e Persisë dhe të Romës. Mjaftonte që një njeriu të keq t’i thotë që do të ankohem tek Umeri dhe ai të ndalohej nga padrejtësit dhe zullumet.
Por kristiani e dinte që muslimanët ishin të drejtë dhe do vendosnin drejtësi në këtë qështje. I bindur për këtë, merr rrugën dhe udhëton me devenë e tij nga egjipti për në medinë, kryeqytetin e islamit dhe të drejtësisë, ku takon Umerin r.a, udhëheqësin e muslimanëve, të cilit i thotë: Unë jam një kristian nga egjipti. Hyra në garat e kuajve dhe i fitova ato, por djali i guvernatorit tënd më goditi dhe më tha: “Si ta fitosh garën ti, kur unë jam djali i guvernatorit të nderuar?” Kur e dëgjoi këtë Umeri r.a, mblodhi shokët në xhami dhe i shkroi një letër Amrit ku e urdhëronte të vinte menjëherë bashkë me të birin.
Pasi erdhi amri me të birin dhe u takuan me Umerin r.a. ky i fundit merr kamxhikun që e mbante në dorë, me të cilin vendoste drejtësinë, ia drejton kristianit dhe i thënë: “Bjeri tani djalit të guvernatorit të nderuar!” Kështu kristiani e godet të birin e amrit. Umeri r.a i thotë: “Tani bjeri dhe kokës së guvernatorit!” Kristiani i habitur i thotë: “Mua më goditi djali i guvernatorit dhe jo vetë guvernatori.”, por Umeri r.a ia kthen: ” Bjeri edhe guvernatorit, pasi djali i tij nuk të goditi veqse duke u mbështetur mbi pushtetin e babait.” Më pas i drejtohet Amrit dhe i thotë:
“Qysh kur keni filluar t’i robëroni njerëzit, në një kohë kur nënat i kan lindur të lirë?”

Kerim Gashi – marrë nga libri “Njerëz të Mëdhenj – Aid El Karnij