Dobitë e Xhenxhefilit…

0
657

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh për të kuruar problemet shëndetësore të njerëzve.
Ai njihet si mik i sistemit imunitar dhe stomakut. Shumë studime madje sugjerojnë se xhenxhefili përshpejton tretjen dhe lufton inflamacionin te pacientët e prekur nga problemet e kockave.
Xhenxhefili hollon gjakun dhe ul yndyrnat në gjak, duke u bërë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Me rënien e temperaturave, përdorimet e xhenxhefilit në çaj janë pa kufi. Megjithatë AgroWeb.org do t’ju tregojë disa receta interesante të mjeshtrave më të famshëm të ushqimit për ta përfshirë xhenxhefilin në disa lëngje frutash dhe perimesh të shëndetshme.
Lëng me banane xhenxhefil
Ky lëng është i mbushur me fibra dhe vitamina. Ai përmban pak yndyrë, tretet lehtë dhe mban nivelet e sheqernave në gjak në ekuilibrin e duhur.
Bananet janë të pasura me kalium, një mineral i rëndësishëm dhe i nevojshëm për elektrolitet, funksionet e muskujve dhe tretjen.
Banania përmban fibër. Në një banane mesatare gjenden 3 gramë fibër dhe vitaminat A, B, E, K dhe C por edhe 6 mikrogram acid folik, i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kjo recetë e shijshme ka 105 kalori, dhe aspak yndyrë.
Përbërësit
• 1 banane
• 1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
• Gjysmë gote me ujë arre kokosi (opsionale)
• Gjysëm luge çaji me stevia pluhur ose mjaltë
Udhëzimet
1. Hidhni përbërësit e lartpërmendur në mikser
2. Përzijini deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Shtoni mjaltë sipas dëshirës.
Mollë, Karrotë dhe Xhenxhefil
Nëse jeni në kërkim të një lëngu të shijshëm por edhe pikant dhe me vlera të shumëfishta shëndetësore, atëherë provoni kombinimin mes karrotës, xhenxhefilit dhe mollës së ëmbël.
Mollët janë plot me fibër dhe me to do të ndiheni të ngopur për shumë kohë. Të dhënat e AgroWeb,org tregojnë se ky lëng përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të fibrës ose 157 kalori.
Ushqyesit e karrotës ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak. Karrotat janë të famshme për rolin që luajnë në mbrojtjen e syve.
Receta
• 2 karrota mesatare të prera
• 1 mollë mesatare e qëruar
• 2 tufa të vogla me spinaq gjethevogël
• 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë hollë
• 250 gramë ujë
Shtoni ujin në mikser dhe frutat e ëmbla. Më pas hidhni spinaqin. Përzijini së bashku për 30 sekonda deri sa lëngu të jetë kremoz. Shtoni mjaltë sipas dëshirës.
Lëng me banane, xhenxhefil dhe kivi
Përbërësit
• 3 kivi
• 4 lugë gjelle me tërshërë organike
• 1 banane
• 8 kubë akulli
• 200 ml qumësht organik
• 250 gr kos organik pa yndyrë
• Xhenxhefil (një copë ½ cm) të grirë hollë.
• Mjaltë (opsionale)
Qërojeni kivin dhe bananen. Hidhini në mikser bashkë me frutat e tjera përveç mjaltit dhe përzijini për 30 sekonda. Lëngun hidheni në 4 gota. Ëmbëlsojini me mjaltë sipas dëshirës./Mesazhi/