Dituria e Bariut dhe Isa (alejhi selam)

0
307

Isai alejhis-selam kishte takuar një bari delesh në shkretëtirë dhe i kishte thënë:
“O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar-bari në shkretëtirë. Sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty!”

Rojtari i tha: ” O Pejgamber i Allahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:

Çështja e parë: derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!

Çështja e dytë: derisa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.

Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat-mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.

Çështja e katërt: përderisa shejtani nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.

Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut të Lartësuar, po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.

Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia të më shpijnë drejt Xhennetit, nuk jam i sigurt se do t’i shpëtoj zjarrit të Xhehennemit.”

Isai alejhis-selam i tha: “Kjo është dituria e të parëve dhe të mbramëve, paske lexuar dhe e paske ruajtur këtë dituri .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here